Biseda të përgjuara – pjesa 31: Mercedesi i ri i kryeministrit

Koalicioni ndërmjet VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së posaçërisht ka funksionuar në ato raste kur është bërë fjalë për mbulim dhe mbrojtje të njëri tjetrit për sa i përket veprimeve të paligjshme, si janë rregulluar tenderët me vlerë milionëshe dhe se si janë fryrë shumat e parave të kompanive private, të cilat më vonë kanë përfunduar në VMRO-DPMNE, cila është e vërteta dhe kush qëndron pas blerjes së Mercedesit të ri me vlerë 600.000 euro nga MBP, zbulojnë bisedat nga kjo përmbledhje.

Dy bisedat e para janë mes Musa Xhaferit dhe Sasho Mijallkovit. Nga ato kuptojmë se Mijallkovi kërkon t’i kryej punë një personi të afërt me Musa Xhaferin, gjegjësisht kompjuterët e konfiskuar nga pompa e tij e benzinës, të “lëshohen” sa më parë. Kuptuam se Mijallkov ka kërkuar nga policia financiare që urgjentisht ajo të ndodhë, por kuptojmë se problem përbën edhe gjykatësi hetues nga Kërçova, i cili, siç thotë Mijallkov “e kontrollova unë ai kish qenë një kriminel, që ka marrë para andej-këndej”. Sidoqoftë, Mijallkov i premton se problemi do të zgjidhet shpejtë.

TODOROV ZBULON KRIMET E OSMANIT SI PARAARDHËS I TIJ

Në radhë janë dy bisedat e Nikolla Todorovit dhe Gordana Jankuloskes. Todorovi informon Jankulosken për krimet e prokurimit në Ministrinë e Shëndetësisë, shuma marramendëse të paguara nga Bujar Osamani, ministër i mëhershëm i Shëndetësi nga partneri qeveritar BDI. Todorov thotë se krim kanë bërë edhe personat që kanë qenë të caktuar për mbikëqyrjeje. Thotë se për rekonstruksionin e spitalit të Ohrit, Bujar Osmani ka shpenzuar kot deri më 400.000 euro para të qytetarëve, të cilat nuk dihen se ku kanë përfunduar, ose ashtu siç dëgjohet në bisedë, kanë përfunduar në “bunar”. Todorovi i pranon Jankuloskes se për rekonstruktimin e spitalit ka probleme të dokumentacionit dhe realisht edhe në teren por edhe problem serioz përbën stabiliteti i objektit, dyshohet  se spitali mund të rrënohet. Atë e vërteton edhe revizioni.

   TENDERËT “E IBICËS SË SHËNDOSH”

Vijon biseda mes Vllatko Çingoskit, drejtorë i atëhershëm i kompanisë energjetike shtetërore ELEM dhe Kiril Bozhinovskit, sekretarit gjeneral të qeverisë së RM-së. Dëgjojmë se si rregullohen tenderë të ndryshme në ELEM-it  edhe atë me urdhër të drejtpërdrejt  nga Nikolla Gruevski. Merren vesh se cilat kompani të “Ibicës së trashë…” dhe sa pjesë të biznesit do të fitojnë. Sepse të përzgjedhurit për momentin nuk mund ta sigurojnë, do ju jepet mundësia të formojnë konsorcium, dhe ashtu më pas të veprojnë. Kanë të përbashkët atë se janë shumë afër qeverisë dhe duhet patjetër ti fitojnë… Ashtu si e thekson Zaev në pres konferencë në të cilën i prezanton përgjimet, bëhet fjalë për tenderin nga viti 2011, për gërmimin e tokës dhe qymyrit nga gërmadhat e xeherores Suvodoll – REK Manastir, për të furnizuar TE BITOLA. Biznesi kap vlerën prej 1.2 miliard denarëve, gjegjësisht 19.5 milion eurove. Më pas në bisedën mes atyre të dyve, dëgjojmë se si mblidhen para nga kompanitë  me dallavere dhe zhvatje të këtyre kompanive që fitojnë punë nga tenderët e rregulluara më herët. Gjatë asaj i dëgjojmë edhe emrat e kompanive “me fat”. Bisedohet me shifra për “dokumente” dhe “materiale” në vend të parave, ndërsa në një prej  bisedave kuptojmë se ato “materiale” përfundojnë në VMRO-DPMNE. Lartësia e “dokumenteve” varet prej përfitimit, gjegjësisht punën të cilën e kanë fituar këto kompani nga kompanitë shtetërore. “Mos u lodh me shifra të vogla, 100-150 minimum”, thotë Çingoski në njërën prej bisedave.

 AEROPLANËT FLUTUROJNË TË SPONSORIZUAR NGA “VULLNETARË”

Vazhdon biseda mes Mile Janakieskit dhe Gordana Jankuloskes, në të cilin dëgjojmë se si është realizuar udhëtimi me aeroplan për votuesit nga diaspora të cilët do të jepnin votën për VMRO-DPMNE-në, e më pas se cilat kompani duhet ti paguajnë “marrëveshjet”. Në bisedën mes Kiril Bozhinovskit me Dragan Pavloviç – Latas, shohim se si realizohen reklamat partiake në “Veçer”- është bërë marrëveshja që VMRO-DPMNE duhet t’i lëshojë reklamat aty, por Bozhinovski ka pasiguri se kjo  shfaqet në dokument, andaj Latasi i shpjegon se “gjithçka është e rregulluar”. Në vazhdim dëgjojmë se si kompanitë përmes faturave fiktive, i paguajnë konkurset e VMRO-DPMNE-së në mediumet qeveritare gjatë kohës së zgjedhjeve. Më pas vazhdojnë bisedat në të cilat zbulojnë se si partia, deri në tre muaj në thirrje për zgjedhje presidenciale, është pasuruar me pronë  prej 1.6 milion eurosh. Mes bisedës së Mile Janakieskit dhe Kiril Bozhinovskit dëgjohet se si në fshehtësi përgatitet anketë nga e cila duhet të shihet se nga cilat këshilla të komunave do të blihen pronat. “Kjo nëse merret vesh do të jetë katastrofale, të mos tregohet, qëllimi është që sa më shumë të blejmë”, shprehet Bozhinovski.

..MERCEDES ME  ZËRIM, MASAZHERË, TELEVIZORË…

Më pas vazhdojnë bisedat nga të cilat kuptojmë për Mercedesin luksoz të Gruevskit i paguar afërsisht 600.000 euro. Në bisedën e parë dëgjojmë se si Gruevski i jep urdhër Jankulloskës të fillojë procedurën e porosisë nëpërmjet MPB-së: “Të jetë përplot” dhe “prapa të ketë ekrane” kërkon Gruevski. Ai thekson që për Mercedesin deri në përfundim të zgjedhjeve lokale (viti 2013), të blerë me para të qytetarëve, MPB të aktrojë se është angazhuar për nevojat e ministrisë, jo personalisht për të. Bëhet plani se kush “do ta drejtojë” makinën e re. Dëgjojmë se si planifikohet tenderi, që vendimi për prokurim ti jepet saktë firmës së caktuar, por dëgjojmë se punët kryhen deri në shkallë të lartë të fshehtësisë edhe në kabinetin e kryeministrit. “Pasi që është 100% elektronike ta bëjmë që të mos na fluturojë dikush tjetër” këshillon Jankulloska dhe specifikon se ka urdhëruar se si duhet të realizohet ankandi elektronik. Gruevski ka bërë edhe skemë që të mos zbulohet se është blerë makina – do ta shfrytëzojë vetëm kur do të niset për në udhëtim, dhe nëse në destinacion e presin gazetarët, në kolonë do të jetë edhe Mercedesi i vjetër, andaj diku afër mbërritjes Gruevski do të zhvendoset në makinën e vjetër, që të mos ta shohin gazetarët.Biseda e fundit e kësaj përmbledje është mes Gordana Jankulloskës dhe Sasho Mijallkovit. Mijallkov ka kuptuar se Mercedesi ka arritur, dhe dëshiron që ta shohë. Jankulloska i thotë se menjëherë e kanë fshehur në “garazhin e kryeministrit, e din, që të mos e shohin këtu te ne si në cirk”. Makina luksoze me sistem zanor, klima për secilën ulëse, masazh, televizorë, nxehje të ulëseve, me vlerë prej 575.000 eurosh, nga “Mercedes” e ka marrë vozitësi i Jankulloskës, ndërsa nga kompania kanë thënë se lloje të atillë deri në atë moment nuk e kanë shitur askund në Evropën Juglindore.

AUTOBUSËT TË RROTULLOHEN, POPULLI TË SHIKOJË

Nga “Mercedesi” i shtrenjtë deri te transporti publik për popullin. Por ajo duhet të shfaqet, kuptojmë nga biseda e Gruevskit me Janakieskin për autobusët nga Ukraina për  NPT Shkup. Gruevski kërkon që sapo të arrijnë, të lahen dhe të thahen dhe më pas kolona të niset prej garazhit në Gjorçe Petrov deri në Qendër, dhe Janakieski të niset me to nga Gjorçe – ndërsa pas prezantimit të “bëjnë 10-15 gjiro, 4-5 orë të vozisin… Që t’i sheh populli”.

 

Të gjitha “bombat” janë këtu.

Konferencë për shtyp nga Zoran Zaev, kryetar i LSDM,Shkup, 13.05.2015

 

Pas kësaj konference për shtyp, reagoi VMRO-DPMNE me një komunikatë, të cilën mund ta lexoni këtu.


Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit,projektit për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetarëve,i realizuar nga  Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci (BTD – The Balkan Trust for Democracy), iniciativë e cila përkrah demokracinë. Qeverisjen e mirë dhe integrimin euro-atlantik më Evropën Jug-Lindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, NED dhe BTD.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *