Ende nuk ka revizion të PDU-së në Komunën e Aerodromit

Pjesë e një prej PDU në Aerodrom. Ilustrim - ueb faqja e K. së Aerodromit

Kryetari i Komunës së Aerodromit, Zllatko Marin para zgjedhjeve dha një premtim konkret në lidhje me PDU-në në komunë, i cili sipas verifikimit tonë është duke u realizuar:

Aerodromi, një prej komunave më urbane, sot është një prej më të ndoturave. Kemi rrugë me shumë gropa, problem me rrugët lokale, rrejt i vjetruar i ujësjellësit dhe infrastrukturë në lënë pas dore. Çdo ditë zhvillohet lufta e njëjtë për vend parkim. Nuk ka as në shkolla as në kopshte…Mjaftë më! Është koha që Aerdoromi të ketë një kryetar komunë dhe një Këshill të cilët punojnë me nder, janë transparent dhe do të kujdesen për nevojat reale të banorëve. Pas 15 tetorit, do të ndalojmë kaosin ndërtues. Do të bëjmë revizion të PDU-së me qëllim që të zvogëlohet ekspansioni ndërtues, veçanërisht në zonat urbane…

[Burimi: LSDM- Programi parazgjedhor i Zllatko Marin, data: shtator 2017]

 

ARSYETIM:

Shkaku për verifikim të këtij premtimi të kryetarit Marin, dhënë para zgjedhjeve edhe në program por edhe në daljet e tij publike, ka qenë incidenti i para dy ditësh, kur banorët e Aerodromit rrëzuan gardhin mbrojtës në një pronë ku ndërtohet një objekt i ri prej dhjetë kateve.

Sipas përgjigjes që e morën kolegët tonë në Komunë, bëhej fjalë për një pronë private, ndërsa në të vërtetë Komuna ka qenë një lloj okupues me pajisje urbane.

Përndryshe, bëhet fjalë për tokë e cila është nën pronësi private, ashtu që Komuna ka pas vendosur pajisje urbane dhe një rekuizit për fëmijë në pronë private. (Radio MOF)

Në tekstin e njëjtë kujton se “Marin si opozitar akuzoi për urbanizim të tepruar në komunë, veçanërisht nëpërmjet PDU prej Ostrovo deri në Majçin Dom. Sugjeroi se ndërtohet paplane, mbijnë ndërtesa në zona urbane në komunë, ndërsa hapësira është shkatërruar, me çka edhe vështirësohet kualiteti i jetës. Përgjatë rrjedhës së fushatës lajmëroi për revizion në planeve urbanistike”.  

E gjithë kjo është e saktë. Një verifikim i shkurtër i faqeve ku gjendet deklaratat e Zllatko Marin të asaj kohe edhe pas fushatës zgjedhore, si dhe kontroll i detajuar i programit të tij të shkruar zgjedhore, çon ka premtimet e mëdha për urbanizim të kontrolluar pasi që të vijë në qeveri, por edhe për revizion të planeve të deritanishme për ndërtim.

Por, verifikimi i detajuar të cilin e bëmë në faqen e Komunës Aerodrom, i cili është mjaftë transparent, nuk tregon se diçka është bërë në këtë drejtim. Përkundrazi gjetëm dokumente të lëna nga qeveria paraprake, në të cilën, për shembull, ka një numër të madh të vendimeve, se për këtë dhe atë plan urbanistik nuk është i nevojshëm studimi për ndikimin mbi mjedisin jetësor…

Për shkak të verifikimit të dyfishtë të fakteve, kërkuam përgjigje zyrtare prej Sektorit për marrëdhënie me publikun në Komunën Aerodrom, me çka morëm përgjigjen në vazhdim:

Në këtë moment shqyrtohen të gjithë planet e detajuara urbanistike. Me çka analizohet në sa prej tyre është e nevojshme që të intervenohet dhe nëse ka vërejtje në raport me planet. Sapo Komuna të ketë informacione konkrete, do të reagojë në mënyrën e duhur dhe opinioni do të jetë i informuar në kohë. 

Sipas kësaj përgjigjeje dhe sipas verifikimit tonë përmes burimeve të tjera, më së shumit mund të vlerësohet se premtimi është duke u realizuar, edhe pse nuk ka njoftim konkret se deri ku ka arritur shqyrtimi i planeve, vlerësimi i asaj se për sa kohë mund të përfundojë, etj.

BURIME: 

Vlerësoi: Teo Bllazhevski


Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.