Kundërspin: Ndotja e ajrit është problem që kërkon qasje serioze

Foto: Wikipedia

 

Ndotja e ajrit në Maqedoni është problem struktural i cili kërkon zgjidhje me vite, ndërsa ndotësit më të mëdhenj janë PM10 dhe PM 2,5 që gjenerohen nga mënyra e ngrohjes edhe atë ngrohjes me dru. Ndërsa, kështu ngrohen 62 përqind e amvisërive

 

Shkruan: Teofil Bllazhevski

 

VMRO-DPMNE dha një seri deklaratash në të cilat rritjet e vlerave të grimcave PM i shfrytëzoi për spinim, me qëllim që të kritikojë punën e partisë konkurruese në qeveri, LSDM-së:

Spin: Tashmë 6 muaj LSDM premton por nuk ka ndërmarr asgjë që të ul ndotjen e ajrit në Republikën e Maqedonisë. Përgjegjësia në përgjithësi dhe e gjithë institucioneve të cilët duhet që të reagojnë janë në duart e LSDM-së. Masat janë të nevojshme. Stop populizmit dhe premtimeve të rrejshme. Në pyetje është shëndeti i mijëra njerëzve. Në vend të populizmit dhe deklaratave është e nevojshme të ndërmerren masa. Para së gjithash qeveria, por edhe Shilegov dhe kryetarët e tjerë të komunave të LSDM-së në vend të paradave të përveshin krahët dhe të fillojnë të ndërmarrin masa për ajër më të pastër. Qytetarët presin rezultate. 

[Burimi: VMRO-DPMNE, ueb faqja датум: 07.11.2017]

Kontraspin-foto-Vistinomer-1024x281-e1500652724996

Kundërspin: Partia më e madhe opozitare, VMRO-DPMNE, dha seri deklaratash, më të cilat shtrembërohet e vërteta rreth mënyrave dhe mundësive për zgjedhjen e problemit me ndotjen e ajrit, me qëllim që partia në qeveri LSDM dhe kryetarët e kësaj partie nuk kanë ndërmarr asgjë për zgjidhjen e këtij problemi. Këtu do të shikojmë një prej tyre, të theksuar më lartë.

Përkrah asaj tashmë janë paralajmëruar disa masa (në të njëjtën ditë pas kumtesës të partisë opozitare), shtrembërimi i të vërtetës ose spinimi kryesisht është i përshtatur në afatin kohor të problemit, e cila është e papërmendur, dhe pa të cilën nuk mund të thuhet se atë që e pretendon VMRO-DPMNE është e vërtetë ose fakt.

Kjo është kështu për atë se nuk ka masa të shpejta dhe efikase (përveç natyrës, erës për shembull në kombinim me shtypjen e ajrit) që do të çonte drejtë një ndryshim gjithnjë e më serioz në cilësinë e ajrit të ambientit, dmth drejt zvogëlimit të ndotjes së ajrit.

 

ANALIZAT JANË TË VETMET RRETH NDOTËSVE

Ekzistojnë më shumë burime për këtë problematikë, para së gjithash në ueb-faqen e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH). Prej atyre burimeve mund të shihet se ekzistojnë më shumë faktorë, prej të cilave mund të thuhet nëse janë ndërmarr masa ose jo dhe gjithsesi, edhe në njërin rast edhe në tjetrin, është e nevojshme një periudhë kohore e caktuar që të mund të vërtetohen faktet me një dozë më të madhe të saktësisë.

Kjo është e përfshirë edhe në vëllimin e një dokumenti të titulluar RAPORTI PËR VLERËSIMIN E KUALITETIT TË AJRIT NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË PËR PERIUDHËN 2005-2015, i cili është publikuar në qershor të vitit 2017.

Hulumtimi është bërë nga një ekip i përzier i Finlandës dhe të MMJPP, gjatë të cilit është përfunduar se në përgjithësi, përveç dyoksidit të sulfurit, nuk ka trend drejt përmirësimit ose përkeqësimit në periudhën dhjetëvjeçare dhe se gjendja e disa prej ndotësve është shumë serioze:

Sipas analizës, është vërejtur një trend në rënie të përqendrimit të dyoksidit të sulfurit në periudhën dhjetëvjeçare. Kjo ka të bëj me ndryshimin e vajit që është shfrytëzuar në disa ngrohje dhe në shfrytëzimin e vajit me përmbajtje të ulët të sulfurit. Një trend i ngjashëm nuk mund të shihet te substancat e tjera ndotëse. Përqendrimet e grimcave të suspenduara janë në të njëjtin nivel përgjatë periudhës dhjetëvjeçare, gjegjësisht i tejkalon të gjithë kufijtë e vlerave në të gjithë mjediset urbane në vend. (faqe 57)

Ndotja me grimca PM10 dhe PM 2,5 vlerësohen si më të rrezikshmet për shëndetin e njeriut edhe pikërisht kjo është theksuar edhe në përfundimin e kësaj analize:

Përqendrimi i larët i grimcave parqet rrezik serioz për shëndetin në vendbanime. Për këtë duhet urgjentisht të ndërmerren masa për përmirësimin e kualitetit të ajrit, që ndërlidhen drejtpërdrejtë me ndotësit siç janë ngrohja në amvisëri, komunikacioni rrugor dhe në industria. 

Nga konkluzionet e këtij hulumtimi mund të shihet se ekspertët janë të njëzëri dhe rreth asaj së kush është burimi kryesorë i ndotjes kur bëhet fjalë për grimcat e suspenduara, edhe atë para së gjithash, ngrohja në amvisëri, gjegjësisht ato amvisëri që ngrohen me drunj, pas asaj me përqendrim më të vogël është komunikacioni rrugor, veturat, dhe krejt në fund industria.

Rreth emetuesve të grimcave të dëmshme nuk ka dyshim se ata theksohen edhe në dokumente të tjera dhe raporte dhe analiza të kualitetit të ajrit, siç është për shembull Raporti vjetor për kualitetin e mjedisit jetësorë 2016 ose përsëri Plani për përmirësimin e kualitetit të ajrit në aglomeracionin e rajonit të Shkupitkur është përfunduar:

Është e qartë se burimi dominues në emetimin e grimave të suspenduara në rajonin e Shkupit është ngrohja në sektorin joindustrial (ngroha në amvisëri) me 91% e të gjithë emetimit. Burimet e tjera kanë më ndikim në emetimin e kësaj substance ndotëse. (faqe 27)

 

PROBLEMI ËSHTË I STRUKTURUAR – 347 MIJË AMVISËRI ME DRUNJ

Siç mund që të shihet problemi është më i thellë, i strukturuar – si do të zëvendësohet mënyra e ngrohjes (me drunj), me tjetër (peleta, gaz, avull, rrymë, etj.). Madhësia e problemit mund të shuhet edhe nëse mëren të dhënat nga Enti Shtetëror për Sdtatistika të vitit 2015, të cilat janë të përfshira në analizat e përmendura më lartë, ku thuhet se nga numri i përgjithshëm i vendbanimeve në vend (rreth 560 mijë), pothuajse 62 përqind shfrytëzojnë drurin si lëndë e parë për ngrohje, 29 përqind rrymën, 8 përqind janë kyçur në ngrohjen qendrore, ndërsa 1 përqind me diçka tjetër. 

Është e qartë se këtë e di edhe një pjesë e MMJPH-së. Zëvendës ministri Jani Makraduli nga radhët e LSDM-së ditën e njëjtë kur është publikuar spini i VMRO-DPMNE-së, në një ngjarje ka deklaruar “ngrohja nëpër amvisëri merr pjesë me 62 përqind të ndotjes së ajrit”. 

Kjo do të thotë se janë ulur në mënyrë drastike ndotësit më të mëdhenj të ajrit në raport më shëndetin e njeriut, grimcat e suspenduara, duhet të ndryshojë mënyra e ngrohjes së shtëpive të rreth 342 mijë amvisëri! Mënyra më e mirë është gazifikimi, dhe më pas, kyçja edhe e ngrohjes qendrore, por vetëm të centraleve të cilat nuk shfrytëzojnë mazutin për ngrohje, duke i përfshirë edhe peletat si ndërrim me drurin, masë e cila është joefikase dhe të cilën në sasi të vogël tentoi VMRO-DPMNE që ta realizojë në fund të mandatit të saj, para së gjithash në Qytetin e Shkupit.

Nëse vinë deri të numrat e lartëpërmendur, shihet e vërteta e shtrembëruar, gjegjësisht spinimi në lidhje me periudhën kohore.

Qeveria qendrore qeveris me institucionet në Maqedoni diçka më shumë se 5 muaj, përderisa thirrja e kryetarëve të komunave të LSDM-së është pothuajse pa bazë, sepse ata morën mandatin para një jave, ose dy.

 

HAPI I PARË – RISTRUKTURIMI I BUXHETITI

Nëse është ndërmarr diçka ose jo nga ana e LSDM-së (dhe koalicionit) edhe në nivel lokal edhe në nivel qendror më herët, që mund të flitet është pas ndonjë jave kur do të shihet buxheti i komunave në nivel lokal dhe buxheti qendror. Pas kësaj mund të formohet ndonjë opinion për qëllimet e qeverisë. Ndërsa nga përcaktimi i mjeteve të ndara nga buxheti edhe të sektorëve për mbrojtje të mjedisit jetësorë do të nxirret ndonjë përfundim nëse do të ketë ndonjë qasje serioze ndaj këtij problemi .

Për shembull tashmë i lartpërmenduri Makraduli zbardhi në të njëjtën dalje se për herë të parë në buxhet do të ketë normë të posaçme për ndotjen – 3,5 milion euro për luftën me ndotjen. Në nivel lokal gëzon edhe qëllimi i kryetarit të ri të Aerodromit, Zllatko Marin, se norma në nivelin lokal për ekologjinë do të rritet 20 herë. Por, duhet që të kihet parasysh se deri më tani këto mjete kanë qenë minore dhe ta pavlera. Për shembull, normën që dëshiron ta rris deri më tani ka kapur vlerën prej 950 mijë denarë ose 15 mijë euro, që do të thotë se tani planifikohen rreth 300.000 euro për këtë qëllim në Komunën e Aerodromit. Kjo është rritje drastike, por edhe ato 300.000 euro dhe mjetet e reja nga buxheti qendror prej 3.5 milion euro, të cilat i lajmëroi Makraduli, janë pak në raport me madhësinë e problemit. Për këtë, me përfundime të përgjithësuara nëse është duke bërë diçka ose jo qeveria e re dhe nëse e bën këtë seriozisht, duhet të pritet, nëse jo diçka tjetër, të paktën të votohet buxheti, dhe të jepet nota fillestare.

Deri atëherë, ndotja, veçanërisht ndotja e ajrit është një temë finë përmes së cilës mund të arrihet ndonjë pikë politikë më shumë për partinë, por në realitet jep një fotografi me më pak pikë për të gjithë qytetarët.

Për shkak të kësaj që u tha më lartë, pretendimi i VMRO-DPMNE-së rreth asaj se LSDM nuk ka bërë asgjë në lidhje me uljen e ndotjes së ajrit është e vërtetë e shtrembëruar, gjegjësisht spin. LSDM filloi aktivitete, sa dhe si do të jenë duhet që të shihet nëpërmjet argumenteve ose nëpërmjet tërësisë së problemit.

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.