Presidenti nuk mund të shfuqizojë ligje dhe marrëveshje ndërkombëtare, aq më pak, të shpall zgjedhje
Filip Petrovski së fundmi dha deklaratë me të cilën kërkon nga qytetarët të mbështetin kandidaturën e tij presidenciale dhe të japin nënshkrimin e tyre në zyrat rajonale të Komisionit Shtetëror Zgjedhor. Në këtë publikim ai përmend edhe veçoritë themelore për të cilat zotërohet se nëse mbledh 10.000 nënshkrimet e nevojshme dhe të merr besimin e presidentit të ardhshëm, në të cilat është janë thënë edhe të pavërteta.
- Shfuqizimi i Marrëveshjes së Prespës për ndryshimin e emrit
- Shfuqizimi i dygjuhësisë
- Kthimi i rregullave shtetërore sipas parimeve të Ilindenit dhe Asnomit
- Shpallje të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare
[Burimi: Deklaratë e Filip Petrovski , data: shkurt-mars 2019]
ARSYETIM:
Të gjithë këto veçori janë jashtë kompetencave, të caktuara sipas Kushtetutës së shtetit, ashtu që ai nuk ka mekanizimin që të intervenojë ashtu siç Filip Petrovski zotohet.
Marrëveshja e Prespës, mbi baza të të cilës është janë bërë ndryshime kushtetuese dhe është ndryshuar emri i shtetit është marrëveshje ndërkombëtare, dhe presidenti i shtetit nuk ka kompetenca të ndryshojë ose të shfuqizojë. Në pajtim me Nenin 118 nga Kushtetuta.
Marrëveshjet ndërkombëtare që ratifikohen në pajtim me Kushtetutën janë pjesë e rendit të brendshëm ligjor dhe nuk mund të ndryshohen me ligj.
Po ashtu, presidenti nuk ka kompetenca që të ndryshojë ose të shfuqizojë Ligje për përdorimin e gjuhëve me të cilin gjuha shqipe bëhet gjuha e dytë zyrtare në shtet, të ndryshojë rendin shtetëror, aq më pak të shpall zgjedhje parlamentare. Ndryshimet kushtetuese dhe ligjore si dhe shpallja e zgjedhjeve hynë nën kompetenca të Kuvendit.
E gjithë kjo mund të verifikohet nëse shihet e Drejta dhe detyrimet e Presidentit të caktuara me Kushtetutë. Ashtu, për shembull, në mënyrë specifike është theksuar se Presidenti i Republikës është komandat i lartë i forcave të armatosura (neni 79). Ai është edhe president i Këshillit të sigurisë në Republikën e Maqedonisë dhe emërton tre anëtarë në Këshill (neni 86). Në nenin 84, thuhet se:
Presidenti i Republikës së Maqedonisë:
- jep mandatin për përbërjen e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë;
- i cakton dhe tërheq ambasadorët dhe deputetët e Republikës së Maqedonisë jashtë vendit;
- i pranon letrat akredituese dhe rikujton letrat e përfaqësuesve të lartë diplomatik;
- propozon dy gjykatës në Gjykatën Kushtetuese në Republikën e Maqedonisë;
- propozon dy anëtarë në Këshillin Gjyqësor në Republikën e Maqedonisë;
- emëron tre anëtarë në Këshillin e Sigurisë në Republikën e Maqedonisë;
- emëron dhe shkarkon edhe bartës të tjerë në funksionet shtetërore të vërtetuara me Kushtetutë dhe me Ligj;
- ndan dekorata dhe mirënjohje në pajtim me ligjin;
- amniston në pajtim me ligjin dhe
- kryen funksione të tjera të caktuara me Kushtetutë.
Ashtu që, katër zotimet e Petrovskit në praktik nuk janë të mundshme që të zbatohen, gjë që është sinjal që të njejtat nuk mund të realizohen, gjegjësisht të pavërteta.
BURIME:
- Проглас на Филип Петровски – [Пристапено на: 03.2019]
- Веб-страница на Собранието: УСТАВ [Пристапено на: 20.02 2019]
- Веб-страница на Претседателот: Права и должности на Претседателот утврдени со Уставот и законите [Пристапено на: 20.02 2019]
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari