Biseda të përgjuara – pjesa 34: Deal oriented

 Si Gruevski  i ka shty marrëveshjet edhe kur ka pas pengesa ligjore, si Jankulloska është qortuar sikur të ishe nxënëse, si donatorët partiak janë shpëtuar, si është shpëtuar Maja Ivanova, kush është bërë drejtor mbi drejtorët, kuptojmë nga kjo përmbledhje incizimesh. Dëgjojmë edhe pranimin e Gruevskit që asnjë punë e madhe nuk “ju ka ecur”…

Kjo përmbledhje bisedash të përgjuara është paraqitur në kampin e Lirisë para qeverisë, përmban biseda të cilat zbulojnë edhe aktorët kryesor të qeverisë nuk u besojnë përrallave të cilat i shesin. Aq më tepër, qartë shprehin mos kënaqësi të plotë edhe nga vetvetja. Megjithatë, ajo nuk është arsye e mjaftueshme për angazhim në drejtimin e duhur, por, sipas asaj që e dëgjojmë, edhe më tutje vazhdojnë me keqpërdorimin e pushtetit e ligjeve, vetëm me qëllim që të paraqiten “rezultate”.

MILE, NUK JE ELASTIK!

Dy bisedat e para janë në mes Nikolla Gruevskit dhe Mile Janakieskit. Në të parën dëgjojmë si Gruevski  “e përpunon” Janakieskin t’i dalë në ndihmë, të jetë më elastik  – “dhe jo edhe të madhit edhe të voglit të ju jep të njëjtin trajtim”. E këshillon të jetë më shumë si Vladmir Peshevski, i cili është “deal oriented”, pak nga pak gjënë arsyetime për variante, por edhe përpunon variante të ndryshme që t’i realizoj kërkesat e investitorëve të cilët jo gjithmonë janë në harmoni me ligjet. Gruevski insiston, ndërsa Janakievski përsëri mbrohet që po i kërkojnë punë ligjërisht të pamundura. “Do të sillesh rrotull, do të kërkosh të arrish marrëveshje, do të shkosh majtas – djathtas, majtas -djathtas”.

Në bisedën e dytë vazhdon i njëjti “trajnim” – Gruevski i “këndon” Janakieskit që vepron  i ngurtë me investitorët e mundshëm dhe nuk është “deal oriented” si Vllado Peshevski. I thotë që është ministër i cili duhet të arrij marrëveshje, dhe jo këshilltar juridik, që sjelljen e ka më të keqe se Vllado Peshevski, për çka edhe investitorët potencial kanë treguar. Janakieski në mënyrë të prerë tregon se nuk mund të premtoj “kodra dhe lugina” nga se duhet të nënshkruaj disa punë, për të cilat mbanë përgjegjësi, ndërsa Peshevski nuk është i obliguar t’i nënshkruaj… “Ndryshe sillen njerëzit që nuk duhet të nënshkruajnë dhe ata që nënshkruajnë”, thotë Janakievski. Gruevski vazhdon që ta “përgatis” për veprim joligjor, duke e bindur që ka edhe interpretime të ndryshme juridike pos atyre që i ka ai, si për shembull nga këshilltarët e tij juridik. Edhe se është diçka paligjshme nuk duhet menjëherë t’i “shmanget”.

 

ASNJË PROJEKT NUK NA ECI

Në fund të kësaj bisede Gruevski pranon se në qeveri nuk ju shkojnë mirë punët me kompanitë e mëdha. “Me EVN, në është luajtur nëna, e dinë këtë, me aerodromin për një qime e shpëtuam punën…”. Pastaj shkon edhe më tej “Nuk na ec, asnjë projekt nuk na eci. Në energjetik asnjë projekt i madh nuk na ec… Asnjë, asnjë. Një hidrocentral nuk kemi ndërtuar, nuk kemi filluar, nuk kam haber”…

Pastaj vijon biseda mes Vllatko Çingoskit, drejtor gjeneral i ELEM-it dhe Gruevskit. Në të njëjtin tonë – Gruevski e qorton edhe Çingovskin nga se ka kërkuar më tepër para nga investitorët potencial. Përndryshe siç tha Zaevi në konferencën për shtyp, bëhet fjalë për kompani çeko – bullgaro – maqedonase në të cilën Gruevski haptas ka vepruar  “deal oriented”, gjegjësisht ka vendosur marrëveshja të realizohet edhe përkundër të gjithë pengesave. Ndërsa njerëzit që kanë ardhur me “Zharkon i cili nxjerr revole, dhe sa kam kuptuar mirë vëllait të Gordes”. “Vijën” e dinë Gruevski, siç vetë i ka pranuar Çingovskit.

TEATRI I DRAMËS ËSHTË I VOGËL PËR GRUEVSKIN…

Biseda e dytë e kësaj përmbledhje zbulon se sa është Gruevski i nxehur që të bëhet marrëveshja edhe për vendin në të cilin është teatri i dramës së Shkupit, përndryshe ai ka filluar në vitin 1990, Gruevski nevrikoset pse “investitorëve” Janakieski u ka propozuar partneritet publiko-privat, ndërsa është dashur të shkohet në shitjen e tërësishme të tokës, pas prishjes së mëhershme të objekteve, me ç’rast blerësi në “marrëveshje” do të jetë i detyruar në objekt t’i siguroj të gjitha kushtet në mënyrë që të funksionoj edhe Teatri i Dramës, ndërsa sipërfaqja tjetër të jetë private. Edhe biseda e dytë është mes të dyve, në të njëjtën temë. Gruevski dëshiron ta rrënoj objektin e përkohshëm të dramës dhe toka të shitet, ndërsa Janakieski i jep kundër argumente, duke theksuar se politikisht edhe ligjërisht është e parealizueshme ajo që e kërkon Gruevski. Pastaj kryeministri është nervozuar për shkak se janë paraparë shumë pak metra në lartësi, ngase kështu “askush nuk do të vij”. Nevrikoset pse janë paraparë vetëm 35 metër maksimum, ngase 230 metër do të jenë për teatrin, tjetra është shumë pak për ndonjë investitor i cili do të ndërtonte në atë hapësirë.

 

PËR DONATORËT PARTIAK DHE PËR 1.600 EUROT QË “U ZHDUKËN”

Bisedat vijuese zbulojnë edhe një “ujdi”. Pronari i kompanisë nga Negotino, në cisternat e të cilit janë gjetur 5,5 ton naftë e kuqe e ndaluar, është liruar nga dënimi nga disa institucione, me urdhër të Gruevskit, vetëm se ai ka qenë donator i VMRO-DPMNE-së. Mes të involvuarëve në këtë skandal, me urdhër të Gruevskit dhe Mitko Çavkovit, ministrit të ri të Punëve të Brendshme. Mes të involvuarëve në këtë skandal është edhe Goranço Savkovski, drejtor i zyrës për siguri publike, krye shef i atëhershëm i Shërbimeve Policore Qendrore në MPB. Mes të involvuarëve është edhe Goran Trajkovski drejtor i Drejtorisë të së Hyrave Publike. Në bisedat kuptojmë që edhe pronari, pas largimit të “zagarëve” është paraqitur për t’u ankuar që i mungojnë 1.600 euro “që i ka ruajtur tek cisternat”…

 

MAJA IVANOVA- DREJTORE MBI DREJTORËT

Nga bisedat në vijim dëgjojmë që Gruevski ka menaxhuar që të mungoj dokumenti origjinal nga arkivi i Mistrisë së Punëve të Brendshme! Ajo është letra e drejtorit të Drejtorisë së Aviacionit Civil deri te MPB-ja që është ankuar në sjelljen e bashkëshortes së Gjorgji Ivanovit. Dëgjojmë se edhe ai personalisht ka tentuar të merret vesh me “Gjorgjin dhe Majën” por edhe me Dejanin, drejtorin, i cili nuk do që të ketë drejtoreshë “mbi të”, gjegjësisht Maja Ivanova është sjell sikur “Zot”.

 

Të gjitha “bombat” i gjeni këtu.

 

Pres konferenca e kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev, në Shkup, 27.05.2015


Pas kësaj konference për shtyp, VMRO-DPMNE reagoi me një konferencë për shtyp të mbajtur nga Ilija Dimovski, koordinator i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së dhe anëtar i komitetit Ekzekutiv të partisë, të cilën mund ta ndiqni këtu.


Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit,projektit për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetarëve,i realizuar nga  Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci (BTD – The Balkan Trust for Democracy), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, NED-it dhe BTD-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *