Ende nuk ka filluar ndërtimi i kolektorit të djathë fekal në lumin Vardar

Qëllimi përfundimtar i koletorëve është Vardari i pastër. Foto: commons.wikimedia.org

Premtim: Ndërtimi i kolektorit fekal në bregun e djathtë me gjatësi prej 3,3 kilometra, duke filluar nga bul. “Serbia” deri te stacioni i pompës në Lisiçen e Epërme. 

Qyteti i Shkupit do të realizojë këtë projekt në bashkëpunim me Qeverinë e RM-së dhe me mjete të siguruara nga programi “Orio”. (Vlera e realizimit: 5.500.000 euro)

 

ARSYETIM:

Ndërtimi i kolektorit fekal në pjesën e djathtë në lumin e Vardarit në Shkup, është premtuar në programin parazgjedhor të Koce Trajanovskit (faqe 61) dhe ky premtim i tij parazgjedhor nuk është realizuar, edhe pse një pjesë e mirë e aktiviteteve përgatitore kanë filluar, përkatësisht janë në përfundim.

Për të vërtetuar në tërësi këtë përfundim, është kontrolluar sajti i Qytetit të Shkupit, mediumet, faqja e Komunës Aerodrom dhe Llogaridhënia e Qytetit të Shkupit për periudhën 2013-2017, “Vërtetmatësi” ju drejtua edhe Zyrës për marrëdhënie me publiku në Qytetin e Shkupit, nga ku morëm përgjigjen në vazhdim:

Qyteti i Shkupit në periudhën e kaluar përfundoi pjesën më të madhe të procedurave të cilat ishin të patjetërsueshme që të zbatohen që të sigurohet fillimi punëve për realizmit të kolektorit fekal jo vetëm në pjesën e djathtë, por edhe në anën e majtë të Vardarit. U sigurua financimi përmes fondeve IPAtë Unionit Evropian dhe për këtë duhej që në këtë periudhën kohore të zbatohet procedura e dokumentacionit teknik. Pas  sigurimit të mjeteve financiare, së bashku me Unionin u zbatuan procedurat për përgatitjen e dokumentacionit, evaluimin e projekteve vendimtare, sigurimi i të gjithë lejeve dhe miratimeve, dhe në fund procedura e tenderit për zgjedhjen e ekzekutuesit e cila u zbatua nga BE, dhe në bashkëpunim të përfaqësuesve të Qytetit të Shkupit. Do me thënë pritet që, në pajtim me protokollet, së shpejti, të fillojë edhe realizimi i projektit. Për shkak të natyrës së financimit të projektit prej fondeve IPA, më shumë detaje do të mund të merrni në Zyrën e BE-së për Republikën e Maqedonisë. 

Qyteti i Shkupit, siç mund të shihet në Llogaridhënie, në mandatin e Këshillit dhe të Koce Trajanovskit, ka realizuar (më së paku) gjashtë sisteme të mbledhjes së fekaleve më të mëdha ose më të vogla me gjatësi prej diku rreth 10 kilometra. Në këtë dokument thuhet se prej vitit 2013 deri në qershor të vitit 2017, janë ndërtuar ose rikonstruktuar diçka rreth 39 mijë metra (mbi 3.9 kilometra), kanalizim fekal. Nga ajo që është prezantuar është se janë ndërtuar ose rikosntruktuar kolektorë fekal parcial në pjesë të qytetit, bulevarde ose lagje. Nga departamenti për marrëdhënie me publikun thonë se nuk janë vendosur të gjithë projektet të rrjetit të kanalizimit fekal, por, sido që të jetë, në Llogaridhënie nuk ka të dhëna se është ndërtuar sistemi mbledhës kryesor fekal nga ana e djathë e Vardarit, me gjatësi prej 3,3 kilometra, gjë që ishte edhe arsyeja se përse verifikuam këtë projekt.

Në vitin 2014 gjatë fillimit të ndërtimit të kolektorit fekal në lagjen sapo projektuar Sonçev Grad, Trajanovski përmend edhe këtë kolektor, si prioritet. Por, më vonë punët ngecin, gjegjësisht deri në momentin kur është shkruar ky tekst (18.09.2017), është arritur deri të dokumentacioni teknik dhe procedurat e tenderit.

Në këtë premtim që e analizuam thuhet se do të zbatohet me mjete financiare nga Qeveria dhe nga programi “Orio”, për të cilin mjetet tashmë ishin siguruar. Programi Orio është fond i cili jepet nga Mbretëria e Holandës dhe ka për qëllim shfrytëzimin nga ana e njësive të vetëqeverisjes lokale, por aplikimi për mjete bëhet nëpërmjet Ministrisë përkatëse nga ana e Qeverisë. por, sipas përgjigjes që e morëm nga Qyteti i Shkupit, plani në ndërkohë është ndryshuar dhe konstruksioni financiar është mbyllur me ndihëm e IPA fondeve…

Një prej arsyeve arsyeve të cilën e verifikuam këtë premtim është fakti se ky sistem mbledhës në anën e djathtë të Vardarit, si dhe ai i duhuri në të majtën, vlen, sepse janë kolektorët kryesorë të ujërave të zeza në dalje të Shkupit, të cilët një ditë duhet që të zbresin në stacionin pastrues, që duhet të ndërtohet në Trubarevo. Sipas një dokumenti në Qytetin e Shkupit, ai duhet që të ndërtohet diku në përfundim të vitit 2040, edhe pse në vitin 2012 është dhënë mbështetja nga Këshilli i Qytetit të Shkupit, udhëheqësja e atëhershme e “Ujësjellësit dhe kanalizimit” Shkup, e lajmëruan si investim i cili do të realizohet në vitin 2013.

BURIME:

 

Vlerësoi: Teo Bllazhevski

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.