A është e mundur që Minoski të mos dijë vlerësimin e kredive në shtetin ku është ministër i Financave?

A uli "Fitch" vlerësimin e kreditit në Maqedoni. Foto: screenshot.

Оваа изјава на министерот за финансии, Кирил Миновски, е многу збунувачка. Освен делот подвлечен со големи букви, кој е сосема јасен. Намерно го цитиравме комплетниот одговор за да се сфати целиот контекст и да се види како министерот тврди дека „детално“ го прочитал објаснувањето, со тимот кој врши проценка на кредитниот рејтинг разговарал „отворено“ и на „редовна основа“ и после сето тоа, тој, сепак, „мисли“ дека кај „Фич“ „НЕМАМЕ ПРОМЕНИ ВО КРЕДИТНИОТ РЕЈТИНГ“.

 

 

Ulja e vlerësimit të kredisë ndikoi negativisht, para së gjithash, në huamarrjen e shtetit, për shkak se vendi, në raste kur ka llogari jo të balancuara të të hyrave dhe te te dalave, duhet të merr borxh, që të sigurojë ato mjete që të mund të financojë nevojat e veta buxhetore. Edhe, agjencitë për vlerësime kreditore… që në fakt ekzistojnë më shumë agjenci të tilla të njohura nëpër botë: “Fitch”, “Standard and Poor’s”, “Moody’s”, të cilët vlerësojnë kredibilitetin e Republikës së Maqedonisë, gjegjësisht aftësinë për t’i kthyer paratë nga huamarrësi. Dhe nga ky këndvështrim, ato janë të rëndësishme për atë se investitorët ndërkombëtar udhëhiqen nga ai rejtingu kreditor dhe në bazë të asaj vlerësojnë me çfarë kamate do t’i japin huan Republikës së Maqedonisë.   Do me thënë, kemi interpretime të ndryshme në pjesën e uljes dhe arsyet e uljes së rejtingut kreditor për atë kam lexuar në detaje shpjegimet edhe nga “Standard and Poor’s” edhe nga “Fitch”, TE “FITCH” MENDOJ SE NUK KEMI NDRYSHIME TË REJTINGUT KREDITOR”, ajo çka merret si arsye kryesore është paqëndrueshmëria dhe pasiguria politike. Do me thënë, në lidhje me parametrat e tjerë, është parametri fiskal, ne folëm hapur edhe me përfaqësuesit, do me thënë, nga ekipi i tyre, i cili vjen në baza të rregullt që të bëj vlerësimin e rejtingut kreditor, konstatimi është se përgjithësisht në lidhje me objektivat fiskal Republika e Maqedonisë qëndron shumë mirë, në lidhje me lartësinë e borxhit publik, po ashtu. Prandaj, kjo është ajo që mund të themi. Sigurisht se trendi i…ose ulja e rejtingut kreditor nuk është gjë pozitive, megjithatë edhe ai në masë të madhe, gjegjësisht në pjesën më të madhe vihet në kontekst për shkak të ngjarjeve politike në Republikën e Maqedonisë. Unë shpresojë se me zgjidhje të shpejtë të krizës politike pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit, rejtingu kreditor do të lëviz në trajektore pozitive. (shënim – shkronjat e mëdha – të redaksisë)

(Burimi: TV Nova– 15.30-17.35; Data: 16.09.2016)

 

ARSYETIM

Kjo deklaratë e ministrit të Financave, Kiril Minoski, është mjaftë konfuze. Përveç pjesës së theksuar me shkronja të mëdha, e cila është shume e qartë. Me qëllim cituam të gjithë përgjigjen që të kuptohet i gjithë koncepti dhe të shihet se si ministri pretendon se e ka lexuar “në detaje” sqarimin, me ekipin i cili ka kryer vlerësimin për rejtingun kreditor ka folur “hapur” dhe në “baza të rregullave” dhe pas asaj, ai, përsëri “mendon” se te “Fitch” “NUK KEMI NDRYSHIM REJTINGU”.

E gjithë kjo me siguri, sepse “Fitch”, siç njihet mjaftë mirë, me 19 gusht e zvogëloi rejtingun kreditor në vend nga BB+ ne BB, me nota negative, që do të thotë se ne periudhën prej 12 deri me 24 muaj, nëse diçka nuk ndryshon në planin politik dhe/ose në planin makro-ekonomik, “Fitch” edhe më tej do të zvogëlojë rejtingun kreditor të vendit deri në notë më të ulëti BB-. Me këtë notë të ulët potenciale, rejtingun kreditor që do të na e ndajë “Fitch” do të barazohet me atë të cilin na e ndan “Standard and Poor’s” që nga 24 maj të viti 2013 (shënoni “Macedonia” në fushën për kërkim).

Ajo e cila është më konfuze në këtë deklaratë të Minoskit është fakti se ai në atë dy herë fletë për një farë ulje të rejtingut kreditor, por nuk referohet në vlerësimin e “Fitch” , atëherë ngelet ulja e rejtingut kreditor në vend nga ana e “Standard and Poor’s” nga viti 2013. Sepse tjetër nuk ka. Agjencia e tretë më e madhe për dhënien e rejtungut kreditor (apo agjencia kreditore) është “Mood’s”, por ajo nuk ka kryer rejting kreditor në vend.

Por, ky mohim, gjegjësisht pasiguria e ministrit të financave për atë nëse “Fitch” ka ulur rejtingun kreditor të vendit ose jo, në situatën kur ai, ashtu siç thotë, në detaje i lexon shpjegimet e agjencisë dhe ka biseda të hapura me përfaqësuesit e tyre, është për t’u habitur. Deklarata e mësipërme e Minovskit erdhi kur bashkëbiseduesi i tij në debat dhe tash më zëvendës ministër shtesë i financave, Kire Naumov, në detaje informoi se rejtingu kreditor është zvogëluar dhe i shpjegoi arsyet për atë. Dhe pas shpjegimit të detajuar të Naumov, Minovski shpreh dyshime se situata nuk është ashtu. E dini, të mos i besojmë Naumovit dhe të mendojmë se eksperti opozitar ekonomik nuk flet të vërtetën ne televizion, por për këtë informuan më gjerësisht edhe mediumet në vend. Këtu për shembull, në këtë link, ka 73 lajme dhe TV raporte të cilët informojnë për ulje të rejtingut kreditor të Maqedonisë nga 19 gushti, prej ku 20 janë për ulje të rejtingut kreditor të “ProCredit Bank” – Maqedoni, po ashtu edhe nga ana e “Fitch” me 6 shtator, për gjatë të të cilës edhe këtu shpjegohet se ulja e rejtingut kreditor në bankë vjen si pasojë e uljes së rejtingut kreditor shtetëror. Dhe në fund, nëse e gjithë kjo nuk është e mjaftueshme, edhe partia e Minoskit, VMRO DPMNE, dha deklaratë me rastin e uljes së rejtingut kreditor në vend. Përndryshe, në këtë parti z. Minoski është anëtarë në organet më të larta ekzekutive – Komiteti Ekzekutiv.

Edhe nëse pas gjithë kësaj mund të ngrihet çfarëdo lloj dyshimi, pasiguri dhe të mendohet që tek “Fich” “nuk kemi ndryshim të rejtingut kreditor dhe të jetë” plotësisht e paqartë”. Ndërsa, posaçërisht e paqartë është kur kjo i ndodh një ministri të financave. Pse? Është shumë e thjeshtë: rrallë do të gjeni ministër të financave kudo në botë i cili nuk është i sigurt dhe nuk e di menjëherë dhe në çdo kohë të tregoj rejtingun kreditor të vendit të vetë të dhënë nga cilado agjenci vlerësimi.

 

Vlerësoi: Vladimir Petreski

 

BURIME:

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.