Rruga “Dame Gruev” nuk u shndërrua në bulevard

 Projekt: Ndërtimi i bulevardit “Dame Gruev” 

Përshkrim i projektit: Zgjerimi i rrugës “Dame Gruev” dhe ndërtimi i bulevardit me 4 linja të komunikacionit prej QT “Paloma Bjanka” deri të Kuvendi i Republikës së Maqedonisë. Me realizimin e këtij projekti do të formohet zgjedhje përkatëse e trafikut për Unazën e vogël dhe do të hapet mundësia për shndërrimin e rrugës “Dimitrija Çupovski” në zonë për këmbësorët.  (Afati: viti 2016)

ARSYETIM:

Premtimi për ndërtimin e bulevardit “Dame Gruev” është premtim i parealizuar i kryetarit të Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski. Projekti është pjesë e programit parazgjedhor të VMRO-DPMNE-së për zgjedhjet lokale të vitit 2013-2017, të titulluar si “Vepra të reja për zhvillim të ri, vepra të reja për një Shkup më të mirë!” (faqe 55).  

Ideja e projektit për ndërtimin e bulevardit “Goce Dellçev” është riorganizimi i komunikacionit dhe rruga te “Rekord” të rregullohet si vend për këmbësorët, projekt i cili është planifikuar me Planin e përgjithshëm urbanistik të përpunuar nga arkitekti Kenzo Tange.

Ndërtimi i bulevardit krah Murrit të qytetit, përmes zgjerimit të rrugës “Dame Gruev”, siç transmetoi “Plusinfo” me 21.11.2014, Trajanovski në atë kohë e lajmëroi në emisionin “Jadi burek”. Me ç’rast ishte mysafir në emision, i pari i qytetit theksoi se tërhiqet nga ideja e komunikacionit nëntokësor i cili duhet që të lidhet me bulevardin “Goce Dellçev” te qeveria me bulevardin “Koço Racin” te “qendra Vero”.

Heq dorë nga komunikacioni nëntokësor, sepse edhe ashtu do të ishte e shtrenjtë ndalimi i kolektorëve kryesorë atmosferik.Nga ana tjetër, me ndërtimin e zonës për këmbësorë në Unazën e vogël, kjo as nuk do të jetë e rëndësishme – deklaroi kryetari gjatë vizitës së tij në emisionin “Jadi burek”. 

Me 26.02.2016, portali Skopjeinfo, informoi se është shkruar konkurs për përpunimin e projektit për infrastrukturë me të gjithë fazat për rrugën “Dame Gruev”, që nga udhëkryqi me rrugën “Dimitrija Çupovski” dhe rrugën “VMRO” deri të rruga “11 Tetori” dhe rruga “Filipi i II i Maqedonisë”.

Nga qyteti kanë vlerësuar se përpunimi i projektit do të kushtojë rreth 5.000 euro. 

Me 20.04.2017, portali Kalimero, duke transmetuar tekstin e “Utrinski vesnik”, publikoi se rruga “Dame Gruev”  ende nuk u shndërrua në bulevard.

Edhe pothuajse një viti nuk ka asgjë të re me projektin për zgjerimin e rrugës “Dame Gruev”. Pushteti lokal ende siguronë dokumentacionin e nevojshëm, ndërsa në fillimi duhet të vendoset se si do të rregullohet problemi me ndërtesën në “Makoteks”, pjesët e të cilës pengojnë për zgjerimin e rrugës.  

“Vërtetmatësi” ju drejtua Qytetit të Shkupit me pyetjen se, deri ku janë më procedurën e projektit për zgjerimin e rrugës “Dame Gruev”. Prej aty na u përgjigjën se për këtë çështje punohen më shumë studime:

Projekti për zgjerimin e rrugës “Dame Gruev”  bëhet me qëllim të një alternative të re në komunikacion dhe mundësinë e shndërrimit të një pjese të rrugës “Dimitija Çupovski” në zonë për këmbësorë. Me qëllim të realizimit të këtij projekti Qyteti i Shkupit është në fazën e realizmit të disa studimeve, vlerësimeve për mënyrën e mënjanimit të objektit ose një pjese të objektit që gjendet në linjën për zgjerim (“Makoteks”  te kafe bari Korzo). Ky projekt është në fazën e projektimit, pas të cilit do t’i qasemi realizmit të fazave të ngelura për zgjerim, theksuan nga Qyteti.

Duke pasur parasysh gjithë këtë, si dhe faktin se mandati i kryetarit Trajanovski formalisht ka sa skaduar në maj, mund të arrihet në përfundim se premtimi i tij për ndërtimin e bulevardit “Dame Gruev” është i parealizuar. 

 

BURIME:

 

Vlerësoi: Ana Anastasovska


Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *