Natasha Gaber-Damjanovska: Gjykatësja e cila me shumë guxim shprehu qendrimet e saja

Foto: ustavensud.mk

 

Drejtoresha e re e Akademisë për Gjykatës dhe Prokurorë publik “Pavel Shatev”, është prof. Dr. Natasha Gaber – Damjanovska. Ajo në publik para së gjithash është e njohur për atë se 16 herë u ka shprehur qendrimet e saj publikisht, për dallim nga kolegët e saj në Gjykatën Kushtetuese

 

Shkruan: Ljubomir Kostovski

 

Bordi drejtues në Akademinë për Gjykatës dhe Prokurorë publik “Pavel Shatev” emëroi prof. Dr. Natasha Gaber – Damjanovska si drejtoresh në Akademi. Të gjithë e njohim gjykatësen e zgjedhur, në veçanti gazetarët, për guximin e saj për t’i shprehur mendimet e veta në kushte kur Gjykata vepronte “në mënyrën unanime”. Prej funksioneve të rëndësishme të cilat i ka pasur gjithsesi e kemi në memorie si drejtoresh e Institutit për hulumtime sociologjike dhe politiko-ligjore.

Natasha Gaber-Damjanovska ka diplomuar në Fakultetin Juridik pranë Universitetit “Shën Kiril i Metodoj” – Shkup, në vitin akademik 1984/85, me sukses mesatar 9,14. Ka magjistruar në Fakultetin Juridik në Universitetin “Shën Krili dhe Metodij” – Shkup me punën e titulluar: “Roli i PASOK në lëvizjen socialiste në Republikën e Greqisë”, të mbrojtur në vitin 1990. Ka doktoruar në Institutin për hulumtime sociologjike dhe politiko-ligjore në Shkup në vitin 1995, me disertacionin me titull: Shumica në sistemin politik dhe vendimmarrja parlamentare”  dhe është dekoruar me titullin doktor shkencash në shkencat politike.

Në prill të vitit 1985 deri në tetor të vitit 2008 ka qenë e punësuar në Institutin për hulumtim sociologjike dhe politiko-ligjore në Shkup, ndërsa prej 7 tetorit të vitit 2008 është zgjedhur gjykatëse në Gjykatën Kushtetuese në Republikën e Maqedonisë.

Drejtoresha e re e Akademisë flet rrjedhshëm gjuhën angleze dhe atë greke, (kjo e dyta gjithsesi se i ka ndihmuar që ta përfundojë disertacionin  e magjistraturës), ndërsa ka njohur edhe të gjuhës frënge dhe italiane.

Në ngjarje kushtuar juristëve të rinj, duke folur për fillimet e saj në arsimin e lartë, ajo zbuloi dashurinë e saj ndaj së drejtës të cilën e ka trashëguar nga babai i saj, një prej themeluesve të Fakultetit Juridik “Justiniani i Parë”.

Jam rritur në një familje të ngritur intelektualisht. Gjatë kohës së arsimimit tim kam mësuar shumë gjuhë. Qasja deri te drejtësia, politika dhe literatura filozofike ka qenë një prej arsyet që të vendos për studimet ligjore. Kam pasur mbështetjen e familjes. Përderisa kam studiuar, kam studiuar për dije, dija është më e rëndësishme. Nuk besoj se që të jesh një jurist i mirë, duhet t’i kesh të gjithë dhjeta, përkundrazi, praktika ka dëshmuar se edhe studentët të cilët nuk i kanë pasur të gjithë dhjeta më tej janë dëshmuar si praktikues të mirë dhe jurist, theksoi Gaber-Damjanovski. 

Arsimi duhet të jetë cilësor. Shteti i cili nuk bazohet në cilësinë e arsimit, themelet e veta i vendos në rërë. Çdo herë ndërton sensibilitetin për respektimin e të drejtave të njeriut dhe mësoni prej kolegëve më të vjetër sepse përvoja është mësuesi më i mirë, theksoi atëherë profesoresha Gaber-Damjanovski. 

“Forca e shtatë” në veçanti ka qenë mënyra se si kjo gjykatëse ka mbrojtur të drejtën e gazetarëve që të informojnë prej seancave Kuvendare në RM, në rastin ku së bashku me disa ish deputetë opozitar, u dëbuan nga Parlamenti në dhjetor të vitit 2012.

Ajo në prill të vitit 2014 nuk u pajtua me kolegët e saj se Gjykata Kushtetuese duhet të refuzojë iniciativën e gazetarëve për ndodhitë e 24 dhjetorit të vitit 2012 në Kuvend. Atëherë gazetarët, mes të cilëve edhe kryetari i SHGM-së, Naser Selmani, kërkuan nga Gjykata që të vërtetojë se është shkelur akti më i lartë shtetëror, me çka deputetët në mediume u dëbuan nga galeria kuvendare gjatë kohës së incidentit.

Mendimi im i lirë ka të bëj me pamundësinë e deklarimit objektiv të çështjes, i cili mendoj se është rast specifik për të cilin duhet të merren parasysh të gjithë informacionet që sqarojnë të gjithë rrethanat ligjore dhe faktike lidhur me të. Duke pasur parasysh se informacionet, faktet dhe dëshmitë të cilat i ka pasur gjykata gjatë vendimit kanë qenë të natyrës së shkruar, vlerësoj se kanë qenë të pamjaftueshme që të merret dënim meritor dhe i matur. Njëkohësisht më vjen keq që gjykata nuk tregoi gatishmëri që të sqarohen dilemat përmes organizimit të diskutimit publik në të cilin do të fitohej një fotografi e qartë e gjendjes faktike dhe do të fitoheshin informacione të detajuara për ngjarjen prej të gjithë palëve të përfshira, shkroi gjykatësja atëherë 

Sipas asaj, të rikujtojmë, vendimi në vetvete ka qenë kontradiktor.

Së pari në mënyrë afirmative dhe gjerësisht analizuam lirinë e të shprehurit… por arritën në përfundim duke arsyetuar intervenimin (veprim i diskutueshëm) i sigurimit në parlament, të cilin e arsyetojnë me “siguri publike dhe mbrojtje nga parregullsitë e veprave penale, si dhe mbrojtjen e të drejtave të të tjerëve…” që është e vështirë një gjendje faktike e cila do të mbështeste këtë pikëpamje, ka shënuar Gaber-Damjanovska. 

Kjo tregon qendrimet e Gaber-Damjanovksa dhe sjelljet e saja për liritë dhe të drejtat që përkojnë me qëndrime moderne, liberale.

Edhe në raste të tjera ajo ndau qëndrim e vet edhe lejoi që në mënyrë diskrete të kritikojë kolegët e saj. Në një rast shkroi:

Vlerësoi se Gjykata Kushtetuese, duke pasur parasysh atë se vendimet e saja luajnë rol të madh në interpretimin e principeve kushtetuese dhe me zbatimin e tyre, me qëllim që sigurimi në harmoni me sundimin e të drejtës, gjatë elaborimit të vendimeve të veta posedon hapësirë diskrete të cilën duhet ta shfrytëzojë për një shpjegim më gjithëpërfshirës të dispozitave të kontestuara pavarësisht rezultatit evident të vetë rastit. Në këtë kuptim, do të doja të plotësojë vendimin e marr, deklaroi gjykatësja. 

Fundja, opinioni juridik e presekutoi aq shumë gjë që të gjithë mendimet e saja të lira i shtypi në një libër të veçantë – MCMS së bashku me projektin Mbështetje teknike për organizatat civile 2 – TASKO 2 publikoi botimin “Në mbrojtje të vlerave kushtetuese dhe civilizuese” të Dr. Natasha Gaber-Damjanovska. Publikimi është zgjedhje e një pjese të mendimeve rreth proceseve dhe vendimeve gjyqësore të gjykatëses kushtetuese Dr. Natasha Gaber-Damjanovska.

Motivi për publikimin e këtij libri qëndron në nevojën personale të ndarjes me opinionin qëndrimet dhe mendimet e thëna për shumë dilema gjyqësore në të cilat kam hasur në praktikën kushtetuese-gjyqësore, thuhet në paradhënien e këtij botimi. 

Sa u përket lexuesve duhet të dihet se ajo ka sjellë 16 vendime të këtilla kur koleget janë pajtues që të marrin vendim dhe zgjidhje për kërkesat e refuzuara, procese të pa nisura ose të ndërprera për çështje të ndryshme. Këto kanë të bëjnë me çështjen si: liria e të shprehurit publik, e drejta e ndërprerjes së shtatzënisë, të drejtat e punës, liria e shoqërimit dhe të ngjashme. Publikimi mund të vlerësohet si “literaturë profesionale” për organizata civile dhe aktivitetet, por njëkohësisht është shumë relevante edhe për opinioni shkencor dhe profesional, për student, për gjykatës, për gazetarë, për politikan dhe për krijuesit e mendimit të lirë.

Duhet të përmendet se qeveria e atëhershme (2008 – 2017) kjo gjykatëse nuk ka qenë e preferuar, gjë që u pa kur u prezantuan pengesat për kandidaturën e saj si gjykatëse në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut në Strasburg.

Më saktë, në intervistën e realizuat me kandidatët e Maqedonisë për gjykatëse në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, Bordi gjatë zgjedhjes së gjykatësit, pas mbledhjeve të mbajtura me 29 dhe 30 shtator 2016 me kandidatët, vlerëson se gjykatësja kushtetuese Natasha Gaber-Dajmanovska është kandidatja më e kualifikuar për gjykatëse në GJVDNJ. Bordi propozoi, me shumicë të ngushtë, se Natasha Gaber-Damjanovska është kandidati më i kualifikuar, para Jovan Ilievskit. 

Tre kandidatë nga të cilët i propozoi MPJ që të mund të zëvendësonin Mirjana Llazarova-Trajkovksa, mandati i të cilët skadoi në janar të vitit të kaluar, ishin gjykatësja kushtetuese Gaber-Dajmanovska, prokuror për krim të organizuar dhe korrupsion Jovan Ilievski dhe ambasadori i Maqedonisë në Vatikan, Xvonimir Jankullovski.

Përsëri qeveria e këtushme me lobim të fuqishëm arriti që asambleja parlamentare e Këshillit të Evropës për gjykatës nga Republika e Maqedonisë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg të zgjedh Jovan Ilievskin, i njohur edhe si baxhanaku i ish të parit të DSK-së, Sasho Mijallkov

Prej aty, votimi i fundit për zgjedhjen e drejtorit të Akademisë së gjykatës tregon se gjendja në gjyqësor pak nga pak po ndryshon.

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky shkrim është përgatitur në kuadër të Projektit për rritje të llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetarëve, Вистиномер, që e realizon Fondacioni për Internet dhe Shoqëri Metamorfizis me përkrahje financiare nga Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi e autorëve dhe në asnjë formë nuk mund të vlerësohet që i paraqet pikëpamjet e Fondacionit Shoqëri e Hapur-Maqedoni .

Your email address will not be published.