Është mundësuar punë me kohë më të shkurtër për prindërit me fëmijë me aftësi të kufizuar pa dallim moshe
Me ndryshimet ligjore do të sigurojmë kohë punë më të shkurtës për prindër me fëmijë me pengesa të vazhdojë edhe pas 26 viteve, gjegjësisht të mos ketë kufizime kohore.
[Burime: Programi zgjedhor i LSDM, (2016), „Plani për jetë në Maqedoni“ (faqe 56 dhe faqe 245); data: dhjetor 2016]
ARSYETIM:
Premtimi i LSDM-së dhënë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare (dhjetor 2016), se me ndryshime ligjore do të mundësohet që puna me kohë të shkurtuar për prindër me fëmijë me aftësi të kufizuara edhe më shumë se 26 vjeç, është realizuar. Këto ndryshime në Ligjin për mbrojtje sociale Kuvendi i miratoi në nëntor të vitit të kaluar, kur u publikua edhe në “Gazetën zyrtare”.
Premtimi i përmendur i socialdemokratëve është theksuar në programin e tyre zgjedhor: “Plani për jetë në Maqedoni”, në “Plani 24m – reforma urgjente me prioritet në qeverinë e re në 2 vitet e para”, në pjesën “Vende të reja të punës më shumë para te qytetarët, mbështetje të kompanive vendore” (Mbrojtja socilale faqe 245). Premtimi gjendet në fillim të programit në kapitullin “Politika e mbrojtjes sociale dhe drejtësia”, në pjesën “Integrim i plotë i personave me nevoja të veçanta” (faqe 56). Plotësisht i njëjti premtim është përfshirë edhe në Programin për Punën e Qeverisë (2017-2020) në faqe 12.
Ndryshimet ligjore me të cilat u mundësuar puna me afat kohor të shkurtuar për prindër me fëmijë me pengesa pa marr parasysh moshën u prezantuan në gusht të vitit të kaluar (2017), ndërsa Kuvendi e miratoi në shtator në leximin e parë. Ministrja për Punë dhe Politikë Sociale, Mila Carovska duke arsyetuar në Kuvend ndryshimet e Ligjit për mbrojtje sociale, mes tjerash tha se me to mundësohet:
Prindi i fëmijës dhe pengesa fizike dhe mendore në zhvillim dhe me shenja të sëmundjeve të rënda kronike të ketë dhe të shfrytëzojë të drejtën e kompensimit të pagës për kohë të shkurtuar kohore, pa marr parasysh moshën e fëmijës. Me këtë ju mundësohet të gjithë prindërve të cilët shfrytëzojnë të drejtën e punës me kohë të shkurtës të mund ta shfrytëzojnë edhe pas 26 viteve, sepse edhe pas 26 viteve prindërit kanë detyrim dhe më tej të kujdesen për këto persona.
Leximin e dytë, gjegjësisht miratimin e Ligjit për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për mbrojtje sociale u bë me 9 nëntor të vitit 2017. Ndryshimet ligjore u publikuan në “Gazetën zyrtare” me 14 nëntor të vitit 2017, ndërsa hynë në fuqi tetë ditë më pas.
Para dy muajve (prill të vitit 2018) ministrja për Punë dhe Politikë Sociale, Mila Carovska në konferencë për shtyp në të cilën informonte për realizimin e qëllimeve të programit në periudhën qershor 2017 – prill 2018, mes tjerash, tha:
me ndryshimet ligjore është siguruar puna me afat kohor të shkurtuar të vazhdojë edhe pas 26 viteve për prindërit që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara
Se janë bërë këto ndryshime ligjor është theksuar edhe në llogaridhënien për punën e Qeverisë në vitin e parë të mandatit të saj (prezantuar me 30.05.2018), ku në faqen 33 thuhet:
Kompensimi për punën me afat kohor të shkurtuar për prindërit me fëmijë dhe për persona me aftësi të kufizuara po realizohet pa marr parasysh moshën e personit;
Duke pasur parasysh informacionet e prezantuar, të publikuara në mediume, në ueb-faqen zyrtare të Qeverisë dhe në “Gazetën zyrtare”, këtë premtim zgjedhor të LSDM-së e vlerësojmë si të realizuar.
BURIME:
- Изборна програма на СДСМ: План за живот во Македонија (стр.56 и стр.245) [Пристапено: 22.06.2018]
- Влада на Република Македонија: Програма за работа на Влада(стр.12) [Пристапено: 22.06.2018]
- Влада на Репубилка Македонија: 365 ПРОМЕНИ ЗА ПОДОБАР ЖИВОТ НА СИТЕ ГРАЃАНИ (стр.33) [Пристапено: 22.06.2018]
- МТСП – Службен весник бр.163. (14.11.2017): Закон за изменување и дополнување на законот за социјалната заштита [Пристапено: 22.06.2018]
- Макфакс (22.08.2017): Царовска: Ќе се унапредуваат правата на лицата со попреченост [Пристапено: 22.06.2018]
- Академик (22.08.2017): МТСП: Измените во Законот за социјална заштита ќе го унапредат секојдневното живеење на лицата со попреченост [Пристапено: 22.06.2018]
- Сител (11.09.2017): Собранието ги поддржа измените за унапредување на правата на лицата со попреченост и ги даде во второ читање [Пристапено: 22.06.2018]
- МТСП (13.04.2018): Прес конференција на МТСП Царовска: Проблемите ги решаваме трајно преку низа темелни реформи [Пристапено: 22.06.2018]
- Мкафакс (13.04.2018): Царовска: Проблемите ги решаваме трајно преку низа темелни реформи [Пристапено: 22.06.2018]
Vlerësoi: Olivera Vojnovska
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari