Ç’është për t’u çuditur në fotografinë e Boris Trajkovskit dhe Vlladimir Putinit? Asgjë!
[Recension: FOTO: Ç’është për t’u çuditur në fotografinë e Boris Trajkovskit dhe Vlladimir Putinit?]
Kur do të lexohet një tekst i këtillë, në moment të parë mbeteni pa gojë për shkak se nuk e dini si të reagoni. Se është budallallëk, shihet nga aeroplani, e poashtu nuk ka fjalë më adekuate për një tekst të këtillë. Nëse nisemi, ta recensojmë atë sipas metodologjisë së “Shërbimit për verifikimin e fakteve”, përsëri do të kapemi në kurth. Ky tekst është jashtë të gjitha standardeve dhe nuk mund të recensohet sipas metodologjisë. Nga kjo mund të përfundohet se kjo gjë, që nuk mund të quhet tekst, nuk ka guxuar të publikohet në media.
Linku deri te artikulli origjinal: Ç’është për t’u çuditur në fotografinë e Boris Trajkovskit dhe Vlladimir Putinit?
Data dhe koha e publikimit: 10.04.2015, 11:59
Data e recensionit: 14.04.2015
Recensues: Vllado Gjorçev
ÇFARË MENDJE E KA MENDUAR KËTË TEKST?
Teksti ka një fotografi ku rastësisht janë kapur dy kryetarët me pozë pothuajse identike të duarve. Dhe nga kjo fotografi është zhvilluar një teori e konspiracionit e cila shkon kah morbiditeti. Që artikulli të jetë madje edhe i neveritshëm, është kujdesur edhe teza “ja, se çka i gjeti dy kryetarët”. Domethënë, njëri vdiq, e tjetri kaloi më lehtë, dhe vetëm është shkurrorëzuar.
Çfarë mendje e ka menduar këtë, tani për tani është e panjohur.
Mediat nuk shërbejnë vetëm për rritjen e lexueshmërisë. Ky ka qenë qëllimi i këtij teksit, dhe kjo shihet nga titulli, i cili, gjoja, duhet të intrigojë që të klikohet linku dhe të hapet ai. Prandaj, mund të përfundohet se kjo është gjithçka, vetëm se jo gazetari. A harruam se gazetari duhet të informojë, edhe atë me saktësi, në mënyre objektive, reale dhe përmbajtësore? A i përmban këto gjëra ky tekst? Jo!
Madje edhe sikur të ishte shaka e një prillit, nuk do të mund ta lante këtë turp. Ndoshta edhe teksti është publikuar vetëm që të defokusohet publiku nga çështjet e rëndësishme politike, mirëpo kjo nuk është arsyetim.
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari