PSP ka dëgjuar 500 mijë biseda, 193 janë biseda private!
Klasifikimi i bisedave që është bërë nga ana e PSP për 85 përqind të bisedave të përgjuara të cilat i disponojnë, dëshmon për shkelje masive të të drejtave të njeriut në vend. Kjo e dhënë mund të gjendet në gjashtë raportet e fundit të punës së PSP-së
Prokuroria Publike Speciale (PSP) në gjashtë muajt e fundit – prej shtatorit të vitit 2017 deri në mars të vitit 2018 i vlerësojmë si vërtetim për punën mirë të kryer që prej formimit në vitin 2015 deri më tani, sepse kjo gjykatë Gjykatë pranuar pjesën më të madhe të akuzave të tyre dhe sepse janë caktuar edhe aktakuzat e para.
Kjo thuhet edhe në raportin e fundit, prej pesë raportove gjashtëmujore të Prokurorisë (emri zyrtar i të cilës është Prokuroria Publike për ndjekje të veprave penale lidhur dhe të cilat dalin prej përmbajtjes së komunikimeve të ndjekura në mënyrë jo të ligjshme), i cili është publikuar në pajtim me detyrimin ligjor të këtij institucioni që të njoftoi opinionin dhe Kuvendin e RM-së për punën e vet.
Përgjatë periudhës raportuese nga ana e gjykatës janë miratuar gjithsej 15 akuza të parashtruara në muajin qershor të vitit 2017. Në bazë të kësaj, periudha e raportit të pestë padyshim është vërtetim i punës së gjithë ekipit të Prokurorisë Publike për ndjekje të veprave penale lidhur dhe të cilat dalin prej përmbajtjes së ndjekjes së paligjshme të komunikimeve që prej fillimit të punës, së bashku me dorëzimin e këtij Raporti.
PSP thekson edhe të dhënë dhe se për 11 persona të akuzuar gjykatat tashmë kanë caktuar aktgjykime:
Si rezultat i pranimit të akuzave të cilat më herët i dorëzuam, në periudhën e raportit filluan ose u caktuan seanca për numrin më të madh të akuzave të parashtruara. Për më tepër, kjo periudhë me siguri më së shumti do të shënojë aktakuzat e dorëzuara për 11 persona të akuzuar, të cilët janë rezultat i punës kualitative dhe veprimtarive të mara në hetimet e realizuara me të cilat janë siguruar fakte të forta, thuhet në Raport.
Prokurorja Speciale Katica Janeva e cila udhëheq me PSP-në thekson edhe një moment si shumë të rëndësishëm në këtë periudhë raportuese – vendim të Gjykatës së Apelit në Shkup që të pranojë materialet e përgjuara që janë në dispozicion të PSP si fakte në procedurë:
Një vendim i tillë vërteton faktin se mbi baza të rregullave ligjore transkriptet audio prej bisedave telefonike kanë hyrë në rendin juridik në vend prej ku kjo Prokurori Publike ka detyrim për hetim efektiv dhe të thellë dhe sanksionim të shkelësve në suaza të kompetencës së saj ligjore në raport me veprat penale lidhur dhe të cilat dalin prej përmbajtjes së ndjekjes së paligjshme të komunikimeve. Duke mos marr parasysh këtë praktikë gjyqësore përgjatë periudhës raportuese në gjysmë të akuzave të parashtruara transkriptet audio kanë qenë të ndara prej lëndëve si fakte të mbledhura në mënyrë joligjore dhe me shkeljen e të drejtës dhe lirive të qytetarëve. Edhe pse vendim e këtilla kanë qenë procedura të zgjatura për miratimin e akuzave të ngritura nga ana e gjykatës përsëri për jua dhe për ekipin tim e rëndësisë së lartë është fakti se nga ana e Gjykatës së Apelit janë pranuar të gjithë ankesat e shtruara nga ana jonë dhe u sollën vendime në raport me praktikën gjyqësor të themeluar – thotë Janeva.
KONTROLLI I STATUSIT TË PAZGJIDHUR
Janeve shton se në gjashtë muaj e kaluar PSP ka vazhduar me parahetime dhe hetime për shumë lëndë të rëndësishme për të cilat nuk u ngritën akuza deri në afatin ligjor 30 qershor të vitit të kaluar, si dhe në periudhën prej shtatorit të vitit 2017 deri në mars të vitit 2018 kanë marr lëndë të tjera të cilat janë qenë në prokurori themelore.
Për shkak të interesit të madh të opinionit ndjej detyrim të informojë se në periudhën e kaluar janë ndërmarr lëndë parahetimore prej Prokurorisë Themelore Publike Shkup dhe prej Prokurorë Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit në Shkup dhe se lëndët e njohura në opinion si Shkupi 2014 AKTORI, lënda për objektin KOSMOS dhe lëndët për REGJISTRIM të banorëve në vitin 2011. Për të njëjtët në suaza të afatit ligjor prej 8 ditësh është marr vendimi për vendosjen e kompetencave tona për hapje të procedurave të reja të cilat udhëhiqen prej kësaj Prokurorie Publike.
Këto numra dhe rezultat të arritura deri më tani për Janevën janë një fakt më tepër për vlefshmërinë e nevojës për rregullime ligjore të statusit të PSP në lidhje me ngritjen e akuzave, gjegjësisht që ai të vazhdojë ose të gjendet ndonjë formë tjetër ligjore.
Përsëri edhe përkrah indikacioneve të shumta të mijat në periudhën e raportit nuk janë siguruar kufijtë ligjor me të cilët do të rregullohej pozita e kësaj Prokurorie Publike, ndërsa në funksion të realizimit të kompetencave për të cilat kjo Prokurori Publike është themeluar, si dhe në drejtim të pamundësimit të mosdënimit të veprave penale prej kompetencave të kësaj Prokurorie Publike. Në një, nuk duhet të lihet pas dore roli i kësaj Prokurorie Publike në luftën kundër korrupsionit dhe ngritjes së shkallës së sigurisë ligjore të qytetarëve.
MBI 200 PROCEDURA HETIMORE
Se është e nevojshme që të rregullohet statusi i PSP-së, i cili është rregulluar me Ligjin e miratuar me 15.09.2015, tregon dhe vet statistika të cilën e përmend Janeva në Raport. Më saktë 6 muajt e fundit PSP ka hapur 136 procedura para hetimore, me çka numri i procedurave së bashku me ato të periudhës së kaluar është rritur mbi 200:
Përgjatë periudhës raportuese janë paraqitur 136 lëndë të reja parahetimore. Prej tyre 23 janë formuar me iniciativë personave, ndërsa 113 lënë janë formuar mbi baza të kallximeve prej parashtruesëve të tjerë. Përfshirë këtu edhe 99 procedura aktive parahetimore, në këtë Prokurori Publike në këtë moment punohet në gjithsej 53 lëndë, prej të cilave 48 janë lëndë të formuara mbi baza të kallximeve penale prej parashtuesëve, ndërsa 5 të formuarat në bazë të iniciativave personale janë mbyllur. Në punë gjithsej janë 182 lëndë prej të cilave 128 janë procedura parahetimore aktive të formuara sipas iniciativës personale.
PSP ju adresohet edhe hetimeve të cilat i ka hapur në këtë periudhë gjashtëmujore:
Në periudhën prej 15 shtatorit të vitit 2017 deri me 15 mars të vitit 2018 kjo Prokurori Publike hapi 7 procedura hetimore të reja, kundër 17 personave fizik. Nëse shihet struktura e veprave penale dhe në hapjen e procedurave të reja në periudhën raportuese është evidente se numri më i madh i veprave penale në të cilat në këtë Prokurori janë veprat penale të kapitullit XXX të Kodit Penal – vepra penale kundër detyrës zyrtare – shton Janeva.
NJË NUMËR I MADH I BISEDAVE PRIVATE
Duke parë treguesit sistematik vërehet se PSP është zgjeruar edhe në përpunimin e audio-materialeve prej bisedave të përgjuara telefonike. Parametri që tregon për madhësinë e veprave kundërligjore të kryera në Maqedoni, është numri i bisedave të përgjuara, por më shumë pasi PSP ka klasifikuar dhe përpunuar, numri i madh i bisedave telefonike privare.
Së bashku me datën e dorëzimit të këtij raporti është analizuar përmbajtja e 515 572 materialeve-audio, gjegjësisht në përpunim janë 85% e numrit të përgjithshëm e audio-materialve me të cilat disponon kjo prokurori me çka janë përpunuar 1784 transkripte ku mbi baza të bisedave të përgjuara ekziston indikacioni për vepra të kryera penale…Dhe përgjatë periudhës së raportit të pestë vazhdon procesi i ndarjes së bisedave private prej bisedave të cilat përpunohet. Prej numrit të përgjithshëm të bisedave të analizuara 515 572, janë ndarë 193 753 audio materiale për të cilat vërtetohet se bëhet fjalë për biseda të përgjuara.
Vetëm kjo e dhënë tregon se sa shumë janë shkelur të drejtat e njeriut në vend. Ka qytetarë kanë qenë të ekspozuar kundrejt rrënimit të privatësisë së tyre, nga dhe del, përsëri motivi i “Përgjuesit” për kryerjen e veprës penale.
I gjithë raporti i PSP-së për këtë periudhë prej 15 shtatorit të vitit 2017 deri në mars të vitit 2018 mund të lexohet KËTU.
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari