Biseda të përgjuara– pjesa 19: Programi nuklear i Maqedonisë dhe punësimet partiake

 

 

Manastiri për qeverisjen qendrore dhe lokale ka qenë poligon për realizimin e interesave të ngushta partiake, punësimeve partiake, kurset zgjedhore dhe ballafaqimi me ato që mendojnë ndryshe. Më pas, masat që i kanë menduar aktorët kryesorë janë jashtë çdo kufiri të ndershmërisë. Mësojmë edhe se sa lartë “e vlerësojnë” funksionarët partiak dhe ministra kryetarin e komunës së Manastirit.

Biseda e parë, përndryshe për herë të parë e prezantuar në “bombën” e gjashtë, është në mes Gordana Jankulloskës dhe Zoran Stavreskit, ndërsa tema është “kopili nga Manastiri, Vlado Talevski”, i cili ka bërë një sërë problemesh dhe mashtrimesh me transportin e nxënësve…

Biseda e dytë është në mes njeriut të KK të VMRO-DPMNE-së në Manastir dhe Mile Janakieskit. Shefi lokal i partisë ankohet për uljen e rejtingut të Talevskit, madje deri në 13 % për dy muaj. Në bisedë Janakieski thekson që Taleski punon dobët, ndërsa Ilioski rikujton që ashtu ka qenë edhe në të kaluarën…

TALESKI KËRKON SHPËTIM NGA BASHKË PARTIAKËT 

Pastaj vijon përmbledhja e dytë e bisedave në mes Vladimir Taleskit dhe Vllatko Mijallkovit. Në bisedën e parë, Talensi lobon tek Vllatko Mijallkov që të eliminohen njerëzit e taborit të kundërt, duke aluduar në krye shefin e atëhershëm të NTSH Manastir, Kire Bozhinovski- Katanga. Thotë që ai tabor jo vetëm që merr para nga Vllatko Xhingo (drejtor i TEK Bitola) nga Sirijan Micevski (Cile), por merr para edhe nga këshilli i komunës së Manastirit… Dëgjojmë se vëllezërit “janë të fortë” në polici dhe doganë ndërsa Taleski ankohet se në Manastir nuk ka as “P” nga policia, që policia i paralajmëron të gjithë ato biznese për të cilat komuna dëshiron të bëj inspektime. Në bisedën e radhës bisedat vijojnë edhe më larg, dhe Talevski thotë që në të gjithë punët e fëlliqura në Manastir marrin pjesë pikërisht këta njerëz.

DO TA “BURGOSIN” BIZNESMENIN KOKËFORTË 

Vijon biseda në të cilën dëgjomë për Bllazho – “Mardi”, i cili me sa duket nuk do që të veproj sipas vullnetit të Taleskit – ndërsa ka guxuar edhe të kërkoj dëmshpërblim për eksproprijimin e tokës. Janakieski më pas tregon që për shkak të kësaj ai i ka telefonuar kryetarit të komunës- që të informohet si qëndrojnë punët- ndërsa më pas thotë ” përndryshe do të ja q.. nënën e di unë çka do t’i bëjmë. Do ta mbyllim”.

Në bisedën në vijim Taleski dhe drejtori Vllatko Çingovski, bisedojnë për mundësinë që njerëzit e njëjtë, banor të rrugës Goce Dellçev në fshatin Kravari të votojnë në rrugën e njëjtë në Manastir, kjo shqyrtohet para zgjedhjeve të vitit 2011, siç sqaroi deputeti Vasko Kovaçevski në konferencën për shtyp, ndërsa e njëjta gjë ka ndodhur edhe në zgjedhjet lokale të vitit 2009. Idenë e sjell Siljan (Miceski). Pikërisht ai në bisedën radhës premton fuqishëm që do t’i largoj të punësuarit e tij të cilët nuk janë “të sigurt për votim”. Çingoski i qetëson që nuk duhet të përjashtohen por të binden që të votojnë, ndërsa nëse nuk votojnë atëherë do të largohen. Miceski thotë se të gjithë, jo vetëm të diskuteshmit, do t’i bind….

PUNËSIMET PARTAKE DHE PROGRAMI NUKLEAR

Pastaj vijon biseda e Çingovskit me Martin Protugjerit. Ky i fundit paraqitet që të kërkoj që punësimet e parapara të jenë partiake, ngase 9 nuk kanë qenë të atilla, ndërsa drejtori i TEK sqaron që ata janë për programin nuklear, i cili duhet të mbahet në fshehtësi, ndërsa e gjithë kjo ndodh me dijeninë e kryeministrit dhe Peshevskit. Protugjeri kërkon së pari të realizohen punësimet partiake, ndërsa programin nuklear do të mendohet më tutje. Çingoski sqaron edhe për të punësuar të porositur nga Partia Socialiste, i cili vet e ka përcaktuar vendin e punës.

Biseda në vijim është e Jankulloskës dhe Kiril Bozhinovskin, sekretarin gjeneral të Qeverisë. Jankulloska reagon lidhur me nënkryetaren aktuale të LSDM-së, Frosina Tashevska Remenski, që është zgjedhur si prodekan në fakultetin për Siguri në Universitetin e Manastirit edhe pse e kritikon Ministrin e Punëve të Brendshme dhe VMRO-DPMNE-në, Bozhinovski në anën tjetër thotë që do t’i paraqitet rektorit Zhoglev që “ta korrigjoj këtë punë”. Jankulloska thotë që në vend të disa profesorëve të cilët kanë punuar mirë për partinë, zgjidhet kritikuese e ashpër, dhe për më tepër i jepet funksion i cili do ta vendos në marrëdhënie të posaçme me studentët.

LUSTRIMI ME POROSI PARTIAKE

Nga biseda e Jankulloskës me Gruevskin, kuptojmë që kryetari i Komisionit për Lustrim konkluzionin e ka “kurdis” me Martin Protugjerin përpara se t’i dorëzohet qeverisë, edhe në këtë rast ka dështuar puna, sepse është vonuar shumë.

Në bisedën në vijim Jankulloska bisedon me sekretaren e Gruevskit, me ç’rast kuptojmë që kryeministri i ka thirr lustruesit që të vijnë tek ai.

Dy bisedat e fundit nga përmbledhja e sotshme janë në mes të Antonio Milloshoskit dhe kryetarit të Komisionit për Lustrim, me çka dëgjojmë që njerëzit janë lustruar sipas porosive partiake. Milloshovski ka organizuar denoncim për lustrimin e një gjykatësi nga Kërçova. Kjo është pjesë e hakmarrjes së VMRO-DPMNE-së ngase gjykatësi i ka cenuar interesat lokale të partisë në Kërçovë, kështu Milloshovski kërkon në mënyrë të përshpejtuar që të shpallet si bashkëpunëtor i shërbimeve sekrete. Axhiev premton që kjo do të ndodh menjëherë…

 

Të gjithë bombat i gjeni  këtu.

Konferenca për shtyp e Vasko Kovaçevskit, kryetar i KK LSDM-së Manastir dhe deputet, Manastir, 08.04.2015

 

 

Pas kësaj konference për shtyp, reagoi VMRO-DPMNE me një komunikatë, të cilën mund ta lexoni këtu.

 

 


Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit,projektit për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetarëve,i realizuar nga  Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci (BTD – The Balkan Trust for Democracy), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, NED-it dhe BTD-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *