Biseda të përgjuara – pjesa 17: Muhabete Prilepi

 

 

Kryetari i komunës së Prilepit qytetarët e Prilepit i quan “special”, mundohet të “fryj” incident që ta nxij opozitën, lëshon të punësuar dhe punëson me urdhër nga “lartë”, nëpërmjet inspekcioneve llogariten objektet hotelierike dhe kompani të cilat nuk e përkrahin VMRO-DMNE, ndërsa për zgjedhje “Prilepi do të votoj edhe do të kërcej”, dëgjojmë në këto përmbledhje bisedash.

 

Kjo përmbledhje e bisedave të përgjuara i kushtohet Prilepit. Biseda e parë është mes ministrit të atëhershëm të transportit dhe lidhjeve Mile Janakieski dhe kryetarit të komunës së Prilepit, Majran Risteskit. Ai i ankohet Janakieskit që i ka rënë rejtingu në Prilep, edhe pse kanë bërë rrugë të re. Për prilepasit thotë se janë “special” dhe që duhet “diçka tjetër” të bëhet në qytet, dhe jo rrugë.

KRYETARI I KOMUNËS “DIRIGJON” INCIDENT

Biseda e radhës është mes Risteskit dhe ministres Jankulloska, me ç’rast ai i paraqet ministres një incident në Prilep, duke i thënë që anëtar të LSDM-së kanë rrahur një anëtar të VMRO-DPMNE-së të cilët me veturë janë futur në një grup që ka protestuar, por thotë që qëllimi nuk ka qenë të bëjnë probleme. por kanë qenë dukë shkuar në spital… Më pas, sipas kryetarit të Prilepit, në një lokacion tjetër aktivist të LSDM-së janë futur në shtabin e VMRO-DPMNE-së dhe janë kërcënuar dhe kanë fyer, ndërsa Risteski është i irrituar pasi policia ka qëndruar anësh dhe nuk ka reaguar, me ç’ratë ministrja i tregon që të tilla janë kompetencat e policisë. Në bisedën e dytë, Jankulloska i tregon kryetarit të komunës së Prilepit që ka kontrolluar dhe nuk është paraqitur asnjë rrahje, përveç dhunës verbale, për incidentin me veturën. Risteski thotë që ai ka marr informacione tjera, që fëmija është goditur…

Biseda në vijim është në mes Jankullovskës dhe Stavrevskit, me ç’rast përmendet edhe “denoncimi” nga Risteski. Staverski fillimisht ankohet se disiplina ka rënë, duke shtuar se Marian Ristevski është vonuar 20 minuta në mbledhje. Ndërhynë Jankulloska.e cila thotë që Risteskit është bërë shumë kërnaz, pasi ka denoncuar kinse anëtar të VMRO-DPMNE-së janë rrahur nga anëtar të LSDM-së, ndërsa ajo ka vërtetuar që nuk ka asnjë lloj denoncimi për dhunë dhe që incidenti ka qenë vetëm një qortim, ndërsa ato të VMRO-DPMNE-së kanë qenë të dehur… Stavreski shton që Risteski është tip krejtësisht i paqëndrueshëm…

GODITJE DHE “URIME”

Vijon biseda mes Janakieskit dhe Risteskit, me ç’rast ministri kërkon nga kryetari komunës së Prilepit që katër të punësuarve në komunën e Prilepit të ju “përgëzoj” dhe të shpall konkurs për punësime të reja në komunë siç thotë “të Vmro-së”.

Në dy bisedat në vazhdim dëgjojmë si Janakieski kërkon nga Risteski listën e kompanive të njerëzve të LSDM-së, mes tyre edhe kompani në pronësi të Hari Llokovenecit, atëherë kandidat për kryetar të komunës së Prilepit.

Në bisedën në vijim dëgjojë përgatitjen e planeve për “goditje”, gjegjësisht inspektime, dënime dhe mbylljen e objekteve hotelierike. Bëhet radhitje cili objekt dhe kur duhet të “goditet”, ndërsa më pas manifestohet neveri ndaj disa hotelierëve për shkak se “janë të mirë me të gjithë”, në vend që të shprehin besim të plot vetëm ndaj VMRO-DPMNE-së; nga se disa “janë gëzuar për…”.

Vijon biseda në të cilën Janakieski tregon se çfarë “goditjesh” ka bërë, përndryshe e emetuar edhe në konferencën e shtatë për shtyp. Në Prilep ” ja ç… nënën”,ndërsa të njëjtën e ka bërë edhe në Kavadarc, Negotinë, Strumicë, Rosoman. Biseda më pas është mes kryetarit të komunës së Prilepit me Dejanin e Pelisterkës, i cili i ofron një listë të tërë të “kurtonëve” që kanë qenë kundër kryetarit të komunës, dhe kërkon hakmarrje për të gjithë. Risteski thotë që do të bëj një gjë të tillë. Pastaj Dejani tregon që mbetet të përpunohet Qendra, ndërsa Ristevski thotë që ajo është më e rëndësishme nga të gjithë tjerat.

MINISTRAT SI “MENTORË”

Në bisedën në vijim Zoran Stavrevski i thotë kryetarit të komunës së Prilepit që nuk guxon të manifestoj dobësi, Ristevski përsëri thotë se në Prilep, ja kam ç…,”, ka rrënuar veranda të objekteve hotelierike, për ditën e nesërme planifikon goditje të re. Stavrevski e nxit edhe më tej. Më pas bisedojnë për vendosjen e udhëheqësve të tyre, inspektorëve, ndërsa “komunistët” të shporren. Stavrevski kërkon që t’i dorëzohet lista e kompanive të cilat nuk janë për VMRO-DPMNE-në. Risteski thotë që ato duhet të “shkelen në fyt”.

Në bisedën e radhës, mes Janakieskit dhe Risteskit, ato flasin për murgët nga manastiri Shën Jovan Bigorski, Janakieski shfaq urreje të madhe ndaj murgut i cili “pengon” ngase ka qenë mik i Hari Llokvenecit… Dëgjojmë si Janakieski është ngopur nga suksesi që ka arritur të dënoj kompaninë pronë e Llokvenecit me vlerë prej 11 mijë eurosh, nga se, siç thotë, ka pas punëtorë të paparaqitur. Pastaj përgatitin “çorbë” për “Donia”, nga se pronarja i ka bindur të punësuarit të shkojnë në mitingun e LSDM-së, ndërsa për “Konfi Angel” thotë e ka pasur punëtor të paparaqitur.

GRUEVSKI NUK E KA NDERUAR STAVREVSKIN

Më pas në dy biseda dëgjojmë si Janakieski i shpjegon Martin Risteskit masatë që duhet të ndërmerren për ndrinin e njeriut të parë të FFM-së asokohe, gjithashtu nga Prilepi; por edhe si Jankulloska dhe Stavrevski e vlerësojnë Risteskin. Jankulloska thotë që MPB i ka ndihmuar shumë Risteskit për organizim të Birë Festit, ndërsa Stavrevski është nevrikosur me Risteskin sepse është mendjemadh dhe nuk e ka nderuar në festival, thotë se do që ta mbyll Birë festin. Thotë që në cilindo sportel të shkoj ” në duar do ta mbajnë”…

Në dy bisedat e fundit së pari dëgjojmë si Risteski i thotë Janakieskit se “Prilepi do të votoj dhe nuk ka çka të bëj”, ndërsa më pas, në bisedën e fundit, në mes Gordana Jankullovskës dhe Martin Protugjerit, përndryshe e emituar në konferencën e tretë për shtyp, Protugjer  e paralajmëron Jankulloskën që nga Prilepi janë nisur pesë autobus, në organizim të “komunistëve”, për “protestë për Luben” në Shkup, dhe kërkon që autobusët të dërgohen në kontroll teknik, që të pengohet udhëtimi, ndërsa Jankulloska thotë që të mos shqetësohet nga se “ata” do t’i “rregullojnë”.

 

 Të gjithë “bombat” i gjeni këtu.

Konferencë për shtyp e Sasho Veleskit, kryetar i KK LSDM-Prilep, Prilep,04.04.2015

 

 

Pas kësaj konference për shtyp, reagoi VMRO-DPMNE me një komunikatë, të cilën mund ta lexoni këtu.

 


Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit,projektit për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetarëve,i realizuar nga  Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci (BTD – The Balkan Trust for Democracy), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, NED-it dhe BTD-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *