Nuk ka transport pa pagesë për të rinjtë e papunësuar deri në 29 vjet

Foto: jsp.com.mk

 

PREMTIM: TRANSPORT PUBLIK PAPAGESË

Do të subvencionojmë transportin publik për të gjithë të rinjtë e papunë deri më 29 vjet, për shkak mobilitetit të tyre të madh, mes tjerash, për kërkim punë në mënyrë aktive.

  [BURIMProgrami parazgjedhor i LSDM „Plani për jetë“, faqe 129 , data: dhjetor 2016]

 

ARSYETIM:

Premtimi i LSDM-së dhënë gjatë zgjedhjeve të parakohshme zgjedhore (dhjetor 2016) se për të rinjtë e pa punë deri në moshë 29 vjeçare di të kenë transport publik të subvencionuar (18.07.20187), nuk është realizuar. 

Ky premtim zgjedhor i Lidhjes Socialdemokrate është pjesë e programit të tyre zgjedhor, në kapitullin e quajtur “Ardhmëri evropiane dhe jetë cilësore”, më sakët në nënkapitullin i cili mban titullin: “Ndërtimi i sferave kyçe në shoqëri sipas modelit evropian”. 

Në temën: “Fokusi i të rinjve” janë përfshirë masat e parapara për përmirësimin e statusit të të rinjve në shoqëri, të radhitura në rubrikën e quajtur “Plani ynë”. Këtu janë përfshirë 22 masa përmes të cilave socialdemokratët i kanë paraparë që të mund të përmirësojnë perspektivat jetësore të të rinjve në Republikën e Maqedonisë, me çka një pjesë e tyre, për shembull, programi i quajtur “Siguri për të rinjtë”, kanë të bëjnë me masat për punësim të të rinjve. Si një prej masave për lehtësim të punësimit, u premtua mundësia për transport publik pa pagesë për personat e papunë deri në 29 vjet  me qëllim, ashtu siç thuhet në program, kjo masë të mundësojë mobilitet të tyre më të madh, mes tjerash, edhe për kërkim punë në mënyrë aktive. 

Verifikimin të cilin e bëri “Vërtetmatësi”, dhe i cili ka të bëj me këtë premtim parazgjedhor të LSDM-së shfaqi këtë: në Programin e Qeverisë në Republikën e Maqedonisë për periudhën 2017-2020 ekziston kapitull me titullin: Mbështetja e të rinjve (faqe 33), ku janë përfshirë më shumë masa për përmirësimin e jetës së të rinjve, por ideja për transport publik pa pagesë për personat e pa punë deri në 29 vjet nuk përmendet askund. E njëjta vlen edhe për Planin Operativ në Ministrinë për Punë dhe Politik Sociale për programe aktive dhe masa për punësim dhe shërbime në tregun e punës për vitin 2018, të titulluar Mundësi për të gjithë, në të cilin, në faqe 31, ju elaborohen aktivitete e parapara dhe mjetet për realizimin e tyre, është elaboruar edhe në programin e ashtuquajtur “Siguri për të rinjtë”, por edhe në mesin e masave të cilat ai program i parasheh nuk është përfshirë mundësia për subvencionim të transportit publik për këtë kategori të qytetarëve. Kjo masë nuk ekziston as edhe në njërin prej të dy dokumenteve.

Verifikimi i përmbajtjeve të mediumeve treguan të njëjtën – nuk ka të dhëna se kjo mas është promovuar nga ana e qeverisë as në nivel shtetëror, as në nivel të ndonjë njësie të vetëqeverisjes lokale. Gjatë kësaj, masat për shfrytëzim të autorizuar të transportit publik në Qyteti e Shkupit, si pjesë e programit të vetëqeverisjes lokale, të cilat ekzistojnë prej shumë vitesh, zbatohen edhe përgjatë vitit 2018, por ato kanë të bëjnë me tjetër kategori të qytetarëve – personave që kanë probleme me shikimin, dëgjimin, persona me lëndime më të lehta, persona me aftësi të kufizuar, persona me sëmundje të veshkës, si dhe invalid pune, invalid pensionit dhe invalid të luftës, por edhe për të rinjtë qytetar të papunë.

Për këtë , mund të vlerësohet se premtimi për transport publik pa pagesë për të rinjtë deri më 29 vjet me qëllim të mobilitetit të tyre më të madh gjatë kërkimit të punës, dhënë në: Programin zgjedhor të LSDM “Plani për jetë”, nuk është realizuar. 

 

BURIME:

 

Vlerësoi: Jugosllava Dukovska