Т.N.Т. – hetim i të fortëve që rrënojnë për hakmarrje

 

Objekti në pronësi të Fijat Canoskit është rrënuar me planifikim dhe me urdhër të ish kryeministrit, nëpërmjet ish ministrit të Transportit dhe kryetarit të Komunës së Gazi Babës, ndërsa inspektorja në komunë e ka nënshkruar vendimin për rrënim

21.04.2016 –  Bëhet fjalë për hetim të PSP-së në lidhje me vepra të cilat janë ndërmarrë për hakmarrje, mbi të gjitha, të shkaktuara nga diskriminimi politik, deklaroi aso kohe prokurorja speciale Katica Janeva. Ish deputetit të Kuvendit të RM-së dhe biznesmenit, Fijat Canoski i është rrënuar objekti ndërtimit karabinë me emrin “Kosmos”.

Kosmos”, rrënimi i të cilit filloi në gusht të vitit 2011, duhej të ishte objekt banues për studentët, ky objekt ndodhej menjëherë pas Universitetit që është pronë e të dëmtuarit Canoski dhe kompanive të tij, ndërsa sipas deklaratave të investitorit, i është bërë dëm material prej rreth 60 milion euro. Ja deklarata e prokurores Fatime Fetahi gjatë prezantimit të hetimit:

Nga dëshmitë e siguruara, ka bazë për dyshim që në periudhën kohore prej 01.05.2011 deri me 17.08.2011, në Shkup, Kryeministri i atëhershëm i RM-së, kryetari i partisë politike VMRO-DPMNE, dhe ministri i atëhershëm i Transportit dhe Lidhjes në qeverinë e RM-së, që me vendimin nr 08-523/1 me 12.04.2016 nga Presidenti i Republikës së Maqedonisë janë falur- liruar nga ndjekja penale, së bashku, me qëllim që t’i hakmerren të dëmtuarit Fijat Canoski për vendimin e tij politik, i cili, si kryetar i partisë politike PEI e ka lëshuar koalicionin me partinë politike VMRO-DPMNE  dhe është futur në koalicion me LSDM-në, duke shfrytëzuar fuqinë e tyre politike me paramendim e kanë nxitur të kryej vepër penale Kryetarin e komunës së Gazi Babës, i kandiduar nga VMRO DPMNE, i cili, gjithashtu, me vendim 08-523/1 од 12.04.2016 të Presidentit të Republikës së Maqedonisë është falur nga ndjekja penale, që të shfrytëzoj detyrën zyrtare dhe të gjejë mënyrë joligjore të rrënohet objekti “Kosmos” që është ndërtuar nga i dëmtuari- investitori TD “FINE” DOO SHKUP  nga “KOSMOS INZHINERING” DOOEL Shkup, shoqëri aksionare ku pronar është i dëmtuari Fijat Canoski 

Më shumë për këtë hetim të PSP-së me emrin TNT mund të lexoni këtu. Si mediat e përcollën lajmin për këtë hetim mund të lexoni këtu.


Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *