Biseda të përgjuara– pjesa 36: Çështja e banesave të Jankulloskës

 

 Pushteti është biznes fitimprurës- sjell fitime të mëdha dhe mundëson pasurim të shpejtë, sjell banesa edhe atë në ndërtesë të vmroistëve, menjëherë karshi MPB-së, kuptojmë nga bisedat e përmbledhjes së 36-të, të prezantuara në Kampin e lirisë përpara Qeverisë. Në këtë përmbledhje bisedash dëgjojmë si Stavrevski me Jankulloskën në mënyrë shoqërore shkëmbejnë iformacione dhe kërkon sugjerime për të blerë një banesë në ndërtesën në të cilën do të jenë komshi.

Në bisedën e parë nga kjo përmbledhje e shkurtër, zhvilluar ndërmjet Gordana Jankulloskës dhe Zoran Stavrevskit dëgjojmë që ministrja e Punëve të Brendshme dhe bashkëshorti i saj kanë blerë dy banesë- a idenë për këtë e kanë marr nga Stavrevski. Siç sqaroi zëdhënësi i LSDM-së, Petre Shilegov, gjatë transmetimit të incizimeve nga ky grup, banesat e Jankulloskës janë në nënkulmin e ndërtesës karshi ministrisë  së Punëve të Brendshme, për çka dhe LSDM mbajti një konferencë për shtyp të veçantë. Për banesë në ndërtesën e famshme në rrugën Dimçe Mirçev numër 20, ku janë vendosur një numër i madh i funksionarëve dhe deputetëve të RM-së, është i interesuar edhe Zoran Stavrevski. Tani më i ka bërë hapat e para, ka shkuar te kompania që të interesohet çfarë banesash kanë ngelur. Por ai është i frikësuar që mos ta sheh dikush, prandaj Jankulloska e këshillon që me veturë drejtpërdrejt hyhet në ndërtesë.Ajo i thotë që të shkoj kur të terrohet, në aso kohe mund të ketë mbetur vetëm ndonjë mjeshtër…. Por pastaj vendos që të merret vesh me drejtoreshën e kompanisë e cila bën ndërtimin e ndërtesës, në kohën kur Stavrevski do t’i shoh, të gjithë mjeshtrit t’i lëshojnë katet më lartë, ku do të shkoj Stavrevski.

KA NJË PROBLEM, ÇKA TË PARAQITET NË KOMISIONIN ANTIKORRUPSION?

Pas kësaj zgjidhje në mes tyre, ngelet edhe një problem për Stavrevskin. Është i brengosur se si blerja e banesës do të pritet nga opinioni, posaçërisht ngase është i detyruar ta paraqes në lisën anketuese Komisioni kundër Korrupsionit. Edhe Jankulloska thotë se është duke u menduar për këtë çështje- dhe deri në momentin që bisedojnë, nuk i ka paraqit të dy banesat.

 

 NJERËZ PRAKTIK NË NDËRTESËN E “VMRO-SË”

Në tre bisedat në vijim, Jankulloska i tregon ndihmësit të tij Ivo Koteski, si ajo dhe bashkëshorti i saj kanë marr kredi për banesa, dhe si i pajisin, nga se janë “njerëz shumë praktik”. Pastaj, në bisedën e cila ndodh pasi LSDM e bëri publike informacionin për të dy banesat e Jankulloskës në ndërtesën e “VMRO-së”,Kotevski thotë pa marr parasysh se çfarë përgjigje do të jepen, mund të parashihet se çfarë do të shkruajnë mediumet. Thotë se mediumet do të akuzojnë që Jankulloska ka blerë dy banesa në kohën kur kemi shumë të varfër… Pastaj në bisedën e tret Jankulloska pyete: E kush do të ju transmetoj be Ivo?!, shpreh bindjen që për banesat e saj mediumet kritike do të merren me të një, dy herë, pesë herë, dhe pastaj “do të marr era”. Ajo si rrethanë lehtësuese thekson atë që puna është kryer në vitin 2011, nga atëherë deri në kohën kur ndodh biseda kanë kaluar dy vite….Në bisedën e tretë në mes Kotevskit përfundimisht i sqarohet në cilën ndërtesë janë banesat e shefes së tij- në ndërtesën “nga dritarja që ti e sheh”. Ai nga spekulimet e një miku fillimisht ka menduar që banesat gjinden në ndërtesën karshi oborrit të ministrisë për Kulturë. Pastaj fillojnë shakat, Kotevski pyet ku do të vendoset polici i cili do të rruaj Jankulloskën, ajo i përgjigjet “te zyra e paraqitjes këtu”, ndërsa ai tallet që polici do të vij në vendin e punës- vendin e paraqitjes në ministri të Punëve të Brendshme bashkë me truprojat.

Në bisedën e fundit e marrim konfirmimin që Stavrevski megjithatë është bërë fqinj i Jankulloskës. Për atë se si i kanë pajis banesat dhe si duken, si dhe çfarë janë idetë e bashkëshortes së zëvendës kryeministrit për banesën e tij, dëgjojmë në bisedën e fundit- dhe më të gjatë të kësaj përmbledhje.

 

Të gjithë “bombat” i gjeni këtu.

 

Konferencë për shtyp nga Petre Shilegov, zëdhënës i LSDM-së, Shkup, 31.05.2015


Pas kësaj konference për shtyp, reagoi VMRO-DPMNE me një komunikatë, të cilën mund ta lexoni këtu.


Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit,projektit për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetarëve,i realizuar nga  Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci (BTD – The Balkan Trust for Democracy), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, NED-it dhe BTD-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *