Nikolla Popovski: Fillimi i bisedimeve për anëtarësim me KE-në
“Komisioni Evropian është i gatshëm t’i përkrahë reformat e Maqedonisë me një seri aktivitetesh, në mes tjerash edhe me fillimin e dialogut të lartë për anëtarësim, që është paralajmëruar për fillimin e javës së ardhshme, me qëllim që t’i intensifikojë integrimet evropiane dhe dialogun me Komisionin Evropian në prag të samitit të ardhshëm të BE-së.” [Data: 21.12.2011 | Burimi: Kanal 5]
Arsyetim:
Sipas informatave që janë në dispozicion, që në prill të këtij viti, gjatë vizitës së Barosos dhe Files në Ohër (9 prill) paralajmërohet fillimi i dialogut të lartë për anëtarësim, por tani, thuajse 8 muaj më vonë, ky dialog nuk ka filluar ende. Me këtë vizitë të ministrit në Bruksel, përsëri paralajmërohet fillimi i këtij dialogu, që do të thotë se përsëri paralajmërohet e njëjta gjë, edhe pse që nga hera e parë kur u paralajmërua kjo, kanë kaluar muaj të tërë, që do të thotë se asgjë nuk është realizuar. [Аzhurnuar më: 28.12.2011]
Maqedonia e filloi dialogun për anëtarësi në nivel të lartë me Bashkimin Evropian [Аzhurnuar më: 02.04.2012]
Linke:
- Utrinski vesnik (09.04.2011). Dialog, reforma dhe zgjidhje e çështjes së emrit [Qasur më: 28.12.2011]
- Radio Evropa e Lirë (15.03.2012). Dialogu për anëtarësim paraqet përparim për vendin [Qasur më: 02.04.2012]
- Radio Evropa e Lirë (15.03.2012). Dialogu për anëtarësim do ta shpejtojë rrugën e Maqedonisë drejt BE-së [Qasur më: 02.04.2012]
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari