Është ndërtuar stacioni filtrues në Trsinë, Vinicë
Ndërtimi i stacionit filtrues në Trsino
[Burimi: Programi zgjedhor i Ivica Dimitrov për zgjedhjet lokale 2017-2021 – „Jetë në VInicë për të gjithë“ (faqe 11 dhe 30) , data: tetor 2017]
ARSYETIM:
Premtimi i kryetarit të Komunës së Vinicës, Ivica Dimitrov se do të ndërtohet stacioni filtrues në Trsino, dhënë në fushatën për zgjedhje lokale (tetor 2017), është realizuar. Projekti është pjesë e programit të tij zgjedhor “Jetë në Vinicë për të gjithë“, së pari është dhënë në faqe 11 në pjesën e përgjithshme ku flitet për projektet e kryetarit të ri, dhe më pas në faqen 30 në pjesën “Projekte komunale”.
Stacioni për filtrim në Trsinë është ndërtuar dhe është lëshuar në përdorim në fund të muajit mars të këtij viti (2019), me çka janë zgjidhur problemet me furnizimin me ujë të pastër dhe të shëndosh për pije.
Pajisja e instaluar është siguruar nga Izraeli me kapacitet prej 10 litër në sekondë dhe tërësisht do të kënaq nevojat për ujë cilësor të filtruar për banorët e fshatit Trsino, lagjen Maksimci, Sofinci, Saici. Siç informoi kryetari i Këshillit komunal në Trsino, Zoran Ristovski gjatë ceremonisë zyrtare për lëshimin në përdorim:
Investimi i përgjithshëm i këtij projekti është mbi shtatë milion denarë, ku Komuna e Vinicës merr pjesë me një të katërtën e investimit, ndërsa mjetet tjera janë nga Banka Botërore. Pas problemeve shumëvjeçare me furnizimin jo të duhur me ujë të amvisërive, përfundimisht rreth 700 banorë të fshatit tonë furnizohen me ujë të shëndetshëm dhe të pastër për pije.
Informacioni dhe fotografitë për ndërtimin e këtij objekti janë publikuar në ueb-faqen e Komunës dhe në një pjesë të mediumeve.
Stacioni i filtrimit në Trsino përmendet edhe në Llogaridhënien për punë njëvjeçare të kryetarit të Vinicës, Ivica Dimitrov, ku mes tjerash, thuhet se është zgjidhur problemi me bakteriet në ujin e pijshëm të këtij fshati.
Përndryshe, ndërtimi i këtij stacioni të filtrimit ka filluar në korrik të vitit të kaluar (2018), prej kur analizat e ujit të cilin e përdornin banorët e Trsino në vazhdimësi tregonin prani të bakterieve. Pritshmëritë janë se me ndërtimin e tij dhe rikonstruktimin e linjës kryesore të ujësjellësit do të ju iket edhe humbjeve të ujit nga burimi, ndërsa Komuna do të ul shpenzimet për rregullime dhe mirëmbajtje.
Duke pas parasysh gjithë këtë, mund të arrihet në përfundim se premtimi zgjedhor i Dimitrov për ndërtimin e stacionit filtrues në Trsino, është realizuar.
BURIME:
- Изборна програма на Ивица Димитров за локалните избори 2017-2021 – „Живот во Виница за сите“ (стр:11 и 30) [Пристапено: 15.04.2019]
- Веб-страница на Општина Виница (26.03.2019): Филтер станицата во с. Трсино од вчера ставена во функција на жителите [Пристапено: 15.04.2019]
- Вечер (21.03.2019): Жителите на виничко Трсино добија нова филтер станица за вода [Пристапено: 15.04.2019]
- ТВ Стар (21.03.2019): Конечно виничко Трсино ќе пие чиста вода [Пристапено: 15.04.2019]станица за вода
- ТВ Кочани (14.07.2018): Камен темелник на нова пречистителна станица за вода [Пристапено: 15.04.2019
- Веб-страница на Општина Виница (07.11.2018): За една година мандат-повеќе од 225 милиони денари инвестиции [Пристапено: 12.04.2019]
Vlerësoi: Olivera Vojnovska
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari