VMRO-DPMNE: Rekonstruksion i stacioneve hekurudhore përgjatë Koridorit 10

Nëpërmjet këtij projekti do të bëhet rehabilitimi dhe rekonstruimi i një pjese të stacioneve ekzistuese hekurudhore përgjatë Koridorit 10, me qëllim të modernizimit të tyre dhe që të mundësohet shërbim më kualitativ dhe më i shpejtë për udhëtarët, sipas praktikave më të mira evropiane. Do të futen në përdorim sisteme bashkëkohore për sinjalizim dhe informim të udhëtarëve dhe do të mundësohet siguri më e madhe e platformave, e kujdes i veçantë do t’u kushtohet njerëzve me nevoja të veçanta, të cilëve do t’u lehtësohet qasja deri te objekti dhe brenda tij. Në Koridorin 10 dhe në krahun 10d ka 38 stacione hekurudhore dhe vendpritje, ndërsa në mesin e stacioneve më të mëdha bëjnë pjesë Tabanoci, Kumanova, Velesi, Gjevgjelia, Prilepi dhe Manastiri. Stacionet që do të modernizohen do të përcaktohen në bashkëpunim me Komisionin evropian, me ç’rast gjatë  viteve 2011 dhe 2012 do të përgatiten studimi dhe projektet. Projekti në vlerë prej 6 milionë eurosh do të financiohet nga me mjete nga fondet evropiane dhe Buxheti i shtetit. [Afati për përfundim: qershor 2015]

Arsyetim:

Premtimi është duke u hulumtuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *