Biseda të përgjuara – pjesa 20: Kryeministri punëson “të ledhatuarit”
Kuadrot e VMRO-DMNE përveç se vijnë lehtë tek vendet e punës, të cilët shpesh janë me paga të larta, rregullisht i keqpërdorin për qëllime partiake ose personale. Si në fakt partia “kujdeset” për njerëzit e vet, mësojmë nga kjo përmbledhje e bisedave të përgjuara. Shpesh herë që kjo të ndodh, patjetër “të fluturojnë të pa dëgjueshmit”.
Incizimet e kësaj përmbledhje bisedash edhe njëherë e gjuajnë kontrollin e krerëve të VMRO-DPMNE-së ndaj institucioneve të ndryshme të shtetit. Në bisedën e parë dëgjojmë çka Jankuloska dhe Martin Protugjer thonë për procedurën e, siç tha Zaev në konferencë për shtyp, Zhivko Popovit, babai i ministrit për punë të jashtme Nikolla Popov. Ai si drejtor i Agjencisë së Aviacionit Civil e ka nxjerr nga puna kryetarin e Sindikatës për shkak të mos dëgjueshmërisë. Jankulloska thotë nëse do të kishte vepruar më ndryshe, kontrollorët e fluturimit VMRO-DPMNE do t’i kishte në kontroll për shkak të atij njeriu.
Më pas dëgjojmë si fakultet duhet të mbushen me asistent “partiak”, ndërsa ata që janë të “LSDM-së” nuk do të mund të “kalojnë” konkurset. Problem janë të papërcaktuarit, por edhe për ata Jankulloska ka zgjidhje- do të kaloj një vit dhe nuk do të ju ripërtërihet kontrata.
PASTRIM I “KOMUNISTËVE”
Biseda e radhës është në mes Sasho Mijallkovit dhe Jankulloskës, nga ai dëgjojmë se VMRO-DPMNE është e vendosur të bëj pastrimin e “komunistëve”, edhe atë në fillim të mandatit, që më pas ” 4 vite të jenë rehat”. Pastaj dëgjojmë plan djallëzor për pastrim në MPB- në fillim të shpallet kërkesa për punësime të reja, që të pranohen njerëz sipas dëshirës së partisë, dhe të gjithë ata që e padisin MPB-në, të bëhen tepricë ” pa le të shkojnë le të punojnë në Pyjet e Maqedonisë dhe le të padisin…”, thotë Jankulloska. Ajo thotë që procedura e tillë do te jetë shembull për të tjerët. Ministres i pengojnë edhe ata që shprehin revolt kundër provimit për nëpunësit shtetëror, për këtë arsye do të ndërpriten vende pune “dhe le të çajnë kokën..”.
Vijojnë bisedat të cilat zbulojnë që për honorarët e majme të cilat u dedikohen personave nga partnerët e koalicionit, që në ELEM punët i rregullon Sasho Mijallkov, dhe se vendet “shtetërore” të punës plotësohen nëpërmjet komiteteve komunale të VMRO-DPMNE-së , por sipas urdhrit dhe seleksionimit të drejtpërdrejt të Nikolla Gruevskit, i cili nuk lejon as Goran Trajkovski nga DHP të vlerësoj cili mund të punësohet në DHP. Trajkovski do të merr urdhra, ndërsa Gruevski kërkon nga Jankulloska ta pastroj terrenin që urdhrat të shkojnë nëpërmjet tij dhe njerëzve të tij.
NËSE MUNDET, SHOFERI I PARTISË TË MOS PUNOJ
Ajo që dëgjojmë në vijim është biseda e Protugjerit dhe Jankulloskës në të cilën Protugjeri kërkon nga Jankulloska vend pune për një vozitës partiak i cili do të figuroj si i punësuar por mos të shkoj në punë. Jankulloska propozon që atë mund ta fusin në njësinë e vozitësve tek “ajo” dhe shton se shefi i njësisë së vozitësve në MPB-së është “i tyre”, “shoferi” do të mund pa problem të ndjek “punët e partisë”.
Vijon biseda në të cilën Gruevski dhe Jankulloska bisedojnë për pesë punësime partiake në spitalin Ushtarak para zgjedhjeve. Drejtori ka thënë se është problem, dhe se nëse i punëson ata të cilët janë të porositur, nuk mund të punësoj mjek specialist, dhe disa reparte nuk do të funksionojnë. Gruevski ka ardhur deri te vendimi: menjëherë të punësohen ( ata të partisë), ndërsa pas zgjedhjeve do të jepet menjëherë pëlqim për punësime për nevojat reale për mjek.Nga biseda tjetër merret vesh se në “agjencinë partiake për punësim” pos Jankulloskës është i kyçur edhe bashkëshorti i saj Vllatko, i punësuar në kabinetin e Gruevskit. Nga biseda kuptojmë që në Spitalin e Qytetit drejtori ka pranuar kur ka dashtë dhe se ” është nxjerr ” se ka pas leje nga kryeministri, dhe se patjetër ka qenë i detyruar t’i realizoj udhëzimet e dhëna nga VMRO-DPMNE. Tani vetë duhet të gjejë formën dhe mënyrën që t’i pranoj ata të listës partiake ose do të ndërrohet, dhe do të zgjidhet pasardhës i cili do të jetë i dëgjueshëm.
PASTRIM PARTIAK I MBP-SË
Pastaj dëgjojmë si Mijallkovi dhe Jankulloska merren vesh për punësime partiake në MPB, gjegjësisht brenda një viti të punësojnë më shumë njerëz në krahasim me ata që shkojnë në pension. Mijallkovi ankohet që në DSK shumë njerëz do të shkojnë në pension, dhe se operativa ju është dobësuar, ndërsa vëllimi i punës është zmadhuar për shkak të “këtyre krijesave”. Mijallkov thotë që atij në DSK do t’i duhen më së paku 100 punësime, situata është tragjike dhe Mijallkovi kërkon në mënyrë urgjente 20 deri 30 njerëz të punësohen, për shkak të “hapjes së 7 majit”, sipas tij, nuk mund të bëhet hapja pa asnjë njeri. Mijallkovi pranon se nga mungesa e njerëzve nuk mund të punohet as me kamera, as me punë të tjera- helikopter, teknik….”Që do të thotë katastrofë jemi, as njësi operative nuk kemi” thotë Mijallkovi.Jankulloska thotë se shumë para janë dhënë për pajisje dhe “nëse nuk ke njerëz, kot i ke pajisjet”.
Nga Zoran Stavrevski dëgjojmë çfarë dëmi kanë shkaktuar Mijallkovi dhe Gruevski me punësimet partiake- ai reagon ” I grumbullojmë”!, duke komentuar që edhe në biblioteka dhe muzetë… çdo kund ku i konvenon Gruevskit, patjetër duhet të kalojnë “të ledhatuarit” e tij.
KUADROT NË PROKURORI
Në dy bisedat vijuese dëgjojmë që me urdhër të Sasho Mijallkovit janë zgjedhur edhe prokuror publik, mes tyre edhe Gordana Geshgovska, e njohur për rastet kontestuese të A1,Global, Izgrev, Baçillo…., por edhe si zëvendësohen njerëz në Prokurori me prokurorë të tjerë, të partisë. Më pas dëgjojmë edhe për ish kryetarin e Këshillit Gjyqësor Branko Ushkovski. Që ai ka qenë njeri i cili “mezi ka kaluar në komitetet komunale të VMRO-DPMNE-së që të bëhet anëtar i Këshillit Gjyqësor”. Kjo është bërë me propozim të Risto Novaçevskit, kumbar i Nikolla Gruevskit, figurë kryesore nëpërmjet të cilit Gruevski vinë deri te parcelat në Vodno. Për Branko Ushkovskin, Veljanoski thotë se “ky njeri nuk ka lidhje me gjyqësorin”, ndërsa Jankulloska pranon ” Ne e vendosëm atje sepse është më i bukur”.
Të gjithë “bombat” i gjeni këtu.
Konferencë për shtyp nga Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së, Shkup, 14.04.2015
Pas kësaj konference për shtyp, reagoi VMRO-DPMNE me një komunikatë, të cilën mund ta lexoni këtu.
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari