Nuk ka ministra pa resor në qeverinë e re

Foto: vlada.mk

Në fushatën për zgjedhjet e parakohshme parlamentare që u zhvilluan më 15 korrik të këtij viti (2020) LSDM premtoi:

Heqja e kabineteve të 7 ministrave pa resor

[Burimi:FaktoriData: Prill 2020]

 

ARSYETIM:

Ky premtim i Socialdemokratëve, të cilin lideri i partisë, kryeministri Zoran Zaev, e dha më 9 korrik në një forum në komunën e Shuto Orizari, është realizuar. Qeveria e re e Republikës së Maqedonisë së Veriut, e cila u zgjodh më 30 gusht, ka 19 ministra, pra shtatë më pak se kabineti i mëparshëm, i cili kishte 26 anëtarë. Në këtë qeveri të udhëhequr nga kryeministri Zaev nuk ka ministra pa portofol.

Pas seancës parlamentare për zgjedhjen e Qeverisë së re, Zaev në një deklaratë për media u shpreh se:

Maqedonia e Veriut u bë me Qeveri të re, të vogël, efikase dhe të përgjegjshme, e gatshme për të punuar dhe me përkushtim, ekskluzivisht në interes të qytetarëve dhe shtetit.

Anëtarët e kësaj qeverie janë:

Zoran Zaev – Kryeministër i Republikës së Maqedonisë së Veriut

  1. Artan Grubi  – Zëvendës Kryeministër i Parë dhe Ministër për Sistemin Politik dhe Marrëdhëniet Ndër-Komunitare
  2. Ljupço Nikollovski – Zëvendës Kryeministër për Luftën kundër Korrupsionit dhe Krimit, Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Burimeve Njerëzore
  3. Fatmir Bytyqi – Zëvendës Kryeministër i ngarkuar me çështjet ekonomike, koordinimin e departamenteve ekonomike dhe investimeve
  4. Nikola Dimitrov – Zëvendës Kryeministër për Çështjet Evropiane
  5. Bujar Osmani – Ministër i Punëve të Jashtme
  6. Radmila Sekerinska – Ministre e Mbrojtjes
  7. Oliver Spasovski – Ministër i Punëve të Brendshme
  8. Bojan Maricic – Ministër i Drejtësisë
  9. Fatmir Besimi – Ministër i Financave
  10. Kreshnik Bekteshi – Ministër i Ekonomisë
  11. Arjanit Hoxha – Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujërave
  12. Venko Filipce – Ministër i Shëndetësisë
  13. Mila Carovska – Ministre e Arsimit dhe Shkencës
  14. Jagoda Shahpaska – Ministre e Punës dhe Politikës Sociale
  15. Goran Milevski – Ministër i Vetëqeverisjes Lokale
  16. Irena Stefoska – Ministre e Kulturës
  17. Blagoj Bochvarski – Ministër i Transportit dhe Lidhjeve
  18. Naser Nuredini – Ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor
  19. Jeton Shaqiri  – Ministër i Shoqërisë së Informacionit dhe Administratë

 

BURIME:

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

>Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë të politikanëve dhe partive politike përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy). .

Your email address will not be published.