Biseda të përgjuara – pjesa 2: “Xhoker” në gjyqësor – „Është njeriu jonë?“

Gjyqësia e Maqedonisë është vendosur në “burgun” e krijuar nga VMRO-DMNE dhe BDI, kështu që vendimet kyçe në vend të gjykatësve, i sjellin funksionarët shtetëror – kjo është, për fat të keq, kjo është përmbajtja nga bisedat e përgjuara në konferencën e dytë për shtyp.

Në këtë set të dytë të bisedave të përgjuara, e para është biseda mes Gordana Jankullovskës dhe Mihajllo Manevskit, në të cilën të dy bisedojnë për një aktvendim për vëllanë e ” Linas nga Këshilli Gjyqësor”, e cila konsiderohet si “xhoker” i Vmro-Dpmne-së, me çka përmenden probleme të cilat i ka bë “Trajko dhe Jovo” pas kësaj çështje, sepse në Gjykatën Supreme i kanë anuluar të dy aktgjykimet për personin në fjalë, edhe atë jo sipas radhës. Manevski pastaj thotë se nuk do të jenë problem të “rregullohen” gjykimet e reja në Gjykatën themelore dhe në gjykatën e Apelit , por përsëri do të paraqitet problem në Gjykatën Supreme. Bashkëbiseduesit mendojnë që edhe për këtë të kërkojnë nga Gruevski të inkuadrohet që të rregullohet kërkesa e Linas, ndërsa Trajko dhe Jovo do të duhet të “shtrëngohen”. Manevski shpreson që do të qetësojnë Linan, nëse e punësojnë vajzën e saj.

Biseda e dytë që ishte e emetuar në këtë  konferencë shtypi është mes Musa Xhaferit dhe Sasho Mijallkovit. Biseda është për zgjedhjen e kryetarit të Gjykatës Supreme, shpejt pasi ka filluar seanca për zgjedhje, me çka Mijakllkov i thotë që Blerimi (Bexheti, ministri i atëhershëm i drejtësisë) ka bllokuar vendimin e VMRO-DPMNE-së, dhe që nuk janë marrë vesh ashtu. Mijallkov porosit të mos bllokohen, ndërsa Xhaferi thotë që do të duhet të bisedoj me Aliun (Ahmeti).

PROKURORËT DHE GJYKATËSIT “TONË”

Biseda tjetër është mes Gordana Jankullovska dhe Zoran Stavrevslot. për një padi penale kundër Stavrevskit e cila duhet të hidhet poshtë dhe për atë se si Marko (Zvrlevski) ka thënë që është punë e kryer, gjegësisht e ka mbyllur lëndën. Stavrevski pyet nëse është punë e kryer, ai do të duhet “asaj” që e ka bërë denoncimin, ” të ja fus një padi për mashtrim”.

Në bisedë, më pas, Gordana Jankuillovska dhe Marjan Risteski, kryetari i komunës së Prilepit kërkon të kryhet punë për një gjykatës në Gjykatën e Parilepit,dhe tregon që është njeri i “tyre”, ndërsa Jankullovska thotë që nëse ka kushte, do ta ketë parasysh.

Biseda e fundit e këtij seti është ndërmjet Dragan Pavlloviç – Llats dhe Filimena Manevska, me çka redaktori i televizionit Sitel,  ankohet që vendimin në të mirë të “tyre” e ka anuluar gjykata e Apelit dhe kërkon të ulet në kafe me “atë nga gjykata e Apelit”, për shkak se vendimet e kësaj gjykate i nxisin të gjithë gjykatësit nga gjykatat më të ulëta të “ju dhemb veshi” për “ata”, dhe të frikohen që do të anulohen vendimet në favor të “tyre”.

 

Të gjitha “bombat” i gjeni këtu.

 

Konferencë për shtyp e kryetarit të LSDM-së,Zoran Zaev, Shkup (15.02.2015)

 

Pas kësaj konference për shtyp, reagoi VMRO-DPMNE me një komunikatë, të cilën mund ta lexoni këtu.

 


Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit,projektit për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetarëve,i realizuar nga  Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci (BTD – The Balkan Trust for Democracy), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, NED-it dhe BTD-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *