Mickoski për dy herë më shumë i ekzagjeron shpenzimet e PSP-së

Foto: screenshot

 

Lideri i VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski, në debatin televeziv në TV 21 dha deklaratë në të cilët ka të pavërteta:

Kuvendi që i ka votuar le të formojë komision, që të shohim se ku kanë shkuar 15 milion euro, parat tuaja. Ne kemi indikacione për keqpërdorim, që do të thotë se dikush duhet të formojë komision, që të verifikojë punën e Katica Janevës dhe kuvendarëve dhe ku shkuan 15 milion euro? 

[Burimi: TV 21 /Klik plus– biseda me Hristijan Mickoski (prej minutës 45 deri në minutën 46 ) – data: 04.16.2019]

 

ARSYETIM:

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, gjatë pjesëmarrjes në  TV21 në emisionin “Click plus”, në intervistë u shpreh se Prokuroria Speciale Publike (PSP) ka shpenzuar 15 milion euro para të tatimeve dhe se ai ka indikacione se aty ka pasur keqpërdorime, andaj ka kërkuar që të formohet komision.

Komisionin nuk kanë dashur ta votojnë partitë e qeverisë dhe ky është një prej argumenteve të Mickoskit se PSP është prokurori e njëanshme partiake. Deklarata e Mickoskit nuk është dhënë për herë të parë, po më shumë herë është përsëritur në opinion. Por, po ashtu, më shumë herë është përsëritur edhe e vërteta rreth shpenzimeve të PSP-së.

Mickoski, në të vërtetë, ka ekzagjeruar shumën pothuajse dyfish më shumë, me çka dhe më shtrembëron fotografinë në opinion. Më saktë, PSP ka shpenzuar rreth 8, dhe jo 15 milion euro prej momentit kur është formuar, shtator 2015, përfshirë edhe dhjetorin e vitit 2018. Dhe kjo është lehtësisht e vërtetueshme.

Është e mjaftueshme vetëm të shihen raportet gjashtëmujore të cilat PSP i dorëzon në Kuvend, në pajtim me ligjin për këtë prokurori. Në to, edhe përkrah punës kryesore – hetimet, akuzat, procedurat gjyqësore, punën e organeve të tjera, përherë me shumë pak detaje, por me numra precizë se ka ka qenë buxheti i miratuar për vitin paraprak, sa prej atij buxheti është harxhuar deri me 31 dhjetor të të njëjtit vit dhe sa para të Ministrisë së Financave ka tërhequr para në buxhetin qendror si para të pashpenzuara.

Ja se çka thuhet në raportin e gjashtëmujorit të parë të dhënë në mars të vitit 2016.

Mjetet për punën e kësaj Prokurorie Publike për vitin 2015 janë siguruar me Vendimin për ndarjen e mjeteve mes shfrytëzuesve të buxhetit të qeverisë qendrore dhe fondeve nr. 08-5067/1 prej 02.11.2015 në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë (Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë nr. 190/15) me shumë të plotë prej 63.420.428,00 denarë. Sipas të dhënave në llogarinë përfundimtare për vitin 2015, prej mjeteve të miratuara deri në fund të vitit 2015 janë shpenzuar 13.542.671,00 denarë ose 21,4% prej mjeteve të miratuara. 

Situatë e ngjashme shihet edhe në Raportin në mars të vitit 2017, ku përgjithësisht është shkruar se sa prej buxhetit PSP ka arritur të shfrytëzojë deri me 31 dhjetor të vitit 2016:

Realizimi i përgjithshëm i buxhetit të miratuar për vitin 2016 me vlerë prej 253.682.112,00 denarë, deri me 31.12.2018 ka arritur deri në 123.548.695,00 denarë ose 48,70% prej buxhetit të kësaj Prokurorie Publike. 

Gjendja përsëritet dhe në Raportin në mars të vitit 2018 ku thuhet për mjetet e shpenzuara përgjatë vitit 2017.

Puna gjithëpërfshirëse financiare të Prokurorisë Publike dhe në këtë periudhë raportuese sillet në suaza të buxhetit të miratuar si për vitin 2017, ashtu edhe për vitin 2018. Prej mjeteve të miratuara për vitin 2017 në periudhën prej 15.09.2017 deri me 21.12.2018 mjetet e përdorura arrijnë vlerën prej 56.782.822,00 denarë ose 24,90%. Realizimi i plotë i buxhetit të miratuar për vitin 2017, së bashku me 31.12.2017 arrin shumën prej 161.197.380,00 denarë ose 70,70% të buxhetit të Prokurorisë Publike. 

Dhe përfundimisht në Raportin e fundit të marsit të vitit 2019 po ashtu thuhet se nuk janë shpenzuar para nga buxheti i vitit 2018, por edhe këtë radhë ka qenë 85 përqind:

Realizimi i plotë i buxhetit të miratuar për vitin 2018, përfshirë edhe 31.12.2018 ka arritur shumën 195.321.542,00 denarë ose 85,43% të buxhetit të kësaj Prokurorie. Në vitin 2018 nuk janë shfrytëzuar 14,57% të buxhetit të buxhetit për vitin 2018, gjegjësisht nuk janë shpenzuar mjete me shumë në vlerë prej 33.311.458,00 denarë, e cila me 31.12.2018 është tërhequr në Buxhetin e Republikës së Maqedonisë Veriore. 

Kur të mblidhen kret numrat e raportit del se PSP pothujse asnjëherë nuk shpenzon buxhetin gjatë vitit, edhe pse shpenzimet kanë filluar të rriten prej vitit 2017 dhe në veçanti në vitin 2018, por edhe shuma e plotë e shpenzuar prej detyrimeve tatuese prej formimit deri më tani arrin rreth 8 milion, dhe jo 15 milion euro. 

Për këto arsye ka bazë se pretendimi i Micskokit, në shumë kthesa i përsëritur, se PSP ka shpenzuar 15 milion euro para buxhetore, mund të vlerësohet si i pavërtetë. 

 

BURIME:

 

Vlerësoi: Teo Bllazhevski

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.