Rruga “Dame Gruev” nuk u shndërrua në bulevard
Projekt: Ndërtimi i bulevardit “Dame Gruev”
Përshkrim i projektit: Zgjerimi i rrugës “Dame Gruev” dhe ndërtimi i bulevardit me 4 linja të komunikacionit prej QT “Paloma Bjanka” deri të Kuvendi i Republikës së Maqedonisë. Me realizimin e këtij projekti do të formohet zgjedhje përkatëse e trafikut për Unazën e vogël dhe do të hapet mundësia për shndërrimin e rrugës “Dimitrija Çupovski” në zonë për këmbësorët. (Afati: viti 2016)
ARSYETIM:
Premtimi për ndërtimin e bulevardit “Dame Gruev” është premtim i parealizuar i kryetarit të Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski. Projekti është pjesë e programit parazgjedhor të VMRO-DPMNE-së për zgjedhjet lokale të vitit 2013-2017, të titulluar si “Vepra të reja për zhvillim të ri, vepra të reja për një Shkup më të mirë!” (faqe 55).
Ideja e projektit për ndërtimin e bulevardit “Goce Dellçev” është riorganizimi i komunikacionit dhe rruga te “Rekord” të rregullohet si vend për këmbësorët, projekt i cili është planifikuar me Planin e përgjithshëm urbanistik të përpunuar nga arkitekti Kenzo Tange.
Ndërtimi i bulevardit krah Murrit të qytetit, përmes zgjerimit të rrugës “Dame Gruev”, siç transmetoi “Plusinfo” me 21.11.2014, Trajanovski në atë kohë e lajmëroi në emisionin “Jadi burek”. Me ç’rast ishte mysafir në emision, i pari i qytetit theksoi se tërhiqet nga ideja e komunikacionit nëntokësor i cili duhet që të lidhet me bulevardin “Goce Dellçev” te qeveria me bulevardin “Koço Racin” te “qendra Vero”.
Heq dorë nga komunikacioni nëntokësor, sepse edhe ashtu do të ishte e shtrenjtë ndalimi i kolektorëve kryesorë atmosferik.Nga ana tjetër, me ndërtimin e zonës për këmbësorë në Unazën e vogël, kjo as nuk do të jetë e rëndësishme – deklaroi kryetari gjatë vizitës së tij në emisionin “Jadi burek”.
Me 26.02.2016, portali Skopjeinfo, informoi se është shkruar konkurs për përpunimin e projektit për infrastrukturë me të gjithë fazat për rrugën “Dame Gruev”, që nga udhëkryqi me rrugën “Dimitrija Çupovski” dhe rrugën “VMRO” deri të rruga “11 Tetori” dhe rruga “Filipi i II i Maqedonisë”.
Nga qyteti kanë vlerësuar se përpunimi i projektit do të kushtojë rreth 5.000 euro.
Me 20.04.2017, portali Kalimero, duke transmetuar tekstin e “Utrinski vesnik”, publikoi se rruga “Dame Gruev” ende nuk u shndërrua në bulevard.
Edhe pothuajse një viti nuk ka asgjë të re me projektin për zgjerimin e rrugës “Dame Gruev”. Pushteti lokal ende siguronë dokumentacionin e nevojshëm, ndërsa në fillimi duhet të vendoset se si do të rregullohet problemi me ndërtesën në “Makoteks”, pjesët e të cilës pengojnë për zgjerimin e rrugës.
“Vërtetmatësi” ju drejtua Qytetit të Shkupit me pyetjen se, deri ku janë më procedurën e projektit për zgjerimin e rrugës “Dame Gruev”. Prej aty na u përgjigjën se për këtë çështje punohen më shumë studime:
Projekti për zgjerimin e rrugës “Dame Gruev” bëhet me qëllim të një alternative të re në komunikacion dhe mundësinë e shndërrimit të një pjese të rrugës “Dimitija Çupovski” në zonë për këmbësorë. Me qëllim të realizimit të këtij projekti Qyteti i Shkupit është në fazën e realizmit të disa studimeve, vlerësimeve për mënyrën e mënjanimit të objektit ose një pjese të objektit që gjendet në linjën për zgjerim (“Makoteks” te kafe bari Korzo). Ky projekt është në fazën e projektimit, pas të cilit do t’i qasemi realizmit të fazave të ngelura për zgjerim, theksuan nga Qyteti.
Duke pasur parasysh gjithë këtë, si dhe faktin se mandati i kryetarit Trajanovski formalisht ka sa skaduar në maj, mund të arrihet në përfundim se premtimi i tij për ndërtimin e bulevardit “Dame Gruev” është i parealizuar.
BURIME:
- Предизборна програма на ВМРО-ДПМНЕ за локалните избори 2013-2017 година – „Нови дела за нов напредок, нови дела за подобро Скопје!“ (стр.55) [Пристапено на 03.08.2017]
- Плусинфо (21.11.2014) – Подземната сообраќајница отиде во ветар, ја смени нов булевар [Пристапено на 03.08.2017]
- Скопјеинфо (26.02.2016) – „Даме Груев“ ќе стане булевар [Пристапено на 04.08.2017]
- Калимеро (20.04.2017) – „Даме Груев“ никако да стане булевар [Пристапено на 03.08.2017]
Vlerësoi: Ana Anastasovska
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari