VMRO-DPMNE: Patent.mk

ВМРО-ДПМНЕ: Патент.мкInovacionet janë shtytësi kryesor për nxitjen e konkurrencës në ekonomi dhe zhvillimin e saj. Inovacioneve si pjesë përbërëse e aktiviteteve shkencore-hulumtuese do t’u kushtohet rëndësi edhe më e madhe. Stimulimi i mbrojtjes dhe i regjistrimit të patenteve dhe promovimi plotësues gjithpërfshirës i inovacioneve, veçanërisht i atyre që janë rezultat i bashkëpunimit të hulumtuesve dhe ekonomisë, do të realizohet duke e filluar projektin e ri PATENT.MK. Me këtë projekt do të sigurohet koordinimi i ekonomisë dhe i hulumtuesve, dhe do të stimulohet puna inovative. Në portal do të vendosen përmbajtje dhe vegla që do të sigurojnë krijimin e një baze inovative, si dhe diskutime publike dhe mbledhje e propozimeve. [Afati: 2012]

Arsyetim:

Në gusht të vitit 2012, publikut iu prezantua projekti Patent.mk, i cili sipas ministrave për arsim dhe shkencë dhe ekonomi, Pançe Kralev dhe Valon Saraqini, duhet të sigurojë stimulim të mbrojtjes dhe regjistrimit të patenteve, si dhe promovim më të madh të inovacioneve, veçanërisht të atyre që janë rezultat i bashkëpunimit ndërmjet hulumtuesve dhe ekonomisë.

Patent.mk paraqet sistem për evidencë të arritjeve të shkencëtarëve në fushën e inovacioneve.

Linke:

Vlerësuar nga: Natalija Peshiq

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.