Ende nuk është ndërtuar kopshti i fëmijëve në Vollkovë
Ish ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Dime Spasov me 12 qershor të vitit 2016 deklaroi që:
Në fillim të vitit 2017 do të ndërtohet kopsht në fshatin Vollkovë. Janë gjetur lokacionet, ndërsa 50 përqind nga fondet do të sigurohen nga komuna Gjorçe Petrov, dhe po aq nga ministra për Punë dhe Politik Sociale.
ARSYETIM:
Në qershor të vitit 2016 ish ministri i Punës dhe Politikës Sociale. Dime Spasov premtoi çerdhe të re në Vollkovë e cila do të fillonte që të ndërtohej në fillim të vitit 2017. Këtë premtim Spasov e dha në takimin e kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski me kryetarët e komunave së, Karposhit,Gjorçe Petrovit, Gazi Babës, Çuçer Sandevës, Radovishit, Kërçovës, Vraneshnicës, Drugovës, Dellçevës dhe Negotinës, dhe deri tani (09.03.2017). sipas kontrollit të “Vërtetmatësit” nuk është plotësuar.
Tre muaj më vonë, në tetor të vitit 2016, Spasovski përsëri premtoi që në fillim të vitit 2017 do të filloj ndërtimi i çerdhes së fëmijëve në Vollkovë.
Në hapjen solemne të kopshtit të fëmijëve “Kokiçe” në Gjorçe Petrov, Spasov mes tjerash,tha:
Në Gjorçe nuk do të ndalemi. Këto tre kopshte nuk mjaftojnë dhe për këtë arsye do të vazhdojmë më tutje të investojmë në ndërtim dhe hapje të objekteve të reja.Ndërtimi i njërit prej objekteve është në fazën e fundit dhe së shpejti pritet të që t’i fillojmë të tjerat. Gjithashtu, në vitin 2017 planifikojmë të fillojmë me ndërtimin e kopshtit të ri në Vollkovë ( Spasov).
Një paralajmërim tjetër që të ndërtohet kopsht i ri në Vollkovë erdhi para pak kohësh- në mesin e muajit të kaluar ( shkurt 2017), këtë herë, nga kryetari i komunës së Gjorçe Petrovit, Sokoll Mitrovskit, i cili gjatë hapjes solemne të hapësirave të reja në objektin “Detelinka”, siç theksuan mediumet, mes tjerash, ka thënë që këtë vit (2017) do të ndërtohet “edhe një objekt për strehimin e fëmijëve në fshatin Vollkovë”.
Përveç paralajmërimeve të tilla, kërkimi në internet nuk jep rezultate, nëse janë realizuar ose janë në vazhdim aktivitete konkrete për ndërtimin e kopshtit në Vollkovë.
Informacioni në lidhje me ndërtimin e kopshtit të Vollkovës nuk ka as në ueb-faqen e Komunës së Gjorçe Petrovit në të cilin, mes tjerash, publikohen edhe informacione për të gjithë ndërtimet që janë duke u realizuar, ndonjëherë, madje disa herë gjatë ndërtimit.
Duke pas parasysh këtë, si dhe fakti që afatet të cilat i theksoi Spasov ( fillimi i vitit 2017) është shkelur, premtimit e vlerësojmë si të pavërtetë.
BURIME:
- Република (12.07.2016): Состанок на Груевски со градоначалници на повеќе општини [Пристапено на: 03.03.2017]
- Република (05.10.2016): Проектите на дело: Дечињата од Ѓорче Петров добија нова градинка [Пристапено на: 03.03.2017]
- Вести (10.02.2017):Отворени новите простории на градинката „Детелинка“ во Ѓорче Петров [Пристапено на: 03.03.2017]
- Денар (10.03.2017): Отворени новите простории на градинката „Детелинка“ во Ѓорче Петров [Пристапено на: 03.03.2017]
- Веб-сајт на Општина Ѓорче Петров [Пристапено на: 03.03.2017]
Shkruan: Olivera Vojnovska
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari