Presidenti nuk mund të shfuqizojë ligje dhe marrëveshje ndërkombëtare, aq më pak, të shpall zgjedhje

Фото: facebook.com/filip.t. petrovski

 

Filip Petrovski së fundmi dha deklaratë me të cilën kërkon nga qytetarët të mbështetin kandidaturën e tij presidenciale dhe të japin nënshkrimin e tyre në zyrat rajonale të Komisionit Shtetëror Zgjedhor. Në këtë publikim ai përmend edhe veçoritë themelore për të cilat zotërohet se nëse mbledh 10.000 nënshkrimet e nevojshme dhe të merr besimin e presidentit të ardhshëm, në të cilat është janë thënë edhe të pavërteta. 

  1. Shfuqizimi i Marrëveshjes së Prespës për ndryshimin e emrit
  2. Shfuqizimi i dygjuhësisë 
  3.  Kthimi i rregullave shtetërore sipas parimeve të Ilindenit dhe Asnomit
  4. Shpallje të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare 

[Burimi: Deklaratë e Filip Petrovski , data: shkurt-mars 2019]

ARSYETIM:

Të gjithë këto veçori janë jashtë kompetencave, të caktuara sipas Kushtetutës së shtetit, ashtu që ai nuk ka mekanizimin që të intervenojë ashtu siç Filip Petrovski zotohet.

Marrëveshja e Prespës, mbi baza të të cilës është janë bërë ndryshime kushtetuese dhe është ndryshuar emri i shtetit është marrëveshje ndërkombëtare, dhe presidenti i shtetit nuk ka kompetenca të ndryshojë ose të shfuqizojë. Në pajtim me Nenin 118 nga Kushtetuta.

Marrëveshjet ndërkombëtare që ratifikohen në pajtim me Kushtetutën janë pjesë e rendit të brendshëm ligjor dhe nuk mund të ndryshohen me ligj. 

Po ashtu, presidenti nuk ka kompetenca që të ndryshojë ose të shfuqizojë Ligje për përdorimin e gjuhëve me të cilin gjuha shqipe bëhet gjuha e dytë zyrtare në shtet, të ndryshojë rendin shtetëror, aq më pak të shpall zgjedhje parlamentare. Ndryshimet kushtetuese dhe ligjore si dhe shpallja e zgjedhjeve hynë nën kompetenca të Kuvendit.

E gjithë kjo mund të verifikohet nëse shihet e Drejta dhe detyrimet e Presidentit të caktuara me Kushtetutë. Ashtu, për shembull, në mënyrë specifike është theksuar se Presidenti i Republikës është komandat i lartë i forcave të armatosura (neni 79). Ai është edhe president i Këshillit të sigurisë në Republikën e Maqedonisë dhe emërton tre anëtarë në Këshill (neni 86). Në nenin 84, thuhet se:

Presidenti i Republikës së Maqedonisë:

  • jep mandatin për përbërjen e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë; 
  • i cakton dhe tërheq ambasadorët dhe deputetët e Republikës së Maqedonisë jashtë vendit; 
  • i pranon letrat akredituese dhe rikujton letrat e përfaqësuesve të lartë diplomatik; 
  • propozon dy gjykatës në Gjykatën Kushtetuese në Republikën e Maqedonisë;
  • propozon dy anëtarë në Këshillin Gjyqësor në Republikën e Maqedonisë; 
  •  emëron tre anëtarë në Këshillin e Sigurisë në Republikën e Maqedonisë;
  • emëron dhe shkarkon edhe bartës të tjerë në funksionet shtetërore të vërtetuara me Kushtetutë dhe me Ligj;
  • ndan dekorata dhe mirënjohje në pajtim me ligjin; 
  • amniston në pajtim me ligjin dhe 
  • kryen funksione të tjera të caktuara me Kushtetutë. 

Ashtu që, katër zotimet e Petrovskit në praktik nuk janë të mundshme që të zbatohen, gjë që është sinjal që të njejtat nuk mund të realizohen, gjegjësisht të pavërteta. 

 

BURIME:

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.