Është mundësuar punë me kohë më të shkurtër për prindërit me fëmijë me aftësi të kufizuar pa dallim moshe

 

Me ndryshimet ligjore do të sigurojmë kohë punë më të shkurtës për prindër me fëmijë me pengesa të vazhdojë edhe pas 26 viteve, gjegjësisht të mos ketë kufizime kohore. 

 [Burime: Programi zgjedhor i LSDM, (2016), „Plani për jetë në Maqedoni“ (faqe 56 dhe faqe 245); data: dhjetor 2016]

 

ARSYETIM:

Premtimi i LSDM-së dhënë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare (dhjetor 2016), se me ndryshime ligjore do të mundësohet që puna me kohë të shkurtuar për prindër me fëmijë me aftësi të kufizuara edhe më shumë se 26 vjeç, është realizuar. Këto ndryshime në Ligjin për mbrojtje sociale Kuvendi i miratoi në nëntor të vitit të kaluar, kur u publikua edhe në “Gazetën zyrtare”.

Premtimi i përmendur i socialdemokratëve është theksuar në programin e tyre zgjedhor: “Plani për jetë në Maqedoni”në “Plani 24m – reforma urgjente me prioritet në qeverinë e re në 2 vitet e para”, në pjesën “Vende të reja të punës më shumë para te qytetarët, mbështetje të kompanive vendore” (Mbrojtja socilale faqe 245). Premtimi gjendet në fillim të programit në kapitullin “Politika e mbrojtjes sociale dhe drejtësia”, në pjesën “Integrim i plotë i personave me nevoja të veçanta” (faqe 56). Plotësisht i njëjti premtim është përfshirë edhe në Programin për Punën e Qeverisë (2017-2020) në faqe 12.  

Ndryshimet ligjore me të cilat u mundësuar puna me afat kohor të shkurtuar për prindër me fëmijë me pengesa pa marr parasysh moshën u prezantuan në gusht të vitit të kaluar (2017), ndërsa Kuvendi  e miratoi në shtatorleximin e parë. Ministrja për Punë dhe Politikë Sociale, Mila Carovska duke arsyetuar në Kuvend ndryshimet e Ligjit për mbrojtje sociale, mes tjerash tha se me to mundësohet:

Prindi i fëmijës dhe pengesa fizike dhe mendore në zhvillim dhe me shenja të sëmundjeve të rënda kronike të ketë dhe të shfrytëzojë të drejtën e kompensimit të pagës për kohë të shkurtuar kohore, pa marr parasysh moshën e fëmijës. Me këtë ju mundësohet të gjithë prindërve të cilët shfrytëzojnë të drejtën e punës me kohë të shkurtës të mund ta shfrytëzojnë edhe pas 26 viteve, sepse edhe pas 26 viteve prindërit kanë detyrim dhe më tej të kujdesen për këto persona. 

Leximin e dytë, gjegjësisht miratimin e Ligjit për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për mbrojtje sociale u bë me 9 nëntor të vitit 2017. Ndryshimet ligjore u publikuan në “Gazetën zyrtare” me 14 nëntor të vitit 2017, ndërsa hynë në fuqi tetë ditë më pas.

Para dy muajve (prill të vitit 2018) ministrja për Punë dhe Politikë Sociale, Mila Carovska në konferencë për shtyp në të cilën informonte për realizimin e qëllimeve të programit në periudhën qershor 2017 – prill 2018, mes tjerash, tha:

me ndryshimet ligjore është siguruar puna me afat kohor të shkurtuar të vazhdojë edhe pas 26 viteve për prindërit që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara

Se janë bërë këto ndryshime ligjor është theksuar edhe në llogaridhënien për punën e Qeverisë në vitin e parë të mandatit të saj (prezantuar me 30.05.2018), ku në faqen 33 thuhet:

Kompensimi për punën me afat kohor të shkurtuar për prindërit me fëmijë dhe për persona me aftësi të kufizuara po realizohet pa marr parasysh moshën e personit;

Duke pasur parasysh informacionet e prezantuar, të publikuara në mediume, në ueb-faqen zyrtare të Qeverisë dhe në “Gazetën zyrtare”, këtë premtim zgjedhor të LSDM-së e vlerësojmë si të realizuar. 

 

BURIME:

 

Vlerësoi: Olivera Vojnovska

 


Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *