Organizatat qytetare kërkojnë departizimin e Komisionit për Antikorrupsion

Për Platformën e organizatave civile në luftë kundër korrupsionit është i papranueshëm anëtarësimi në KSHNK të jenë lëndë e bisedimeve ndërpartiake

 

Platforma e organizatave civile për luftë kundër korrupsionit (Platforma) kërkon vendosjen e trupit profesional antikorruptues i cili me efikasitet, si i pavarur dhe me integritet të lartë di të inicojë dhe zbatojë kompetencat ligjore dhe politika për ndalimin e korrupsionit në Republikën e Maqedonisë. Platforma thërret në ndryshimin e modelit aktual për zgjedhjen e anëtarëve të Komisionit Shtetëror për Ndalimin e Korrupsionit (KSHNK) i cili do të bazohet në kompetenca dhe integritet dhe pa ndikim partiak, përmes hetimit publik të kandidatëve në Kuvendin e RM-së. Kërkojmë përfaqësues të shoqërisë civile që aktivisht të merr pjesë në hetim dhe të ndikojë në vendimin e zgjedhjes së anëtarëve të KSHNK-së. Poashtu kërkojmë si prioritet të zbatohet procedura për hetimin e modelit të institucionit për luftën kundër korrupsionit, dhe formimit të institucionit i cili do të kënaq standardet ndërkombëtare për pavarësi, efikasitete dhe joselektivitetet në punë.

Njoftojmë se për Platformën është e papranueshme që anëtarët e KSHNL që jenë lëndë e bisedimeve ndërpartiake, me çka do të do të vazhdonte praktik e të qenurit besnik ndaj politikës së qeverisë, në vend të kontrollit aktiv dhe respektimit të ligjeve.

Членките на платформата бараат активно да учествуваат во изборот на антикорупционерите
Anëtarët e platformës kërkojnë pjesëmarrje aktive në zgjedhjen e persona në komisionin për antikorrupsion 

Në tre vitet e fundit Platforma në vazhdimësi ka treguar për joefikasitet në luftën kundër korrupsionit, ne hapërimin pas të vendit në raport me të gjithë indekset e korrupsionit, qeverisjes së të drejtës dhe efikasitetit të institucioneve për zbatimin e masave anti korrupsionit dhe krimit. Përgjegjësi të mëdha sjellin edhe përbërjet e anëtarëve në KSHNK në lidhje me joaktivitetin e konstatuar, jotransparencën dhe selektivitetin gjatë kryerjes së funksionit, me çka edhe kjo vjen si pasojë e jo kompetencës dhe mungesës së integritetit personal dhe profesional. Qytetarët nuk kanë besim në KSHNK, me çka është e patjetërsueshme që të instalohet një sistem efikas për e kontrollit qytetar mbi punën e këtij trupi.

Në dhjetë vitet e kaluara KSHNK në vend që të merrem me korrupsion në nivel të lartë, në mes bartësve të funksioneve politike, aktivitete e veta i drejton kah rastet e caktuara të korrupsionit “të ulët” të administratës. Në vend që të hetojë qendrat e fuqisë të cilët kanë robëruar shtetin, KSHNK në fund të vitit 2016 e nxitur prej liderit ti partisë politike në qeveri, kërkoi që Prokuroria Publike, Drejtoria e të Hyrave Publike (DHP) dhe Drejtoria për zbardhje financiare që të kryejnë kontroll mbi 21 shoqata dhe fondacione. Ky aktivitet i paraqitur si kontroll mbi punën joligjore në të vërtetë paraqiste shtypje ndaja atyre të cilët luajnë  rolin e tyre si përmirësues të qeverisë.

Gjetjet për harxhim të pabazë të mjeteve buxhetore në KSHNK të zbuluar gjatë revizionit nga ana e DHP, në sipërfaqe nxorën vetëm një pjesë të gjendjeve negative, të cilët tashmë e më shumë kohë janë të pranishëm në këtë trup. Për shkak të kësaj vlerësojmë se dorëheqjet e dorëzuara nuk duhet të jenë “të mjaftueshme” dhe kërkojmë hetim dhe vërtetim të ekzistimit të bazave për përgjegjësi të punës jologjore, korrupsion, tregti me ndikimin dhe keqpërdorimin e pozitës zyrtare.

Platforma dërgon këtë kërkesë deri te Kuvendi, si organ kompetent për zgjedhje të anëtarëve të KSHNK, deri te Qeveria dhe deri te paritë politike me qëllim që të gjithë palët e prekura të mendojnë ashtu siç duhet dhe në këto momente kyçe të marrjes së drejtimit dhe vendimit për zhvillim të demokracisë në shtet të propozojnë zgjidhje me të cilën do të ofrojnë menaxhim të pakompromis me korrupsionin si formë e përhapur e krimit dhe faktor për ngadalësimin e proceseve eurointegruese dhe të zhvillimit ekonomik në vend.  

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.