Edhe Shilegov në programin e tij ka paraparë shpëtim për Vodnon nga ndotja dhe veturat

Djalli qëndron në detaje - kush dhe çfarë saktë ka premtuar mbrojtjen e Vodnos nga gazrat frymëzënës. Foto: FB

Трајановски реагира дека Шилегов му го украл проектот, Но, тоа не е целосна вистина. Шилегов во својата предизборна програма за локалните избори „Живот за сите“ има предвидено заштита на Водно од автомобили, но не онака прецизно разработен како кај Трајановски. По изборот за градски татко, Шилегов излезе пред медиумите со детали околу овој проект

 

Me 07.11.2017, ish kryetari i Komunës së Shkupit, Koce Trajanovski, ka reaguar ndaj kryetarit aktual, Petre Shilegov, se ka vjedhur projekte nga programi i tij zgjedhor.

 Zotëri Petre Shilegov dua që të ju falënderojë që realizoni projekt nga programi im zgjedhor, të cilin nuk e keni pjesë të programit tuaj. Jam i lumtur që të paktën në Vodno për fundjavë nuk do të ketë vetura. 

[Burimi: Profili zyrtar i Facebook-ut të Koce Trajanovskit, Data:07.11.2017]

 

ARSYETIM:

Deklaratën e Koce Trajanovskit, se Shilegov realizon projekt prej programit zgjedhor të Trajanovskit dhe të cilin nuk e ka  pas në programin e tij, e vlerësojmë si gjysmë të vërtetë. 

programin parazgjedhor të Trajanovskit për zgjedhjet lokale, të cilat u mbajtën me 15.10.2017 “Një erë e re për Shkupin” (faqe 7) është përfshirë projekti “Vodno pa automjete”. 

PROJEKT: VODNO PA AUTOMJETE

Përshkrimi: Për shkak të mbrojtjes së cilësisë së ajrit, mbrojtjes së parkut pyjor Vodno dhe vizitorëve të saj, Qyteti i Shkupit do të ndalojë lëvizjen e automjeteve private gjatë kohës së fundjavës. Për realizimin e projektit do të sigurohet parkimi pa pagesë në hapësirën për parkim para “Nova Makedonija” dhe garazhën me kate “Makedonska fallanga”, ndërsa NPK do të sigurojë linjë autobusi prej vend-parkimit dhe garazhës me termine deri në gjysmë të rrugës për në Vodno dhe anasjelltas. Afati: viti 2018

Trajanovskit, nën deklaratën e tij në Facebook, publikoi edhe video nga fushata parazgjedhore, gjegjësisht prej 01.10.2017, në të cilën ai e promovon pikërisht këtë projekt.

Këtu jemi, në  Vdono, që të promovojmë edhe një projekt në programin tim zgjedhor, dhe ai është fundjava pa automjete për Vodnon. Më saktë, duke pasur parasysh atë se krijohet kaos nga automjetet përgjatë fundjavës, ne do të parashohim që këto automobila gjatë fundjavës të kenë parkim pa pagesë, por ashtu edhe në vendin e parkimit para “Nova Makedonija”, dhe më pas vizitorët me autobus të vinë deri në mes të Vodnos. Në këtë mënyrë, vlerësojmë se do të mund të shmangim kaosin dhe njëkohësisht do të mbrojmë parkun pyjor Vodno duke pasur parasysh faktin se është një prej qendrave rekreative-sportive në Qytetin e Shkupit, theksoi atëherë Trajanovski, ndërsa informoi Kurir.  

Me 06.11.2017, një pjesë e mediumet publikuan se Shilegov që nga 15 nëntori do të ndalojë komunikacionin deri në Vodnon e mesme.

Në parim do të ketë dy pika prej të cilave do të nisen dy linja të posaçme të qytetit. Njëri është prej vend-parkimit te “Nova Makedonija”, ndërsa tjetri do të jetë te garazha me kate përballë “Makpetrollit”. Kalimi i automobilave do të ndalohet te rruga e re për në Soponishte, që është e dëmtuar. Qytetarët do të mund që të parkojnë automjetet e tyre në vend të sigurt dhe do të mund të shfrytëzojnë shërbimet e NPK “Shkup”, me çka do të mund që të arrihet deri në Vodno, shprehet Shilegov, transmeton Nova Makedonija.

Pas kësaj reagoi Trajanovski, duke reaguar që Shilegov ia ka vjedhur projektin. Por, kjo nuk është tërësisht e vërtetë. Më saktë, Shilegov në programin e tij zgjedhor për zgjedhjet lokale “Jetë për të gjithë” ka paraparë mbrojtjen e Vodnos nga automjetet.

Në pjesën e projektit “Parqe të mbrojtura dhe parqe pyjore” (faqe 28), mes tjerash thuhet:

Shtesë, për parkun pyjor Vodno sigurojmë një regjim të jashtëzakonshëm të komunikacionit, me çka ai, do të ketë më pak automjete që do të qarkullojnë. 

Do të thotë se, projekti për mbrojtjen e Vodnos prej automobilave është edhe pjesë e programit të Shilegovit, por nuk është përpunuar më aq shumë përpikshmëri si ai i Trajanovskit. Pas zgjedhjeve, babai i qytetit, Shilegov doli para mediumeve me detaje rreth këtij projekti.

Ajo që përputhet me projektin e Trajanovskit, është ajo që theksoi Shilegov, janë dy pikat prej ku do të nisin autobusët e NPK, dhe ato janë hapësirat për parkim te “Nova Makedonija” si dhe te garazha me kate te “Makpetroll” (garazha me kate Makedonska fallanga). Atë që e kishte paraparë Trajanovskit, ndërsa nuk e theksoi Shilegov, është parkimi pa pagesë për automobilat në këto dy pika. Për dallim nga Trajanovski, Shilegov lajmëroi “parkim të sigurt” në këto dy pika.

Duke pasur parasysh gjithë këtë, mund që të përfundohet se deklarata e Koce Trajanovskit se Shilegov realizon projekt nga programi zgjedhor i Trajanovskit, të cilin nuk mund që ta gjejmë te programi i tij, e vlerësojmë si gjysmë të vërtetë. Deri të një vlerësim i tillë erdhëm duke u nisur nga metodologjia e “Vërtetmatësit” sipas të cilës, për gjysmë të vërtetë e marrim deklaratën e cila është e saktë, por mungojnë disa detaje të rëndësishme për të.

 

BURIME:

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.