Nikolla Popovski: Fillimi i bisedimeve për anëtarësim me KE-në

“Komisioni Evropian është i gatshëm t’i përkrahë reformat e Maqedonisë me një seri aktivitetesh, në mes tjerash edhe me fillimin e dialogut të lartë për anëtarësim, që është paralajmëruar për fillimin e javës së ardhshme, me qëllim që t’i intensifikojë integrimet evropiane dhe dialogun me Komisionin Evropian në prag të samitit të ardhshëm të BE-së.” [Data: 21.12.2011 | Burimi: Kanal 5]

Arsyetim:

Sipas informatave që janë në dispozicion, që në prill të këtij viti, gjatë vizitës së Barosos dhe Files në Ohër (9 prill) paralajmërohet fillimi i dialogut të lartë për anëtarësim, por tani, thuajse 8 muaj më vonë, ky dialog nuk ka filluar ende. Me këtë vizitë të ministrit në Bruksel, përsëri paralajmërohet fillimi i këtij dialogu, që do të thotë se përsëri paralajmërohet e njëjta gjë, edhe pse që nga hera e parë kur u paralajmërua kjo, kanë kaluar muaj të tërë, që do të thotë se asgjë nuk është realizuar. [Аzhurnuar më: 28.12.2011]

Maqedonia e filloi dialogun për anëtarësi në nivel të lartë me Bashkimin Evropian [Аzhurnuar më: 02.04.2012]

Linke: