Nuk ka pasur konsensus për ndryshimin e Kushtetutës

Foto: META

 

Në përballjen e dytë televizive në RTMV me kandidatët për president Gordana Silljanovska Davkova dhe Stevo Pendarovski, në debatin rreth Marrëveshjes së Prespës dhe ndryshimit të Kushtetutës, me çka edhe pjesa më e rëndësishme e marrëveshjes u  impulementua, kandidati presidencial Stevo Pendarovski në një moment thotë të pavërtetën, duke pretenduar se për këtë marrëveshje ka pas konsensus:

 

[BURIMIE: Debati TV i Pendarovski dhe SIlljanovska Davkova për RTMV  – data, 25.04.2019]

 

ARSYETIM:

Pendarovski tha diçka të ngjashme me termin konsensual, të përdorur gabimisht për kandidurën e tij presidenciale (BDI dhe LSDM), siç edhe u imponua në opinion prej dy partive që para se të zgjidhet kandidat. Ai në TV debatin me Gordana Silljanovska Davkova, përdori fjalën e njëjtë “konsensus” aty ku nuk e ka vendin, duke thënë një të pavërtetë.

Më saktë, ngjarjet për ndryshimin e Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së atëhershme, në çka emri u ndryshua në Republika e Maqedonisë Veriore, nuk ishin të para shumë kohëve që opinioni të mos mbaj mend se ma çfarë dramatike u siguruan 80 vota të parlamentarëve. Ajo dramatikë zgjati prej 20 tetorit të vitit 2018 deri me 11.01.2019, kur edhe në Kuvend përfundoi miratimi i Kushtetutës së re.

Shumica parlamentare e LSDM dhe BDI-së, e mbështetura nga PDSH, Aleanca për Shqiptarët, partitë që dolën nga BESA, kishte siguruar 71 deputetë të cilët ishin të pajtimit që Marrëveshja e Prespës të implementohet me ndryshime Kushtetuese në vend. Sigurimi i 9 votave të tjera të mbetura u zhvilluar përmes disa negociatave torturuese me deputetët, para së gjithash me grupin e deputetëve të dikurshëm të VMRO-DPMNE-së prej 51 deputetëve por edhe me Ligjin për amnisti të ngjarjeve të “27 prillit”, arritën të sigurojnë 8 deputetë të VMRO-DPMNE-së, me çka u arrit numri i 79 deputetëve.

Vota më e zëshme ka qenë e deputetit Panço Minov nga GROM, i cili gjatë votimit të parë për nevojat e miratimit të ndryshimeve në Kushtetutë nuk votoi dhe në momentin e votimit u çua dhe shkoi përkrah murrit të ulëseve të deputetëve me 43 deputetët e tjetër të VMRO-DPMNE-së.

Prej kur u votuan ndryshime ligjore, këto 8 deputetë të VMRO-DPMNE-së që votuan për to, u përjashtuan nga partia dhe nga grupi i deputetëve, u sulmuan në opinion si tradhtarë, ndërsa forcat policore gjatë kohë kanë ruajtur shtëpitë e tyre.

Kuvendi ka 120 deputetë. Nëse 80 prej tyre kanë votuar edhe atë në një debat aq të ashpër në Kuvend (dhe në gjithë shoqërinë) dhe me aq shumë vështirësi siç ka qenë miratimi i ligjit të posaçëm për amnisti nën “shenjën” e pajtimit për 27 prillin, atëherë kjo nuk mund të quhet konsensus. Përderisa grupi prej 43 deputetëve nga rradhët e VMRO-DPMNE-së ka qenë kundër gjithë procesit, paraqet një pjesë shumë të rëndësishme në trupin votues në vend.

Prej këtu, deklarata e Pendarovskit se ndryshimet në Kushtetutë janë miratuar me konsensus, është e pavërtetë. 

 

BURIME:

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.