VMRO-DPMNE: Ndërtimi i Muzeut arkeologjik

Me ndërtimin e Muzeut të ri Arkeologjik do të përmirësohet infrastruktura në këtë segment të kulturës, me ç’rast pas më shumë se 30 viteve do të krijohen kushte ruajtjen dhe prezantimin adekuat të trashëgimisë së pasur të tundshme kulturore si dëshmi e drejtpërdrejtë e vazhdimësisë civilizuese mijëvjeçare në këto hapësira. Në këtë muze do të prezantohen një sërë sendesh të rëndësishme arkeologjike nga periudha të ndryshme që do ta dëshmojnë faktin se në këtë tokë ka më tepër shtresa kulturore. Këtë projekt e realizon Shërbimi për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta, ndërsa Drejtoria për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore është e angazhuar për rregullimin e brendshëm të Muzeut arkeologjik. Bartës: IN Muzeu arkeologjik – Shkup. [Afati: gjysma e parë e vitit 2012]

Arsyetim:

Në afatin e dhënë, Muzeu arkeologjik akoma nuk është vendosur në hapësirat e reja. Ndërtimi i objektit ku duhet të vendoset muzeu akoma është në ndërtim e sipër.

Sipas Pasko Kuzmanit (deklaratë e dhënë me 15.09.2012), njeriut të pare të Drejtorisë për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore të RM-së, ndërtimi i plotë i muzeut duhet të përfundojë deri në mesin e vitit të ardhshëm.

Linke:

Vlerësuar nga: Natalija Peshiq

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.