Biseda të përgjuara – pjesa 32: Punë VMRO-je

 Bisedat e kësaj përmbledhje e tregojnë “gjithë pushtetin” e VMRO-DPMNE-së, e tregojnë dhunën e aktorëve të qeverisë, realizimi i qëllimeve të tyre pa karar..

Biseda e parë e kësaj përmbledhje është kombinim i frikshëm i krismave, himnit të VMRO-DPMNE-së dhe bisedë e Sasho Mijallkovit me bashkëbisedues të panjohur.

Në bisedën e radhës, në mes Mijallkovit dhe bashkëbiseduesit kuptojmë që krismat janë në Gorno Lisiçe, ndërsa Mijallkov gëzohet që kriset aq shumë, që ngjan si luftë, me “ushtri- nja 50 veta. Bëjmë këtu festë”. Nga pesë kallashnikov krisin përnjëherë, kuptojmë nga biseda. “Punë VMRO-je be, qija nënën”, thotë Mijallkov. Bisedat zbulojnë që para një nga njerëzve më të lartë të mbrojtjes së sigurisë po gjuhet me armë ose nga armë pa leje ose me armë nga forcat e sigurimit që po përdoren për festë partiake.

URKO ME EKIPIN “KANË RRAHUR” 20 PERSONA

Në bisedën e radhës, mes Martin Protugjerit dhe Gordana Jankulloskës, dëgjojmë që, siç tha Zaev në konferencën për shtyp në të cilën i prezantoi incizimet që Dejan Mitrevski – Urko, truproje e Gruevskit, bashkë me një ekip prej 20 njerëzish “kanë dërmuar së rrahuri” sigurim tek dera dhe personelin në një kafiterie të Shkupit. Jankulloska është e shkuar nga ajo që e dëgjon nga Protugjer, dhe që thotë që tani ai duhet të mendohet si të nxirret, ndërsa Protugjer thotë të mos tregoj. Incidenti ka ndodhur tre ditë më herët, ndërsa nga biseda kuptojmë që nuk është informuar opinioni. Nga një bisedë tjetër nga të njëjtit bashkëbisedues kuptojmë që “këtu nga sigurimi”, që do të thotë sigurimi ose i kryeministrit ose të ministrave kontrabandojnë naftë, ju japin shkollave nga 1 ton, ndërsa i detyrojnë përgjegjësit të nënshkruajnë që kanë pranuar nga 3 ose 5 tonelata. Nga biseda kuptojmë që diçka ka pas edhe “Merimanga”.

Në bisedën e Mijallkovit dhe Jankulloskës dëgjojmë që edhe te Mijallkov ka pas “sherif” të ngjashëm – Utka, i cili në zgjedhjet lokale ka qenë sherif në Strugë dhe ka drejtuar pistoletën në kokat e njerëzve. Mijallkov mendon që Utka atë e ka punë, dhe jo të jetë, siç thotë Mijallkovi, “balerinë”.

NJË NDËRTESË, ASHTU, TË BUKUR BAROKE…

Pastaj vijon bisedë e Nikolla Gruevskit me Mile Janakieskin, në të cilën dëgjojmë cilët shefa lokal të qeverisë i kanë përzgjedhur për ëndrrën e tyre baroke. Flet për lokacionin tek hotel “Bristol” në të cilën duhet “të ndërtohet ndonjë ndërtesë e bukur baroke….” Janakieski paralajmëron që hapësira atje është e ngulfatur, ndërsa Gruevski thotë që “me ndërtesa të gërditshme është mbushur, dua ta zbukuroj hapësirën”. Biseda e radhës është e Mijallkovit dhe Jankulloskës, ndërsa në të, të dy merren vesh si të ja vështirësojnë jetën një polici që ka dalë në protesta për shkak të Lube Boshkovskit, Mijallkov kërkon ta vendos në Analitik në Haraçin, që të mos mund “të marr frymë”.

Dëgjojmë si Protugjer dëshiron që ta vras, siç thotë Zaev në konferencë për shtyp, Dragan Pavlloviç-Llatas, për shkak se punon për shërbimet serbe, por udhëheqësi i Sitelit nuk është i vetmi që Protugjer ka dëshirë ta vras. Kërkon të merren masa edhe për gazetarin Zoran Bozhinovski, kur do ta sjellin nga Serbia në burg në Shkup.

VRASJA NË GOSTIVAR NË AGJENDËN PARTIAKE

Pastaj vijojnë tre biseda në lidhje me rastin e Gostivarit, që në një zënkë të filluar për shkak të parkimit polici vrau dy qytetar të Gostivarit, Jankulloska dhe ndihmësi i saj, zëdhënësi Ivo Koteski, bëjnë kalkulime me vajzën e policit që ka përfunduar në burg, dhe planifikojnë për shkak të qëllimeve partiake ta “shfaqin” fëmijën në mediume. Një pjesë duhet ta realizoj redaktori i Sitelit, Sllavica Arsova – Caci. Pastaj dëgjojmë si i japin lajmet ekskluzive mediumeve të afërta për shkak të përgatitjes së reportazheve në të mirë të qeverisë dhe partisë, për të cilat ato tani më kanë përgatitur “skenar”. Dëgjojmë që si në tre ditë, kur ka pas protesta në Gostivar, Kotevski ka dëshiruar të “goditet” ndonjë nga gazetarët.

Nga katër bisedat e fundit dëgjojmë çfarë raporti kanë ministrat dhe “fytyrat” tjera të VMRO-DPMNE-së ndaj partnerit të tyre të qeverisë-BDI.

 

Të gjithë bombat i gjeni këtu.

 

Konferencë për shtyp nga lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, Shkup,05.05.2015

 

 

 

 

 

Pas kësaj konference për shtyp, reagoi VMRO-DPMNE me një komunikatë, të cilën mund ta lexoni këtu.

 


Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit,projektit për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetarëve,i realizuar nga  Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci (BTD – The Balkan Trust for Democracy), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, NED-it dhe BTD-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *