VMRO – DPMNE: Rikonstruimi i hekurudhës Nogaevci – Gradsko – Negotinë

vmro-dpmne

Ky aksion është pjesë e projektit për rikonstruim të tre pjesëve të hekurudhës së Korridorit 10 me mjete financiare të siguruara nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Realizimi i këtij projekti ka për qëllim  rritjen e nivelit të sigurisë, si dhe rritjen e shpejtësisë së lëvizjes së trenave deri në 120 km/h në pjesën e hekurudhës me një gjatësi prej 30 km. Buxheti:   9.400.000 euro [Afati: viti 2014]

 

 

Arsyetim:

Rikonstruimi i hekurudhës Nogaevci – Negotinë filloi më 27 dhjetor të vitit 2013. Ministri i transportit dhe lidhjeve, Mile Janakievski atëkohë deklaroi:

Më gëzon fakti që me këtë rikonstruim do të arrihet rritje e shpejtësisë së trenave, ndërsa ulja e domosdoshme e shpejtësisë në 30 deri më 50 km/h në disa segmente të caktuara të hekurudhës nuk do jetë e nevojshme. Shpejtësia mesatare do të jetë nga 100 deri më 120 km/h“. [Azhurnuar në: 17.03.2015]

Në Raportin për vitin 2014 të Ministrisë së transportit dhe lidhjeve në faqen 34 për projektin: „Modernizimi i pagesës elektronike në pikat e pagesës së taksave rrugore “,mes të tjerash shkruan:

 

Vazhdojnë aktivitetet ndërtimore me të cilat është i paraparë rikonstruimi i kësaj pjese të hekurudhës me një gjatësi prej 31 km. Me projektin është paraparë zëvendësim i pragjeve të vjetra të drurit me pragje të reja betoni të armuar, zëvendësim i binarëve dhe përmirësim i parametrave të mbishtresës së trasesë të poshtme të hekurudhës. Vlera e projektit është 9,4 milion euro. Është paraparë që rikonstruimi të përfundojë në vitin 2015.“ [Azhurnuar më: 17.03.2015]

 

Edhe pse janë ndërmarrë aktivitete të caktuara për realizim të projektit, duke marrë parasysh se tashmë ka kaluar afati i paraparë për rikonstruim të hekurudhës (viti 2014), ky premtim i zgjedhor është plotësuar vetëm pjesërisht.

 

Linqe:

Vlerësuar nga: Olivera Vojnovska

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *