Biseda të përgjuara– pjesa 21: Krimet e Ohrit

 

Përmbajtja nga bisedat më poshtë ka të bëj me Ohrin edhe atë çfarë pushteti i VMRO-DMNE-së ka bërë në Ohër, duke realizuar politikën e saj të përgjithshme, me shumë keqpërdorime. Dëgjojmë se si një fotografi “sforcohet” me qëllim që të diskreditohet një drejtor, si përgatitet shkatërrimi i moçalit të Studençicës, si është manipuluar me votuesit dhe si janë frikësuar dhe bindur njerëzit që të votojnë për VMRO-DMNE-në, me qëllim që të fitohet pushteti lokal. Dëgjojmë që janë dërguar “paralajmërime” edhe për biznesmenët. 

 

Në pjesën e parë nga përmbledhja e bisedave të përgjuara, gjegjësisht nga dy bisedat e para- të Martin Protugjerit dhe Dragan Pavlloviç Llatasit, dëgjojmë se për krijimin e aferës nga një fotografi, për të cilën më vonë do të kuptohet e vërteta e plotë, e cila është në kundërshtim nga ajo që VMRO-DPMNE e ka shtjelluar. Urdhri nga Protugjer si shef i kabinetit të Gruevskit deri te Mediumet pro qeveritare është që fotografia të paraqitet si provë për pedofili. Ashpër dhe pa i vërtetuar faktet tentohet që të diskreditohet autoriteti i drejtorit, vetëm nga shkaku se është vendos nga kryetari i komunës së LSDM-së. Me mjeshtri bëjnë regjinë e pa kënaqësisë së prindërve, dhe ” nga ata prindër njëri do të ja fus në rrugë”, do të organizohen edhe protesta partiake.

PARCELË NË MOÇALIN E STUDENÇICËS

Vijon grupi i tre bisedave mes Martin Protugjerit dhe Mile Janakieskit. Nga këto kuptohet që pushteti i qytetit nën udhëheqje të Bakraçevskit nuk është e interesuar për mbrojtjen e moçalit të Studençicës, nga se në mënyrë drastike është zvogëluar bregu i moçalit që duhet të mbrohet.

Jankulloska i sugjeron Protugjerit  ta vegulloj pronësinë e tokës në Raçe, në afërsi të Moçalit të Studeniçicës, ndërsa Protugjer kërkon nga Jankulloska me kompani të huaj në Maqedoni, të bëjë një marrëveshje për blerjen e  tokës në pronësi të Protugjerit dhe familjar të tij të afërt. Më pas bëhet marrëveshje që të planifikohet prona, ndryshim të planeve, urbanizim dhe mundësi për shitjen e tokës, dhe si në atë vend mund të planifikohet zonë zhvillimore turistike dhe zonë e mbrojtur për Moçalin e Studençicës.

“KOMUNISTËT” NUK GUXOJNË TË FITOJNË

Vijon një përmbledhje prej 11 bisedash të cilat zbulojnë keqpërdorimet zgjedhore, krimin zgjedhor të VMRO-DPMNE-së në Ohër, që të mos lejohet të fitojnë “komunistët”. Biseda e parë mes Jankulloskës dhe Stavrevskit. Të dy thonë që janë shpifur nga ajo që po ndodh, posaçërisht në Ohër.

Në bisedën e dytë Protugjer kërkon angazhim të 5-6 personave nga ushtria ose policia, të cilët gjatë gjithë kohës së kampanjës zgjedhore do të ishin në Ohër dhe do të vepronin nën komandën e tij. Në bisedën e radhës. Protugjer e njoftoi Lubço Todorovskin- Radnikin, atëherë drejtor në Zyrën për siguri publike, që në marrëveshje me drejtorin e DSK-së, Sasho Mijallkov, formohen struktura parapolicore të cilat do të jenë nën kontrollin e tij në ditën e votimeve. Protugjer kërkon, ndërsa Todorovski pajtohet, këto njerëz do të lirohen nga aktivitet e tyre të zakonshme në polici. Edhe Gordana Jankulloska është njoftuar me formimin e strukturave të tilla. Për të këto janë një grup “banditësh”, por megjithatë thotë se askush nuk do të bëj problem.

Më pas dëgjojmë si Protugjer kërkon nga Mile Janakieski t’i kërcënohet pronarit të kompanisë juridike “Ilinden” që menjëherë të ndërpres të gjithë aktivitetet ndërtimore në Ohër, të ndërpres asfaltimin e rrugëve të qytetit. Dëgjojmë dhe intervenime nga Janakieski te Vladimir Todoroviç të punësoj anëtar të VMRO-DPMNE-së në “Tineks” në Ohër.

POLICIA NË THIRRJE PARTIAKE

Në bisedën e gjashtë dhe të shtatë nga kjo përmbledhje, dëgjojmë si Protugjer kërkon angazhimin e funksionarëve të lartë të policisë në aktivitetet parazgjedhore në Leskoec. Ata më pas shkojnë derë më derë me kandidatin për kryetar të VMRO-DPMNE-së dhe i bindin qytetarët të votojnë për Bakarçiskin- edhe shqiptarët, turqit dhe romët. Më pas theks të veçantë vendos në bindjen e romëve, gjegjësisht siç thotë Protugjer, “te ciganët”.

Jepen edhe urdhra për aktivitete shtesë të policisë, të ndalohen vetura, të bëhen kontrolle, që LSDM të mos fitoj në zgjedhjet lokale.

Në dy bisedat e fundit nga kjo pjesë, dëgjojmë si Jankulloska, edhe pse konstaton që Protugjer i ka marrë, siç thotë, “vagabondët më të mëdhenj në MPB” asgjë nuk ndërmerr për ndalimin e dhunës së tyre në Ohër. Përkundrazi, pas thënies ” sulm i personit të autorizuar” fshihen dhunues të vërtetë nga kontrolli i brendshëm i MPB-së.

TA BURGOSIN ACON

Në fund janë dy biseda ku mund të vërehet tentimi i pushtetit që ta burgos ish kryetarin e komunës së Ohrit. Në bisedën e parë Janakieski kërkon të arrestohet Ace Petreski. Në bisedën e dytë dhe të fundit, Protugjer e pyet Jankulloskën nëse “do të ketë diçka” për Acen. Jankulloska thotë që ka por për atë duhet “pak kohë” për, siç thotë “të mos jetë pa lidhje puna”.

 

 Të gjithë “bombat” i gjeni këtu.

 

Konferencë për shtyp e Tomisllav Tuntev, kryetar i KK LSDM-Ohër dhe deputet, Ohër, 16.04.2015

 

 

Pas kësaj konference për shtyp, reagoi VMRO-DPMNE me një komunikatë, të cilën mund ta lexoni këtu.

 

 


Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit,projektit për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetarëve,i realizuar nga  Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci (BTD – The Balkan Trust for Democracy), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, NED-it dhe BTD-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *