Përfundimisht u pastrua deponia në fshatin Gllogjë

Foto: Оштина Теарце Komuna e Tearcës.

 

Premtim:  Pastrimi i deponisë së egër në fshatin Gllogjë (Afati: Tre muajt e parë të mandatit të kryetarit të Komunës së Tearcës)

[Burimi: TV 21 – Debati Parazgjedhor; Data: 06.10.2017]

 

ARSYETIM:

Gjatë debatit parazgjedhor të mbajtur me 6 tetor të vitit 2017, kryetari i Komunës së Tearcë, Isen Asani, premtoi pastrimin e deponisë në fshatin Gllogje në tre muajt e parët të mandatit, që do të thotë diku ka janari i vitit 2018. Ky premtim zgjedhor është realizuar, por me vërejtje se është realizuar me shkelje të dukshme të afatit të projektuar zgjedhor, kështu që në vend që pastrimi i deponisë të ndodh ne janar, ndodhi në tetor të këtij viti (2018).

Në mes fshatrave Gllogje dhe Dobroshë, në fund të verës në vitin 2015 u sollën mbeturinat e vërshimeve të fshatit Poroj, si zgjidhje alternative e pastrimit të lumit në fshatin Poroj dhe vërshimeve në fshatin Xhepçisht. Që atëherë, pas reagimeve të qytetarëve, qeveritë lokale në Tearcë premtuan se kjo doponi do të pastrohet.

Në debatin e përmendur në zgjedhjet lokale, Asani atëherë si kandidat për kryetarë komune deklaroi:

Në deponinë në vendin Paravishte ka materiale të hedhura nga vërshimet në Poroj, ne kemi marrëveshje me Ministrinë e Ekologjisë që ajo deponi të pastrohet, dhe për këtë kemi sigurinë e Ministrisë dhe kjo do të ndodh në tre muajt e parë. 

Dy muaj pas zgjedhjeve, më konkretisht me 22.12.2017, Asani për mediumet deklaroi si në vazhdim:

Ne jemi drejtuar me kërkesë Qeverisë dhe Ministrisë së Ekologjisë dhe kemi marrë përgjigje se me këtë çështje do të merret Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim dhe ne kemi kërkuar që të ndahen 10 tonë naftë, sepse si komunë nuk kemi kapacitet që të bëjmë nivelizimin e deponisë…

Pas kësaj edhe ministri i Vetëqeverisjes lokale, Suhejl Fazliu reagoi dhe tha:

Mund t’ju them se çështja e deponive tanimë ka kaluar si temë në nivel të qeverisë ku qeveria realisht merret me gjetjen e një zgjidhje përfundimtare për deponitë në nivel nacional. Ne mendojmë se së padi duhet të analizohet nëse rajonet kanë kapacitet që të gjejnë zgjidhje, ose kjo duhet të kalojë në kompetencat e qeverisë qendrore, që përfundimisht të gjendet zgjidhje. 

Banorët e fshatrave Gllogje dhe Dobrosht, veçanërisht fshatarët që jetojnë në afërti të deponisë, disa herë reaguan dhe kërkuan nga qeveritë lokale që sa më shpejtë të zgjidhet problemi me të.

Me 19.10.2018 kryetari i Komunës Asani në Facebook publikoi informacion për pastrimin e deponisë së egër, në të cilin thuhet:

Komuna e Tearcës, ne bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit Jetësorë dhe Planifikimit Hapësinorë, realizuan pastrimin e tërësishëm të deponisë jo-legale ndërmjet fshatit Dobrosht dhe fshatit Gllogje, te njohur si “Paravishte”….

Në informacionin e njëjtë janë publikuar edhe fotografi për punën në terren.

Pas kontrollit në vendngjarje, mund të konstatohet se kjo deponi e egër është pastruar dhe tashmë nuk hidhen mbeturina në këtë vend.

Duke pasur parasysh se informacionet e lartpërmendura, premtimi se në bashkëpunim me Ministrinë e Ekologjisëdo të pastrohet deponia në fshtainë Gllogjë, e vlerësojmë si të realizuar, me vërejtjen se është realizuaf me vonesë të madhe prej afatit zgjedhor.

 

***Vërejtje

“Vërtetmatësi” me 14 shkurt të vitit 2018 realizoi verifikimin e këtij premtimi të kryetarit të Komunës së Tearcës, Isen Azani dhe duke pasur parasysh se deponia atëherë nuk ishte pastruar, premtimi u vlerësua si i parealizuar. 

BURIME:

 

Vlerësoi: Drilon Saliu

 


Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.