Ca ditë u bënë tre muaj – vendet e ministrive ngelen të zbrazura

Foto: MIA

Министерското место во ресорот здравство, откако Арбен Таравари од Алијансата на Албанците стана градоначалник на Гостивар, потоа министерското столче на Рамиз Мерко од ДУИ, кој стана градоначалник на Струга, а во Владата беше министер без ресор задолжен за странски инвестиции и местото на заменик-министерот за образование, Висар Ганиу од ДУИ, кој стана градоначалник на Чаир и понатаму остануваат празни. Досега (18.12.2017) во Собранието не е доставен предлог за избор на овие владини функционери, а според последните најави од Владата тоа може да се случи наредната недела

 

Kryeministri Zoran Zaev me 24.11.2017 në seancën kuvendore kushtuar pyetjes së gazetarëve (e para në këtë përbërje të kuvendit) tha:

Besoj se për disa ditë do të propozohet ministri i Shëndetësisë në Kuvend, ministri pa resor dhe zëvendësministri , që të mund të plotësohen të gjithë resorët në Qeveri, ndërsa deri atëherë zëvendësministri, sekretari shtetërorë dhe të tjerët në Ministri e kryejnë punën 

[Burimi: MIA; Data: 24.11.2017]

 

ARSYETIM:

Këtë deklaratë të kryeministrit, Zoran Zaev, dhënë në Kuvend para tre javëve, në të cilën ai, duke ju përgjigjur pyetjes së deputetëve, thotë se “për disa ditë do të propozohet ministri i Shëndetësisë, ministri pa resor për investime të huaja dhe zëvendësministri për arsim dhe shkencë”, u tregua se është e pavërtetë. Deri më tani (18.12.2017) në Kuvend nuk u dorëzuar propozimi për zgjedhjen e këtyre funksionarëve qeveritar, ndërsa  nga Qeveria njoftuan kjo mund të ndodh javën  e ardhshme,

Bëhet fjalë për plotësimin e vendit në ministrinë pa resor të Shëndetësisë, pasi që Arben Taravari nga Aleanca për Shqiptarët u bë kryetar u Komunës së Gostivarit, më pas vendi i ministrit Ramiz Merko nga BDI, i cili u bë kryetar i komunës së Strugës, ndërsa në Qeveria mbeti pa ministër për investime të huaja. Poashtu, u boshatis edhe vendi i zëvendësministrit të Arsimit, Visar Ganiu nga BDI, i cili u bë kryetar i Komunës së Çairit.

Javën e kaluar (15.12.2017) kryeministri Zoran Zaev, duke ju përgjigjur pyetjes së gazetarit pas dorëzimi të donacioneve në Klinikën për gjinekologji dhe akusheri, deklaroi se bisedat për zgjedhjen e ministrit të ri në Shëndetësi, janë duke u zhvilluar:

 Akoma nuk kemi vendosur. Filluam bisedimet me partnerët e koalicionit, shpresojmë se deri në fund të kësaj seance do të mund të sjellim vendim. Të gjithë opsionet janë të hapura, në këtë moment as unë nuk e di se cili emër do të jetë, prej cilës parti politike, kush do të zgjidhet prej kandidatëve. 

Sot (18.12.2017) zëvendës kryeministri për çështje evropiane Bujar Osmani deklaroi:

 Mendoj se agjenda nuk lejon asnjë shqyrtim të propozimeve para 25 dhjetorit. Këto ditë të shfrytëzohen për konsultime shtesë në lidhje me çështjen e emërimit të ministrit të ri të Shëndetësisë. 

opinion deri më tani u dhanë tre emra si kandidat potencial për Ministrinë e Shëndetësisë. Këshilltari i kryeministrit Zoran Zaev për shëndetësi, Venko Filipçe, drejtoi i spitalit “8 Shtatori”, Hristijan Kostov, dhe propozimi i Aleancës për Shqiptarët, Vullnet Ferati. Prej BDI-së nuk ka informata për propozimet për resorët të cilët u udhëhoqën prej kuadrit të kësaj partie, ndërsa u larguan në zgjedhjet lokale.

 

BURIME:

 

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.