Biseda të përgjuara – pjesa 18: Indian në parlament

 

 

Liderët e VMRO-DMNE-së dhe BDI-së kanë bërë pazar për ligjet për amnesti për rastet e Hagës, për përdorimin e gjuhës shqipe dhe flamurit shqiptarë, por me motive të fshehura që të rregullohet “situata” që të dalin edhe të pafajshëm edhe të gatshëm për bashkëpunim. Nga “marrëveshjet” janë të kënaqur madje edhe ministrat më të afërt të Gruevskit. Në këtë përmbledhje bisedash dëgjojmë që një pjesë tjetër e VMRO-DMNE-së nuk kanë qenë të kënaqur për këtë marrëveshje, dëgjojmë edhe vështirësitë që i ka pasur Gruevski për ta “shty” qëllimin e tij, madje është dashur ti thirr ministrat në komisionet parlamentare, që ti ndihmojnë që ta kaloj marrëveshjen. Dëgjojmë edhe për “Indianë”…

 

Kjo përmbledhje e bisedave të përgjuara i është dedikuar negociatave me dyer të mbyllura të VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së dhe implementim të marrëveshjes – në Parlament.Në bisedën e parë Nikolla Gruevski në mbrëmje e ka informuar Silvana Bonevën se me Ali Ahmetin është marrë vesh ( siç tha Zaevi në konferencën për shtyp, për amnestimin e rasteve të Hagës, janë marrë vesh për përdorimin e gjuhës shqipe dhe për flamurin shqiptar) dhe se të nesërmen të fillon procedura në parlament. Gruevski thotë “zgjedhja ime” që të kryhet menjëherë, të mos pritet shtatori-tetori, gjegjësisht, siç thotë ai ” atë që e kemi marrë negativisht ta shtymë tani”, gjegjësisht procedura të filloj menjëherë në Komisionin juridik- ligjdhënës të Kuvendit.

Në bisedën e dytë Boneva e lajmëron që për rastet e Hagës, Trajko Veljanovski duhet patjetër të kërkoj mendim nga Qeveria, ndërsa Gruevski thotë që mendimi do jetë “as po, as jo”, por “të duket se po bëjmë diçka”. Boneva thotë që do të sulmojnë gazetarët, ndërsa Gruevski paralajmëron “është mirë që tanët të mos nguten me deklarata deri sa nuk marrin udhëzime se si ta udhëheqin çështjen”. Thotë se edhe mediumet me të cilat “kanë bashkëpunim” do të ju rekomandojmë se cilat pjesë t’i publikojnë, “ato pjesët në të cilat ne kemi fituar”.

MINISTRAT IKIN NGA “KURTHI”

Me “marrëveshjen” janë të pakënaqur Gordana Jankulloska dhe Zoran Stavreski, siç mund të dëgjojmë nga biseda në vijim, me ç’rast ajo thotë se “më shumë se ç’duhej ju lëshuam”.

Vijon biseda e Jankulloskës me Trajko Veljanoskit, me ç’rast kuptojmë se ish ministri i drejtësisë Mihajllo Maneski nuk ka dash të jap mendim pozitiv, ndërsa Jankulloska e ka përgatitur interpretimin autentik, dhe kërkon që shërbimet e kuvendit ta përmirësojnë përpara se të ju dorëzohet deputetëve për ta nënshkruar.

Zëvendësja në Ministrin e Drejtësisë Biljana Brishkovska- Boshkovska, i thotë Jankulloskës se ajo që është dhënë si mendim nuk ka fare lidhje me ligjin për amnesti, dhe se rastet gjykatat do t’i ja kthejnë prokurorit, ndërsa ai do të jetë i detyruar të ja kthej Hagës… Ajo thotë se rekomandimet e Komitetit të Kombeve të Bashkuara për Torturë e përjashtojnë amnestinë. Jankulloska kërkon që të shkruhet diçka e pakuptueshme si mendim i Qeverisë, sa për sy e faqe të ketë një tekst… ” dhe aj me shëndet!”.

Se sa është kjo punë e ngatërruar, kuptojmë nga biseda e Gordana Jnakulloskës dhe Kiril Bozhinoskit, sekretar gjeneral i qeverisë. Askush nuk dëshiron që ta nënshkruaj mendimin, por patjetër “të shkoj” nga Qeveria.

PUNËT NGATËRROHEN, INDIANËT NË FUSHË BETEJË…

Në bisedën më pas Bishkovska e lajmëron Jankulloskën që mendimi i Drejtësisë do të jetë me vërejtje deri te deputetët që t’i kenë parasysh rekomandimet e Komitetit për torturë. Jankulloska konstaton që problemi është që përveç Manevskit, edhe një “tjetër” i tyre patjetër duhet të nënshkruaj, kështu që dy njerëz i nënshtrohen rrezikut të goditen dhe kritikohen…

Pastaj bisedojnë Jankulloska dhe Veljanoski,dhe dëgjojmë që për ata edhe deputetët maqedonas edhe ato shqiptar janë indian. Jankulloska thotë që e ka vështirë që po  “u jepet” diçka që ajo nuk dëshiron që të ju jap (shqiptarëve), a në anën tjetër, pikërisht për këtë u është eksponuar kritikave dhe e kritikojnë. Jankulloska zbardh që e ka dërguar “Martin” që t’i “përpunoj deputetët e tyre”.

MLLEFI I STAVREVSKIT DHE JANKULLOSKËS

Pastaj mund të dëgjojmë nga dy bisedat e radhës si Stavrevski dhe Jankulloska nuk duan të jenë “të manipuluar” dhe dëshirojnë që t’i ikin votimit, ndërsa Gruevski bën presion qëministrat- deputetët të shkojnë në Parlament që të sigurohet shumica për kalimin e Ligjit. Nga biseda dëgjojmë që “Igori , nga ministria ime” Stavrevskit i ka thënë që përveç “rrjetit të familjes”, “rrjet” të re në vend po bën Vladimir Peshevski, ndërsa Jankulloska pajtohet se është ashtu.Shfaqin nervozizëm për shkak  të Peshevskit, gjegjësisht se ai është zgjedhur ministër, me ç’rast Stavrevski thotë që tek ai ka djem të “artë” që punojnë si gomar, por ata askush nuk i merr parasysh për t’i avancuar për shkak se janë nga ministria e tij. “Bëjnë rrjete, ndërsa njerëzit vdesin nga puna tek unë”. Pesë vite e mbaj barrën. Të gjithë ekonominë e Maqedonisë e mbaj mbi shpinë thotë Stavrevski, dhe se nervozohet pse askush nuk e pyet për kuadrot e tij dhe shton se nuk do të shkoj në Kuvend të votoj.”Le të vrapojnë ata që….. mbahen si dikush….”, thotë Stavrevski.

MINISTRA ME NGA DY “VENDE PUNE”

Të dy bashkëbiseduesit konstatojnë që puna ka vajtur deri atje sa që  nuk mund të sigurohen deputetët, po patjetër duhet të thirren ministrat për ta votuar ligjin. Në fund dëgjojmë se Pesheski nuk do të vijë, për shkak se sigurisht është në plazh në Greqi, ndërsa Jankulloska thotë “Shefi njësoj”. Pastaj e dëgjojmë bisedën në të cilën Gruevski e urdhëron sekretaren e tij që urgjentisht t’i urdhëroj deputetët dhe ministrat- deputetët, të paraqiten në seancë, për shkak se nuk ka shumicë.

Në bisedat e fundit të paraqitura në këtë përmbledhje, shihet shqetësimi dhe këmbëngulja që njerëzit të vinë në seancë që të votojnë. Jankulloska përsëri nervozohet: “Rrahja është rrahje dhe të shtypësh ose mos e shtypësh butonin, përsëri kritika është aty, për të gjithë është e njëjta, e din…” Stavrevski është nervoz që i kërkojnë që të shkoj, ndërsa “të tjerët nuk do të jenë atje”..

 

 

 Të gjithë “bombat” i gjeni këtu.

Konferencë për shtyp nga Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së, Shkup,06.04.2015

 

 

Pas kësaj konference për shtyp, reagoi VMRO-DPMNE me një komunikatë, të cilën mund ta lexoni këtu.

 

 


Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit,projektit për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetarëve,i realizuar nga  Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci (BTD – The Balkan Trust for Democracy), iniciativë e cila përkrah demokracinë. Qeverisjen e mirë dhe integrimin euro-atlantik më Evropën Jug-Lindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, NED dhe BTD.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *