Është shfuqizuar këshilli për verifikimin e fakteve dhe përgjegjësive të gjykatësve
Do të shfuqizojmë Këshillin për verifikimin e fakteve dhe ngritjen e procedurave për verifikim të përgjegjësive të gjykatësit.
[BURIMI: Programi parazgjedhor i LSDM-së „Plani për jetë“, faqe 232 , data: dhjetor 2016]
ARSYETIM:
Gjatë kohës së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare (dhjetor 2016) LSDM premtoi edhe se do të shfuqizojë këshillin për verifikimin e fakteve dhe ngritjen e procedurave për verifikim të përgjegjësisë te gjykatësit. Ky premtim zgjedhor i socialdemokratëve, dhënë në programin e tyre zgjedhor: “Plani për jetë në Maqedoni“, në “Plani 180 – reforma urgjente me prioritet në qeverinë e re në 6 muajt e parë”, në pjesën “Drejtësi, siguri, kontroll i qeverisë” (faqe 232), është realizuar.
Në janar të këtij viti (2018) Kuvendi i RM-së shfuqizoi Këshillin për verifikimin e fakteve, i cili u formua në shkurt të vitit 2015 kur për këtë qëllim u miratua ligj i posaçëm. Në seancën e mbajtur me 11 janar (2018) parlamenti me propozim të Qeverisë miratoi Ligjin për përfundimin e vlefshmërisë së ligjit për këshillin për verifikim të fakteve dhe ngritjen e procedurave për verifikim të përgjegjësisë te gjykatësit, me çka ai edhe u publikua në “Gazetën zyrtare”. Sipas arsyetimit të propozuesit (Qeverisë):
Praktika ka treguar se formimi i një trupi të këtillë profesional për ngritjen e procedurave për verifikimin e përgjegjësisë së gjykatësve, nuk e kanë realizuar qëllimin e themelimit, por përkundrazi, i njëjti është formuar duke mos u bërë analizë e plotë e mungesave në Ligjin për këshill gjyqësor gjë që ja rezultuar me raport negativ nga institucionet ndërkombëtare, përfshirë këtu edhe vërejtjet e Komisionit të Venecias.
Me 28 dhjetor të vitit 2017, Kuvendi miratoi ndryshimet në Ligjin për Këshillin gjyqësor. Qëllimi i këtyre ndryshimeve është që të hidhet kompetenca të cilin e kishte këshilli për verifikim të fakteve në Këshillin gjyqësor.
Se është shfuqizuar ky trup në sistemin gjyqësor është theksuar edhe në llogaridhënien për punën e Qeverisë në vitin e partë të mandatit të saj (të prezantuar me 30.05.2018), ku në faqen 13 thuhet:
U shfuqizua Këshilli për verifikimin e fakteve dhe ngritjen e procedurave për verifikim të përgjegjësisë disiplinuese të gjykatësve, ndërsa u kthye kompetenca e Këshillit gjyqësor në Republikën e Maqedonisë
BURIME:
- Предизборна програма на СДСМ (2016) „План за живот“,стр.232 [Пристапено на 16.08.2018]
- Влада на Репубилка Македонија: 365 промени за подобар живот на сите граѓани (стр.13) [Пристапено: 16.08.2018]
- Тајм.мк (16.11.2017): Владата го укина Советот за утврдување факти [Пристапено: 16.08.2018]
- МКД (16.11.2017): Владата предлага укинување на Советот за утврдување на факти [Пристапено: 16.08.2018]
- Тајм.мк (28.12.2017): Собранието ги донесе измените на Законот за Судски совет [Пристапено: 16.08.2018]
- Радио Слободна Европа (28.12.2018):Собранието ги донесе измените на Законот за Судски совет [Пристапено: 16.08.2018]
- Тајм.мк (11.01.2018): Собранието го укина Советот за утврдување факти и одговорност кај судиите [Пристапено: 16.08.2018]
- Макфакс (11.01.2018): Собранието го укина Советот за утврдување факти и одговорност кај судиите [Пристапено: 16.08.2018]
- Правдико (12.02.2015): Закон за советот за утврдување факти и покренување на постапка за утврдување одговорност за судија [Пристапено: 16.08.2018]
- Собрание на РМ – Предлог – закон за престанок на важењето на Законот за Советот за утврдување на факти и покренување на постапка за утврдување одговорност за судија, по скратена постапка [Пристапено: 16.08.2018]
- Академик (09.10.2017): Министерството за правда го објави текстот на законските измени за Судскиот совет и Законот за Советот за утврдување на факти [Пристапено: 16.08.2018]
Vlerësoi: Olivera Vojnovska
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari