Biseda të përgjuara – pjesa 37: Bombë që eksplodoi në heshtje

 

 Ме 8 qershor të vitit 2015,, në vazhdimin e 37 të ” E vërteta për Maqedoninë”, LSDM për herë të parë nuk publikoi biseda të përgjuara ose transkripto. Ndodhi ashtu sepse duhet të respektohet dinjiteti i shoqërisë civile, një nga themelet e demokracisë, tha Zaev.

 

Në konferencën për shtyp të 37 me radhë, e katërta e mbajtur në Kampin e lirisë përpara qeverisë, Zoran Zaev, kryetar i partisë më të madhe opozitare, nuk prezantoi incizime të bisedave të përgjuara. Ndodhi kështu sepse temë e kësaj dalje ishte përgjimi i sektorit civil, dhe siç tha Zaev, “sektori civil është një nga shtyllat bartëse të opinionit demokratik, ose të paktën ashtu duhet të jetë në një vend normal dhe është obligim i të gjithëve ta respektojmë këtë”.

Duke paralajmëruar që materialet do të ju shpërndahen të përgjuarve, lideri i LSDM-së theksoi që edhe shërbimet e Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim, “nën udhëheqjen e Gruevkit dhe Mijallkovit në Republikën e Maqedonisë” i kanë ndjekur dhe përgjuar edhe Fondacionin “Metamorphosis”, OJQ Infocentar, Komitetin e Helsinkit, Civil-Qendra për liri, “Transparent Macedonia”, Fondacionin Shoqëri e Hapur Maqedoni (FSHHM),  Qendrën e Hulumtimeve për Shoqëri Qytetare, Platformën për Politik Qytetare-AJDE, FORUM- Qendra për Hulumtim Strategjik dhe Dokumentim, Qendra e Maqedonase për Arsim Evropian, “Sheshi Liria”, si dhe shoqata të tjera qytetare.

JANË NDJEKUR KRYESORËT,  POR NË DISA RASTE EDHE MË SHUMË ANËTAR TË ORGANIZATAVE JO QEVERITARE

Zaev tha që këto organizata janë ndjekur dhe përgjuar nëpërmjet njerëzve të parë të organizatave dhe anëtarëve të tyre aktiv. Kjo do të thotë që ka pas raste kur në një organizatë janë ndjekur më shumë aktivist qytetar.

–  Mjafton vetëm të dëgjosh emrat e organizatave njerëzit e parë të së cilave janë ndjekur, që të të bëhet e qartë që bëhet fjalë për një nga organizatat më aktive- vëzhguesit kritik të proceseve shoqërore, të cilat nëpërmjet aktiviteteve të tyre, të dedikuar luftojnë për avancimin e të drejtave të ndryshme të qytetarëve të garantuara me Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Maqedonisë-tha Zaev.

Ai porositi që me ndjekje dhe përgjim të një nga sektorëve më të ndjeshëm, sektorit qytetar- mbrojtës të së drejtave dhe interesave qytetar, lirisë dhe mendimit kritik, Gruevski i ka kërcënuar të drejtat qytetare dhe njerëzore.

 

.Të gjithë “bombat” i gjeni këtu.

 

 Konferencë për shtyp nga Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së, Shkup, 08.06.2015

Pas kësaj konference për shtyp, reagoi VMRO-DPMNE me një komunikatë, të cilën mund ta lexoni këtu.


Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit,projektit për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetarëve,i realizuar nga  Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci (BTD – The Balkan Trust for Democracy), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, NED-it dhe BTD-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *