Aneta Arnaudovska: Gjykatësja me pozicionin më statik në karrierë

Foto: Принтскрин

 

Së fundmi gjykatësja Aneta Arnaudovska dha dorëheqje nga funksioni në Gjykatën Penale. Ajo praktikisht u kthye në pozicion që ka pasur fillimisht, nga ku u zgjodh drejtore e Akademisë së gjykatësve dhe prokurorëve publike, pozicion të cilin e ushtroi shumë gjatë.  Më tepër se ç’duhej – tre vite e gjysmë më gjatë se ç’ishte e parashikuar

Shkruan: Ljubomir Kostovski 

Në kronikën e realizuar për atë çfarë ka ndodhur nëpër korridoret gjyqësore këtë nëntor, gjithsesi se në lajme gjeti vend edhe gjykatësja, e cila pas 12 vitesh ju kthye vendit të vjetër të punës, në Gjykatën Penale, aty vetëm e shfrytëzoi të drejtën për pushim vjetor dhe kërkoi të largohet. Administrata në gjykatë e ka ç’lajmëruar si të punësuar, pasi që me kërkesë të saj Këshilli Gjyqësor i ka dhënë vizë për largim!

Se çka do të punojë Anaudovska në të ardhmen, mbetet e paqartë. Sipas viteve ajo shumë shumë e re për dalje në pensioni. Para disa jave ajo mbushi 57 vjet. Diplomon në Fakultetin e Drejtësisë në Shkup e ka marr në vitin 1984, ndërsa studimet post-diplomike në fushën e të drejtës penale i ka kryer në vitin 2011, po ashtu në Universitetin “Shën Kiril dhe Metodij”.

Fillon me punë në Gjykatën Themelore 1, ku fillon si stazhiere dhe përfundon në gjykatëse në momentin kur largohet. Bëhet drejtoresha e parë dhe e vetme e Agjencisë për gjykatës dhe prokurorë.

Aty qëndron 12 vjet më shumë se mandati i caktuar. Gjatë kohës duke qenë drejtoreshë, përveç se u bë magjistër, përgatiti edhe disertacionin e doktoraturës. Kjo ndoshta do të thotë se ajo pret të kthehet në “mësimdhënie”, gjegjësisht të bëhet profesoreshë! Në raport të komisionit recenzues, të publikuar në buletin të Universitetit “Shën Kril dhe Metodij” prej 15 nëntor, shkruan se këshilli shkencor në Fakultetin e Drejtësisë “Justinijan Prvi” në Shkup ka formuar komision për vlerësim të disertacionit të doktoraturës së kandidates Arnaudovska. Titulli me temë: “Ndikimi i argumentimit ligjor mbi kualitetin e dënimet penale në Republikën e Maqedonisë”. Anëtarë të komisionit janë profesorët: Marjan Polenak Aqimovska, Goce Naumovski, Vllado Buëkovski, Nikolla Tupançev dhe Sasha Knezheviq.

Në vlerësimin e punsës shkruhet se puna në disertacionin e doktoraturës ka pasur qëllim pragmatik, të vërtetohet se çfarë lloji të argumentimit ligjor shfrytëzojnë gjykatësit në Maqedoni në fushën e krimit, nëse po dhe në çfarë mase argumentimi ligjor i vendimeve ligjore është komponentë kyçe në cilësinë e një vendimi ligjor.

Në maj të vitit të kaluar Arnaudovska u dekorua nga ana e kryetari francez me çka u bë Kalorës i rendin shtetëror për meritat, me çka tërhoqi vëmendje, sepse, mediumet u kujtuan se ajo shumë gjatë qëndron në funksionin e vet.

 Aneta Arnaudovska në opinion është e njohur si “e pazëvendësueshmja” drejtoresh e Akademisë së Gjykatësve dhe Prokurorëve Publik, sepse në formë të paligjshme më tepër se tre vite po udhëheq këtë institucion, prej kur u zgjodh drejtoresh në tetor të vitit 2006, ndërsa u zgjodh përsëri në shtator të vitit 2010 – (Makfaks)

Duhet të theksohet se Arnaudovksa në ndërkohë tentoi të gjejë vend të ri të punës, por Këshilli gjyqësor refuzoi aplikimin e saj për në Gjykatën e Lartë, nuk arriti të hyjnë në rrethin e dytë të kandidatëve të mundshëm për Gjykatës Evropian në Strasburg. Përsëri, ishe e parë edhe si kryetare e re e Gjykatës Penale në Shkup, gjegjësisht trashëgimtare e kryetarit të atëhershëm, Vlladimir Pançevski, ndërsa kishte edhe spekulime se ajo duhej të largohej në Prokurorinë republikane të Marko Zvërlevskit. Skandali i fundit në të cilin u gjend Arnaudovska ishte vendimi i Bordit udhëheqës të Akademisë, Jovo Vangellovski, Zoran Karaxhovski dhe të Kole Shteriev që të ju paguhet honorar mujor prej 10.00 denarësh.

Në të vërtetë, Arnaudovska parapa vetes kohë pas kohe tërhiqte shumë vëmendje. Së pari, Arnaudovska pretendoi se në Maqedoni ka gjykatë të pavarur edhe përkrah vlerësimeve të Brukselit dhe “bombave” të opozitës, siç të do thuhej “edhe përskaj defterit të Goces”, të cilët dëshmuan për bashkëpunim mes qeverisë ekzekutive me atë gjyqësore. Drejtoresha akoma nuk ju përgjigjet thirrjeve të mediumeve në lidhje me skandalin e falsifikimit të dokumenteve të mbi 30 kandidatëve për prokurorë.

Prej drejtore e Akademisë, e cila ishte trajtuar si viktimë e qeverisë ekzekutive, sepse vlerësohej, sipas mbiemrit se është pjesë e “strukturave komunale” (nuse e ish profesorit për Procedurë Penale, Ljupço Arnaudovski), ajo së shpejti u shndërrua në mbrojtëse e gjendjeve të këqija në legjislativ, në veçanti ishte kundër sektorit joqeveritar, edhe kundër organizatave autoritare siç është Transparency International, e cila kishte më tepër vërejtje në raportet e saja për gjendjet në këtë sektor. Kishte edhe disa gjeste simbolike të cilët lënë përshtypje se ndoshta, ajo është pjesë e revizioneve historike që u realizuan në atë kohë. Ashtu që, Akademia morri emrin “Pavel Shatev”, pas emrit të një detari nga Selaniku, ndërsa në akademinë solemne me rastin e 10 vjetorit të ekzistimit të këtij institucioni në Muze shënoi luftën maqedonase, të cilin populli e quan Muzeu i VMRO-së.

Në emrin e saj, Arnaudovksa ka paraqitur si pronë një banes në emër të burrit në Shkup prej 85 m2 dhe të vetin prej 67 metër katrorë, po ashtu në kryeqytet. Ka të paraqitur edhe një “Toyota auris” të bashkëshortit. Në llogari të ndryshme ka të regjistruar rreth 75 mijë euro të cilat qëndrojnë me shënimin “marrëveshje për dhuratë”, ndërsa me bashkëshortin kanë dy kredi të marra.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky shkrim është përgatitur në kuadër të Projektit për rritje të llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetarëve, Вистиномер, që e realizon Fondacioni për Internet dhe Shoqëri Metamorfizis me përkrahje financiare nga Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi e autorëve dhe në asnjë formë nuk mund të vlerësohet që i paraqet pikëpamjet e Fondacionit Shoqëri e Hapur-Maqedoni .

Your email address will not be published.