Biseda të përgjuara- pjesa 9: Komuna Qendër

 

Kjo përmbledhje e bisedave të përgjuara, e nënta me radhë, është e para  publikuar nga një parti tjetër, dhe jo nga LSDM, njëkohësisht, për herë të parë është prezantuar nga njeri i cili nuk është lider partiak ( edhe pse shkurt para kësaj, deri në fillim të shkurtit, ishte kryetar i PLD)

Në këtë përmbledhje janë të publikuara biseda të përgjuara në lidhje me komunën Qendër, manipulim i zgjedhjeve për shkak të tentimit të VMRO-DPMNE-së me çdo kusht të mbaj qeverisjen në këtë komunë, për shkak të projektit 2014, por edhe për tentimin për blerje të këshilltarëve të partive opozitare që të njejtit të kalojnë në radhët e VMRO-DPMNE-së.

DO TË ZHVENDOSET NJË NDËRTESË E TËRË…

Biseda e parë mes Janakievskit dhe Mijallkovit ndodh gjatë numërimit të votave, me ç’rast të dy nervozohen për shkak se opozita po fiton, madje dedikohet një kërcënim i Janakieskit që e gjithë ndërtesa tek “Bristel” do ta zhvendosin, njerëzit do t’i burgos, sepse nuk kanë votuar për VMRO-DPMNE-në.

Në bisedën e rrahës dëgjohet si Jankulloska nuk e di ku t’i “vendos” votuesit fiktiv në komunën Qendër dhe mendon si t’i ik përgjigjeve nga KSHZ dhe t’i shmanget takimit me Zhernovskin, për shkak se ” nuk ka çka të thotë, je i kapur në vepër” në lidhje me votuesit fiktiv. Më pas dëgjojnë si Jankullovska e pranon që ashensorët janë bllokuar me qëllim që të mos mund të zbresin njerëz më të moshuar që të votojnë. Në bisedën e radhës Janakieski kontrollon me zëvendës – ministrin e drejtësisë si të merret lista zgjedhore që të fotokopjohet dhe të shihet kush nga Qendra ka votuar, kush jo, dhe më pas me kryetarin e Këshillit të qytetit të Shkupit merren vesh të bëhet presion ndaj kuadrove të arsimtarëve që të sigurojnë edhe më shumë vota për VMRO-DPMNE-në.

QYTETARËT E PRESPËS DO T’JU KRYENIN PUNË

Në bisedën e radhës dëgjojmë si Gruevski thotë që “qytetarët e Prespës” do të mbaronin punë, si urdhëron që sa më shumë flet votime të shpallen të pavlefshme, si është i nervozuar për shkak të ankesave të opozitës, dhe për atë se janë duke humbur, bën shtypje ndaj Vladimir Todoroviq të mos e pranoj humbjen zyrtarisht, edhe Janakievski thotë që tashmë e ka imponuar një gjë të tillë.

Jankulloska në bisedë në të cilën përmendet vendosja e 20 përmendoreve gjigante në Qendër, që tashmë nuk mund të realizohet, kërkon më shumë polic të angazhohen në komunën Qendër për shkak se “mund të dalin komunistët”, dhe kërkon fshihen të dhënat nga kompjuterët e Komunës Qendër që të pastrohen gjurmët.

Më pas dëgjojmë si Sasho Mijallkov dhe Mile Janakieski merren vesh për blerjen e këshilltarëve të opozitës me premtimin se do t’i legalizohet shtëpia me procedurë të shpejt, Janakievski thotë që VMRO-DPMNE do të ja paguaj harxhimet prej 200.000 denarëve, gjegjësisht siç thotë Mijallkov ” do t’i paguajmë”.

Në fund dëgjojmë bisedë të Mijallkovit dhe Dragan Pavlloviq- Lallatasit, në të cilën flitet se duhet të “pastrohen” gjurmët për atë që  ka bë VMRO-DPMNE dhe atë se si do të përgatis teren për kryetarin e sapo zgjedhur, Zhernovksin që ky i fundit të heshtet, gjegjësisht “ta fus në makinerinë e tyre”. Gjithashtu flitet edhe për mundësi që këshilltarët të kalojnë nga ana e tyre – katër potencialisht – nga partitë opozitare në VMRO-DPMNE.

 

Të gjithë “bombat” i gjeni “këtu“.

 

Konferencë për shtyp e Andrej Zhernovskit, kryetarit të Komunës Qendër, Shkup, 12.03.2015

 

Pas kësaj konference për shtyp, reagoi VMRO-DPMNE me një komunikatë, të cilën mund ta lexoni këtu.


Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit,projektit për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetarëve,i realizuar nga  Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci (BTD – The Balkan Trust for Democracy), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, NED-it dhe BTD-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *