Politika e kujt rreth çmimit të ujit është më e madhe?

Shillegov dhe çmimi i ujit në kryeqytet. Foto: Qyteti i Shkupit.

Kryetari i komunës së Shkupit, Petre Shillgov, vetëm për disa ditë dha tre deklaratë të ndryshme për të njëjtin problem, ndërsa ka të bëj rreth vendimit të cilin e miratoi Qytetit për rritje të çmimit të ujit të pijshëm dhe për menaxhimin e ujërave të zeza, të cilat i vlerësojmë si jokonsekuente:

Deklarata 1: E dini se KRE e rriti çmimin e ujit, dhe në pajtim me rregullat ligjore, Qyteti i Shkupit është i detyruar të ndërroj atë vendim të KRE: Prej tre çmimeve të ofruara, të cilat i propozon Rregullorja, Qyteti i Shkupit e miratoi rritjen më të ulët, ashtu që presim të e jetë i njëjti, me vlerë mesatare prej denarë, qytetarët të ardhmen duhet të paguajnë 522 denarë…Prej këtyre 22 denarë rritje qytetarët do të kenë një mjedis më të shëndosh jetësor.

[Burimi: Kanal 5 – Shillegov: fatura e larta do të…(sekonda e 56),  data: 26.01.2018]

Deklarata 2: Gjithçka është prurje e KRE-së në të cilën pjesa më e madhe e anëtarëve janë pjesë e opozitës së tanishme. Nëse i analizojmë vendimet, askush nuk do të mund të thotë nëse janë sipas urdhrit të dikujt. Përndryshe, kërkohet rritja e çmimit sipas tri bazave. Unë si kryetar komune nuk kam kërkuar rritje të çmimit. Nëse hymë në atë cirk, atëherë do të bëjmë minimalen. Se a do të marrim atë vendim në Këshillin e nesërm do të vendos gjatë ditës, sepse kam të drejtë si propozues edhe të tërheq këtë pikë. 

[Burimi: Telma TV – Noqno Studion, data: 30.01.2018]

Deklarata 3: Pas analizës së kryer për gjendjen financiare dhe punës së NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi”, duke pasur parasysh se janë motive politike të Komisionit Rregullues për Energjetik (KRE), duke pasur parasysh se KRE nuk e bazon vendimin e vet në fakte dhe nevojat reale të qytetarëve, propozojë pikat 25, 26 dhe 27 të hiqen prej rendit ditor. Përderisa janë unë kryetar komunë në Shkup, qytetarët e Qytetit të Shkupit, për shkak të vendimeve politike të organeve të partizuara nga e kaluara, nuk ka nevojë të paguajnë ujë më shtrenjtë. Uji do të mbetet me të njëjtin çmim, dhe ne do t’ia shërbejmë të gjithë nevojat ndërmarrjes publike. 

[BurimiMETA – Shillegov tërheq vendimin…, data: 31.01.2018]

 

ARSYETIM:

Jokonsekuenca e deklaratave është e dukshme. Vetëm në afat prej disa ditësh, kjo deklaratë e cila rikujton se bëhet fjalë për detyrim ligjor të Qytetit të Shkupit të shqyrtohet propozimi i BD i NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi” për çmimet e reja edhe atë mbi tre baza, kryetari i komunës tani punën e çon në ujërat politik dhe sugjeron se çmimet e reja janë llogaritur mbi baza partiake, sepse KRE ka pasur njerëz të deleguar nga ana e opozitës së tanishme, më herët në qeveri. Në deklaratën e Shillegovit të sakta janë dy gjëra. Ai ose qytetit i Shkupit nuk ka kërkuar çmim të ri të ujit. Kjo vjen si rezultat i Ligjit të miratuar që në vitin 2016, ndërsa vet ligji nuk është një trillim i qeverisë së atëhershme, vetëm se ashtu i është tekur, por si rezultat i direktivave të Unionit Evropian për atë se si duhet të trajtohen ujërat, eksploatimi dhe çmimet. Kjo do të thotë se uji, si edhe resurset e tjera – energjia për shembull, janë të rregulluar me qëllim të shfrytëzimit racional dhe ikjes së keqpërdorimeve nga ana e kompanive private, ose ndoshta e llogarisin që të fshehin humbjet ose të realizojnë profit joreal. Fundja, në Nenin 2 prej Ligjit thuhet se cili është qëllimi i sjelljes së tij:

Qëllimi i përgjithshëm i këtij ligji është që të krijohet një sistem i qëndrueshëm financiar i shërbimeve të ujit, i cili siguron standard të lart të shërbimeve të dhëna me një çmim të përballueshëm në pajtim me qëllimet e Strategjisë Kombëtare për ujëra në Republikën e Maqedonisë dhe planet për menaxhim. 

Në nenin e njëjtë janë të përfshirë edhe qëllimet e veçanta të Ligjit prej të cilave ndajmë këto në vazhdim:

të sigurohet përdorim i qëndrueshëm i infrastrukturës për kryerjen e shërbimeve të ujit, me qëllim final të arritjes së rimëkëmbjes së shpenzimeve, – të përmirësohet kualiteti i shërbimeve të ujit me qëllim që të sigurohet dhënia e pandërprerë e shërbimeve me praktikat më të mira të qasshme, – të sigurohet gradualisht, ndërsa si qëllim përfundimtar, kërkesë e aplikimit të parimit ndotësi paguan, shfrytëzuesi paguan dhe aplikimin e shpenzimeve të resurseve në pajtim me Ligjin për ujëra dhe – të përmirësohet efikasiteti i shërbimeve ujore, përmes sigurimit të shërbimeve më të  mira sipas kualitetit  të ujërave me shpenzime minimale. 

Këtu nuk ka asgjë të diskutueshme, asgjë të frikshme. Pas miratimit të ligjit, KRE ka përgatitur metodologji, me çka ndërmarrjet publike të cilat menaxhojnë ujërat ju kanë dorëzuar llogaritë e tyre dhe shpenzimet, me çka pas formulave matematike të KRE-së i kanë dhënë variantet e veta për çmimet – një, dy, tre, gjegjësisht për tarifat. Më pas, ndërmarrje publike gjegjësisht bordet e tyre udhëheqëse i kanë miratuar llogaritë prej RKE-së, sepse sipas ligjit për vetëqeverisje lokale themelues janë komunat, dhe i dorëzojnë deri te organet për miratim.

Për se dhe si ndodhi sqarimi i parë i Shillegovit se bëhet fjalë për rritje minimale, prej të cilit do të mbulohen edhe shpenzimet prej 100 milion denarë në vit për mbulimin e punëve në dy stacione pastruese në Shkup, të rritet në akuzë mbi baza partiake nuk është shumë e qartë, por në dy momente kemi ikje prej situatës së rritjes minimale prej 1,3 denarë në Shkup, duke hedhur “drunj dhe gurë” mbi trupin rregullues, i cili sipas pozicionit të sistemit në shtet, është organ i pavarur.

Prej këtu edhe vlerësimi se trupi është partiak në ndonjë mënyrë është edhe jokonsekunet, për atë se trupi në të kaluarën edhe sot vendos për çmimet e karburanteve dhe për çmimet e energjisë, ndërsa opinioni nuk ka parë se në të kaluarën, opozita e atëhershme, ndërsa sot qeveri ka vërejte të metodologjisë për vërtetimin e çmimet, as më pak, për çmimet e përcaktuara.

Reagimi i Shillegovit dhe deklaratave të tij janë të lidhur edhe me vendimin e djeshëm ose propozimin e Qeverisë që të mos pranohen çmimet e reja me çka duhet t’i zbatojë ndërmarrje publike, e cila ka nën menaxhim ujësjellësin rajonal Studençica, sepse barra në fund do të bie mbi konsumuesit. Andaj, mbi kë të bie nëse jo mbi konsumuesit? Mbi kë bie barra kur vendosen çmimet e karburanteve ose të rrymës?

Jokonsekuenca nuk është e diskutueshme që në kuptimit parimor, por edhe e parë edhe prej pikës ligjore, sepse në vet Ligjin e përmendur ka detyrim për dhënësi e shërbimeve të ujit, të cilat janë të rregulluara në disa nene në Kapitullin V të ligjit, të titulluar si Mbikëqyrje. Përsëri, prej të gjithë çështjes, vëmendje meriton edhe një pjesë e deklaratës së Shillegovit. Barra e shtrenjtimit prej 1,32 denarë për kub ujë në vend që të ju bie qytetarëve, ai së bashku me udhheqësinë do të mundohet t’i anulojë për përmirësimin e efikasitetit të ndërmarrjes publike e cila menaxhon ujërat në Shkup.

Nëse do të ketë sukses ose vendimi që të mos pranohen çmimet do të jetë lakim shtesë rreth likuiditetit të NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi”, opinioni do të jetë dëshmitarë. Por, për çdo rast vendimi dhe deklaratat e Shillegovit rreth këtij problemi janë jokonsekunete dhe janë në kundërshtim me objektivat themelore dhe të posaçme të ligjit përkatës. Vërtetmarësi në një tjetër tekst tashmë publikoi se në krahasim me rajonin Maqedonia, por në veçanti Qytetit i Shkupit, edhe sikur të hyjë në fuqi çmimi i ujit, për nga pikëpamja e amvisërisë, kemi dhe do të kemi çmim më të ulët për metër kub ujë të harxhuar.

BURIME:

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.