Biseda të përgjuara – pjesa 5: PPU-të, PDU-të, dinamit dhe dema modern

Pjesa e pestë e incizimeve të bisedave të përgjuara është dedikuar rrënimit të kompleksit “Kosmos” me pronar Fiat Canovskin, bëhet fjalë për bisedë në mes Nikolla Gruevskit dhe Janakieskit, si ministër aktual për transport dhe lidhje në atë kohë.

Në bisedën e parë Nikolla Gruvski, aso kohe kryeministër, i jep instruksione Janakieskit të shtyj punën sipas planit. Flasin me kode (për atë F.C) në ç’rast dhe  Gruevski  interesohet nëse ka ndonjë arsye për prolongim dhe pyet nëse është paraqitur Fiat Canovski tek Janakieski. Ministri i atëhershëm thotë që nesër do të dërgohet (aktvendimi ose vendimi) me rekomandim nëpërmjet postës, ndërsa Gruevski kërkon që kjo të ndodh atë pasdite, të mos jetë “mu në mëngjes”.

MILE, MU KUJTUA

Në bisedën e dytë Gruevski tregon se kryetari i komunës së Gazi Babës ka pas problem “me Fiatin” dhe ka pas inspektim administrativ në komunë. Më pas Gruevski thotë se i është kujtuar një variant tjetër për ta penguar ndërtimin e “Kosmosit”- të ndryshoj Plani i detajuar urbanistik, dhe parcela të bëhet park, “me fontana, me çudira”, me ç’rast Janakieski thotë se është e mjaftueshme që të zvogëlohet ndërtimi… Mandej Gruevski urdhëron të dëgjohet me Tonin ( Trajkovski), kryetari i komunës së Gazi Babës ngase ai ka thënë nëse ministri (Janakievki), ri pas tij, ai do ta “shtyjë” këtë punë. Janakieski thotë: Nuk ka problem.

Në bisedën e tretë të emituar, Gruevski paraqitet me ide të reja – të ndryshoj PDU-në dhe në këtë parcelë të parashihet park, dhe mendon se edhe nëse Canovski ka mundësi të ndërtoj sipas planit urbanistik, por sipas planit global urbanistik nuk do të mund t’i jepet leje e re për ndërtim. Në bisedën vijuese të dy bisedojnë për ta shty procedurën për shkak se ka kërkuar Borçe, me të cilin duhet të dëgjohet Janakieski, që të merren vesh kur të shpallet konkursi, për “Ilijën” dhe për “BNJVL”… Pastaj kyçen në temën “Fiat” me ç’rast Gruevski thotë se ka biseduar me disa njerëz dhe mendon që njëherë të kaloj zgjedhja e qeverisë dhe pastaj me 29- aksion. E paralajmëron Janakieskin të jetë i përgatitur , me dokumentacion. Në bisedë pastaj definohet që Janakieski dhe të tjerët të jenë të përgatitur për të “hënën, 1 gusht, çka për Gruevskin është kulmi i pushimeve vjetore”.

 

 NDËRHYN NJË GJYKATËSE, NDËRSA NDËRTIMI BËN REZISTENCË

Tema e bisedës më pas është problemi me gjykatësen Kasarska e cila ka arritur te objekti me dokumente, madje e kanë dërguar edhe në komunë. Janakieski frikësohet nga urdhri gjyqësor për shembjen e objektit, edhe pse ka marr premtim nga “Biljana” se nuk ka mundësi që për dy orë të ndodh diçka e tillë. Janakieski thotë se në mëngjes, gjatë rrënimit të Kosmosit ka hequr dorë një ekip i ndërtuesve, dhe pastaj ka qenë i detyruar të gjejë tjerë. Gruevski pyet nëse janë paraqitur “ata”… Më pas bisedojnë deri ku ka arritur me rrënimin, me ç’rast Janakieski thotë se kanë pas probleme të caktuara teknike… E njofton se është dashur të vijnë edhe dy profesorë që të përgatitet edhe projekt për rrënim, ngase kjo mund të shkoj shumë rëndë sepse në ndërtim është vënë shumë hekur.

Biseda e radhës është përsëri për rrënimin, Gruevski  interesohet si shkon procesi i rrënimit, Janakieski në anën tjetër tregon se çfarë makinerie shfrytëzohet “dy makina të mëdha të “Betonit” për çka Grueski qeshet. Janakieski parasheh që punët të kryen brenda 7-8 ditëve, ndërsa Gruevski interesohet që të merret vesh deri në mbrëmje se si do të zhvillohen punët, pastaj informon që zëvendës ambasadori i SHBA-së ka reaguar në qeveri për sa i përket rrënimit të objektit dhe tregon se Fiat Canovski është i bindur se ajo bëhet si hakmarrje nga shkaku se e ka financuar televizionin A1. Pastaj bisedohet edhe për letrën e cila duhet të jetë e përgatitur mirë, me argumente profesionale, ngase “ata” të ambasadës sigurisht do të angazhojnë edhe ekspert. Gruevski thotë se zëvendës ambasadori ka reaguar ngase nuk ka të drejtë në ankesë, gjegjësisht gjykatat nuk punojnë… Kërkon që në fillim të mbaroj procedura gjyqësore. Janakieski  i sugjeron që ankesa nuk e prolongon ekzekutimin e ndërtesës.

 

RRËNIME ME “DEM MODERN”

Vijon bisedë për atë se çka do të bëhet me rrënimet në të ardhmen. Gruevski propozon, deri sa ndërtesa është dëmtuar, të mos vazhdohet me rrënimin, ndërsa Janakieski tregon se si është zhvilluar rrënimi, se Canovski i ka dhënë deklaratë Alfës, ku është shfaqur edhe incizim nga rrënimi. Shpjegon se çka ka thënë profesori i cili ka përgatit projektin për rrënim- se  është vënë shumë beton dhe që ndërtesa është planifikuar për 16 kate, dhe së më shumë eksploziv nuk mund të vendoset që të mos vijë deri te shtypja dhe me ç’rast mund të rrënohen edhe objektet në rrethinë. Gruevski sugjeron që punët të lehen ashtu siç janë, dhe thotë që Canovski vet do ta rrënoj objektin nëse ka qëllim të ndërtoj. Në bisedën në vijim e Gruevski e informon Janakieskin se ka biseduar me euro ambasadorin (Peter Sorensen) i cili ka dhënë vërejtje dhe se  rrënimi i Kosmosit duket si hakmarrje, ngase rrënohet vetëm objekti i Canovskit, ndërsa të tjerat nuk preken fare dhe të dy bashkëbiseduesit pajtohen se gjërat vërtet janë ashtu, dhe bisedojnë cilët objekte mund të rrënohen që të mos fitohet përshtypja se vetëm Canovski ka ndërtuar pa lejes. Më pas Gruevski përmend që Sorensen i ka sugjeruar që duhet patjetër të rregullohet çështja e mediumeve.

 

Të gjithë „bombat“ i gjeni këtu.

Konferencë për shtyp nga kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, Shkup (27.02.2015)

 

as kësaj konference për shtyp, reagoi VMRO-DPMNE me një komunikatë, të cilën mund ta lexoni këtu.


Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit,projektit për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetarëve,i realizuar nga  Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci (BTD – The Balkan Trust for Democracy), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, NED-it dhe BTD-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *