Kundërspin: Ndotja është vepër e “përpjekjeve të përbashkëta” të VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së

 VMRO-DPMNE si opozitë tenton që në mënyrë të ulët të fitojë pikë në dimër, kur ndotja natyrisht se është më e madhe, duke harruar se praktikisht asgjë nuk ka realizuar për plotë 11 vite. LSDM, harron se ndotja nuk është prej mbrëmë, as nuk ka nisur në 10 vitet e fundit kur qeveriste VMRO-DPMNE-së, dhe se ato i pret realizimi i veprave në praktik

Shkruan: Teofil Bllazhevski

Spin: Problemi i ndotjes së ajrit është injoruar përplot 11 vite nga  qeverisa e VMRO-DPMNE-së, e cila nuk ndërmori asgjë, por mendonte se si të vjedh sa më shumë para nga qytetarët në mënyrë kriminale.

Ndotja e rritur e ajrit në këto 11 vite është rezultat pikërisht i një sjelle të këtillë kriminale, duke mos u kujdesur fare për shëndetin e qytetarëve.

Pas 11 vitesh injorimi i problemit me ndotjen, me 11 vite ndotje sistematike të mjedisit jetësor dhe gjelbërimit, sot përfundimisht merren masa për uljen e ndotjes, rinovohen dhe ndërtohen sipërfaqe të reja të gjelbra, veprohen për mbrojtjen e mjedisit jetësor.

[Burimi: LSDM-Komunikatë/ueb-faqja – data: 04.12.2018]

Spin: Fakte të reja për gënjeshtrat e Qeverisë, kohë e zezë dhe manipulime që bëhen në kurriz të shëndetit të qytetarëve. Tetorin e vitit 2017, Kryeministri Zaev premtoi ajër të pastër ashtu siç thoshte ai “nuk ka liri dhe jetë pa ajër të pastër”. 13 muaj më vonë, ironike, por e vërtetë, së bashku me lirin dhe jetën e marrë, nuk ka ajër të pastër, por ende me të ndotur. Në mënyrë analoge sipas një deklarate të këtillë, pasi që ajri është shumë i ndotur, sot të gjithë ne,  bashkë me kryeministrin e shtetit jetojmë në një vend në të cilin nuk ka liri dhe jetë.

[Burimi: VMRO-DPMNE, deklarata/ueb-faqja – data: 04.12.2018]

  Kundërspin:  Që nga pavarësia, deri më sot, paritë qeverisëse dhe elita politike në Republikën e Maqedonisë kanë lëshuar një sërë akuzash për atë se i kujt është faji për ndotjen enorme të ajrit në vend dhe kush çfarë bën rreth asaj. Me çka të dy partitë shtrembëruan të vërtetën, gjegjësisht spinuan.

Edhe pse pa shumë detaje, duke u thirrur edhe në raportet të cilat i kanë publikuar mediumet, lideri i VMRO-DPMNE-së shton se, edhe pse lideri i LSDM-së ka premtuar ajër të pastër, 13 muaj më pas, ironike, por është e vërtetë, se së bashku me lirinë e marrë dhe jetën, nuk ka ajër më të pastër, por ajër shumë më të ndotur”. 

Së pari, kjo nuk është e sakët dhe është shtrembërim i fakteve. Vetëm para një dite, nga Ministria e Mjedisit Jetësor komunikuan se numrat e krahasuar të ndotjes në vitin 2018 me ato të vitit 2017 dhe vitit 2016, tregojnë ulje të numrit të përgjithshëm të ditëve në të cilat ajri ka qenë më i ndotur se normat e lejuara, edhe pse kjo rënie është “shumë e ulët”, komunikoi zëvendës ministri Jani Makraduli. 

Mickoski sikur harron se kur bëhet fjalë për ndotjen e ajrit, rol të madh luajnë edhe sjellja dhe deportimi i automobilave të vjetër që u lejua pikërisht në kohën e qeverisjes së partisë së tij në periudhën 2006 deri në periudhën 2017.

Më saktë, para nëntë viteve u lejua deportimi i veturave të vjetra me procedura të lehtësuara. Rezultati ishte si në vazhdim: importuesit të cilët deri atëherë shisnin rreth 13 mijë vetura të reja çdo vit, në vitin e ardhshëm shitja ra në 3 mijë që më pas të stabilizohet në 5-6 mijë vetura të shitura përgjatë një viti. Nëse opinioni mbanë mend mirë, qeveria e atëhershme e VMRO-DPMNE-së e udhëhequr nga Nikolla Gruevski, e arsyetoi jkëtë me rinovimin e parkut të vjetër të hekurudhës të cilin e kanë shfrytëzuar qytetarët mesatarisht 15-20 vite, ose më tepër. Rezultatin e shohim sot.  Qeveria e LSDM-së tash së voni vendosi ndalesë për deportim të veturave me standarde nën EUR 4. Në Maqedoni, do të thotë, se diçka mbi 500 mijë vetura të regjistruara në vitin 2017, ndotin për shkak të vjetërsisë edhe atë me ndihmën e qeverisë së atëhershme të VMRO-DPMNE-së.

Çfarë roli në ndotje ka pasur (ose ka) ndërtimi i vazhdueshëm në Shkup, për shkak të projektit Shkupi 2014?

Nga ana tjetër, është fakt se në kohën e VMRO-DPMNE-së, para së gjithash, për shkak të kërkesave dhe detyrimeve të BE-së, u përgatitën edhe plane kombëtare dhe strategji për uljen e ndotjes së ajrit, ujit dhe tokës…U bën edhe hulumtime për atë se çka e ndot më së shumti ajrin në Shkup, për shembull, si dhe plane dhe strategji për uljen e ndotjes së ajrit nga ana e ndotësve industrial me ligje të marrjes së lejes A dhe B të integruar, të cilat asnjëherë nuk u zbatuan deri në fund, por vetëm janë prolonguar dhe ai mbeti problemi të cilin sot e zgjidh edhe qeveria e LSDM-së.

Edhe përkrah asaj, LSDM nuk ka të drejtë të shtrembërojë të vërtetën se VMRO-DPMNE nuk ka menduar për këtë problem. Edhe në kohën e tyre në Shkup, për shembull, Koce Trajanovski promovoi shtigje për biçikleta dhe realizonte aksione për subvencionimin të kaloriferëve me peleta, me atë që paratë e ndara ishin shumë pak për zgjidhjen e problemit.

Numri i deponive legale është i vogël, numri i pikave të zeza mes deponive të egra është i madh dhe shqetësues. Prej atyre legale, vetëm njëra ju përgjigjet standardeve dhe ajo është deponia në Drislla, Shkup.

Por, ato numra, duhet të dihet edhe në LSDM dhe VMRO-DPMNE, që nuk janë prej sot. Për deponitë askush nuk është kujdesur mbi 20 vite në këtë vend, ashtu që edhe gjatë periudhës së formimit qeverive askush nuk ka ndërmarr ndonjë masë më serioze.Përse? Sepse ka kushtuar shumë shtrenjtë, ose janë ndeshur me vetëqeverisjen lokale, e cila duke menduar për votuesit, shpesh është përplasur për ndonjë zgjidhje rreth ndërtimit të deponisë rajonale. Qeveria me marrjen në duar të procesit të menaxhimit, tani duhet të dëshmojë veten, dhe pengesë të parë kanë protestat në Komunën e Debarcës.

Në fund, ndotja e tokës dhe ujërave…Si dhe kur u bë problem, lindani i groposur në hapësirat e ish gjigantit petro-kimik OHIS? Si erdhi deri te ndotja enorme e Vardarit, Treskës, Lepencit…? Kush ka vendosur që të merrem ke dekontaminimin e tokës në Shkup, ose në Vardar, pas mbylljes së OHIS dhe Topilincës së Velesit?

A kontrollon dikush se kush janë ndotësit në Tetovë, kur Jugohromi akoma nuk punon ose në Strumicë, ku nuk ka kapacitete të mëdha industriale, ndërsa para disa ditësh u alarmua për ndotje të ajrit.

Nga ana tjetër, është fakt se në këtë moment është formuar grup inspektues për uljen e ndotjes së ajrit. Opozita dhe organizatat joqeveritare pretendojnë se është pak. Përsëri, nuk duhet harruar se problemet janë të mëdha, nuk janë të tanishme dhe janë grumbulluar për shkak të joaktivitetit “të përbashkët” në praktik të të dy partive qeverisëse në njëzet e kusur vite qeverisje. Fajin, kuptohet e mbarin edhe partnerët e tyre të koalicionit.

LSDM ka mundësi të tregojë këtë teori, prej planeve dhe strategjive, mund të bëhet më shumë dhe të realizojë ndryshime thelbësore në terren. Të përsërisim, se kjo nuk arrihet brenda natës, për atë se problemi me ndotjen e ajrit kërkon qasje serioze, siç ka vlerësuar më herët “Vërtetmatësi”.

Vetëm për zgjidhjen e problemit me ajrin në Shkup, për shembull, sipas dy studimeve të përgatitura, janë të nevojshme të investohen mbi 200 milion euro. Ndërsa rezultatet e para serioze mund të priten në vitin 2025. Qeveria e tanishme edhe në nivel lokal edhe në nivel shtetëror, duhet të dëshmoj nëse mund të realizohen këto lloj investime që të arrihen rezultate. E njëjta vlen edhe për problemin me ndotjen e tokës, përfshirë edhe deponitë dhe ndotjen e ujërave. Ndërsa premtimet i kanë të mëdha.

VMRO-DPMNE, nëse mendon të fitojë pikë politike ditore në periudhën dimërore, të mos harrojë se përveç studimeve dhe strategjive, pothuajse nuk kanë lëvizur as një gisht drejt zgjidhjes së problemit përderisa kanë qenë në qeveri plotë 11 vite, me disa përjashtime të vogla për ndonjë stacione pastrues për ujërat e kanalizimeve.

Për shkak të fakteve të përmendura më lartë vlerësojmë se pasazhet e ndara më lartë, komunikata e LSDM-së, si dhe deklarata e liderit të VMRO-DPMNE-së, Mickoski, janë gjysmë të vërteta, të vërteta të shtrembëruara, gjegjësisht spinime. 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.