Duket fundi i ndërtimit të hekurudhës Manastir-Kremnicë

vlada.mk

 

Përfundimi i hekurudhës Manastir – Kremnicë dhe një pjesë deri në zonën industriale Zhabeni 

[Burimi: Programi i LSDM në zgjedhjet parlamentare në vitin 2016 „Plani për jetë në Maqedoni” faqe 246, data: dhjetor 2016]

 

ARSYETIM:

Përfundimin e rikonsktruktimit të hekurudhës Manastir- Kremnicë në kufirin maqedono-grek, e premtoi LSDM gjatë periudhës së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare (dhjetor 2016) dhe ky projekt është duke u realizuar. 

Ky premtim i socialdemokratëve është përmendur në më tepër pjesë të programit zgjedhor: “Plani për jetë në Maqedoni“, më saktë në faqen 76, faqe 196, dhe është edhe në “Planin 24m – reforma urgjente me prioritet në Qeverinë e re në 2 vitet e para” (faqe 246). Sipas një afati të tillë zgjedhor të projektuar premtimi duhet të realizohet më së voni deri me 31 maj të vitit 2019, duke pasur parasysh se Qeveria e LSDM-së u zgjodh me 31 maj të vitit 2017.

Aktivitete për ndërtimin e hekurudhës Manastir – Kremnicë filloi në fillim të vitit 2018 edhe siç njoftoi mbrëmë (28.02.2019) “Meta” deri më tani janë realizuar 95% e punëve ndërtimore. Në muajt e mbetur duhet të realizohet punët përfundimtare për instalimin e pajisjeve sinjalizuese dhe telekomunikuese, rrugët e qasshme dhe kyçja e objekteve hekurudhore me energji elektrike, furnizimin me ujë dhe rrjeti i kanalizimit.

 Përfundimi dhe kompletimi i punëve në hekurudhë si objekt i tërësishëm funksional planifikohen deri në fund të marsit, gjegjësisht deri në fillim të muajit prill, me çka do të ketë kontroll teknik dhe lëshimin në funksion të hekurudhës për komunikacion të trenave, theksojnë për “Meta” nga Hekurudha maqedonase – Infrastruktura. 

Në vitet e fundit u përfundua pjesa më e madhe e punëve ndërtimore të hekurudhës së gjatë 17 kilometra. Me këtë projekt janë ndërtuar 9 ura, 38 dalje, 30 kalime për kafshë, stacion i ri dhe objekt për sinjalizimin dhe telekomunikimit mes Manastirit dhe Kremnicës. Ndërtimi me vlerë 17,2 milion euro është financuar me grant nga Bashkimi Evropian (6 milion euro) dhe me mjete nga buxheti shtetëror (11 milion euro).

Pritshmëritë janë se lëshimi në përdorim i kësaj hekurudhe prej 10 vitesh do të mundësojë vendosjen e linjës së rregullt hekurudhore nga Manastirit deri në Lerin, por edhe lidhja e rajonit të Pellagonisë me Portin e Selanikut. Nga Hekurudhat maqedonase – Transport tashmë informojnë se janë në negociata me kompanitë greke TrainOSE për vendosjen e linjës së trenave Manastir-Lerin.

 

 

 ***Vërejtje

Rikonstruktimin dhe ndërtimi i hekurudhës nga Manastirit deri në Kremnicë, e premtoi edhe VMRO-DPMNE në programin zgjedhor me të cilin partia doli zgjedhje parlamentare në vitin 2014, por nuk arriti të realizojë projektin. “Vërtetmatësi” në shtator të vitit 2016 (tre muaj para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare) verifikoi këtë premtim dhe e vlerësoi si të parealizuar.

 

BURIME:

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.