Nuk ka ministra pa resor në qeverinë e re
Në fushatën për zgjedhjet e parakohshme parlamentare që u zhvilluan më 15 korrik të këtij viti (2020) LSDM premtoi:
Heqja e kabineteve të 7 ministrave pa resor
[Burimi:Faktori; Data: Prill 2020]
ARSYETIM:
Ky premtim i Socialdemokratëve, të cilin lideri i partisë, kryeministri Zoran Zaev, e dha më 9 korrik në një forum në komunën e Shuto Orizari, është realizuar. Qeveria e re e Republikës së Maqedonisë së Veriut, e cila u zgjodh më 30 gusht, ka 19 ministra, pra shtatë më pak se kabineti i mëparshëm, i cili kishte 26 anëtarë. Në këtë qeveri të udhëhequr nga kryeministri Zaev nuk ka ministra pa portofol.
Pas seancës parlamentare për zgjedhjen e Qeverisë së re, Zaev në një deklaratë për media u shpreh se:
Maqedonia e Veriut u bë me Qeveri të re, të vogël, efikase dhe të përgjegjshme, e gatshme për të punuar dhe me përkushtim, ekskluzivisht në interes të qytetarëve dhe shtetit.
Anëtarët e kësaj qeverie janë:
Zoran Zaev – Kryeministër i Republikës së Maqedonisë së Veriut
- Artan Grubi – Zëvendës Kryeministër i Parë dhe Ministër për Sistemin Politik dhe Marrëdhëniet Ndër-Komunitare
- Ljupço Nikollovski – Zëvendës Kryeministër për Luftën kundër Korrupsionit dhe Krimit, Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Burimeve Njerëzore
- Fatmir Bytyqi – Zëvendës Kryeministër i ngarkuar me çështjet ekonomike, koordinimin e departamenteve ekonomike dhe investimeve
- Nikola Dimitrov – Zëvendës Kryeministër për Çështjet Evropiane
- Bujar Osmani – Ministër i Punëve të Jashtme
- Radmila Sekerinska – Ministre e Mbrojtjes
- Oliver Spasovski – Ministër i Punëve të Brendshme
- Bojan Maricic – Ministër i Drejtësisë
- Fatmir Besimi – Ministër i Financave
- Kreshnik Bekteshi – Ministër i Ekonomisë
- Arjanit Hoxha – Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujërave
- Venko Filipce – Ministër i Shëndetësisë
- Mila Carovska – Ministre e Arsimit dhe Shkencës
- Jagoda Shahpaska – Ministre e Punës dhe Politikës Sociale
- Goran Milevski – Ministër i Vetëqeverisjes Lokale
- Irena Stefoska – Ministre e Kulturës
- Blagoj Bochvarski – Ministër i Transportit dhe Lidhjeve
- Naser Nuredini – Ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor
- Jeton Shaqiri – Ministër i Shoqërisë së Informacionit dhe Administratë
BURIME:
- Фактор (09.07.2020): Укинување на кабинетите на сите 7 министри без ресор, најави Заев [Проверено на: 14.09.2020]
- Грид.мк (09.07.2020): Заев најави укинување на министрите без ресор [Проверено на: 14.09.2020]
- Тајм.мк (30.08.2020): Собранието ја избра новата Влада [Проверено на: 14.09.2020]
- Веб-страница на Владата (31.08.2020): Заев: Северна Македонија доби нова, мала, ефикасна Влада подготвена да сработи посветено, граѓани приклучете се, следува интензивна европеизација на државата[Проверено на: 14.09.2020]
- Веб-страница на Владата – Влада и министерства [Проверено на: 14.09.2020]
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari