VMRO-DPMNE: Trajnime të avancuara për TI për të papunësuarit

Do të realizohen trajnime të specializuara dhe të avancuar për TI, që do t’u dedikohen eksluzivisht personave të papunësuar. Temë e këtyre trajnimeve do të jetë mësimi i gjuhëve të ndryshme programore dhe veglave që do të kontribuojnë për avancimin profesional në fushën e teknologjisë informatike për ata persona që kanë interes për teknologjitë e reja, ndërsa nuk kanë mundësi financiare që të trajnohen vetë. Qëllimi përfundimtar i kësaj mase është t’u mundësohet 150 personave të papunësuar në vit, me rikualifikim profesional nga fusha e teknologjisë informatike të kenë gjasa më të mëdha për punësim, por edhe të ndikohet për rritjen e numrit të profesionistëve të TI-së në vend. Bartës: Ministria për shoqëri informatike dhe administratë. Buxheti: 450.000 euro. [Afati: 2011 – dhjetor 2015]

Arsyetim:

Konkursi i parë u publikua në shtator të vitit 2011 dhe me të u përfshinë 180 persona. [Аzhurnuar më: 13.04.2012]

Linke:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *